SHBA-ja nuk do të jetë shtet laik, Trump: Një komb që të jetë i madh, duhet të ketë fe dhe Zot
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vënë në dukje rëndësinë e fesë në jetën shoqërore dh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vënë në dukje rëndësinë e fesë në jetën shoqërore dh...
Është koha që bashkë me Edi Ramën të japin dorëheqjen edhe drejtuesit e administratës së tij dhe të mbajnë...
Nga Ola Xama Që instalacioni i vendosur në ndërtesën e Kryeministrisë është kopshti privat i Edi Ramës nuk ka asnjë...
Prej disa ditësh, opinioni publik është përballur me skandalin e tharjes së vaskave në Banjat Termale të Bënjës, ...
Nga Kristiana Filip Po sikur historia mos lëvizë në vijë të drejtë (kohë lineare), por në cikle (kohë spirale)?&...
Disa kontrolle të befasishme tek ish-zyrtarë të hipotekës së Vlorës dhe zyrat e këtij institucioni janë kryer të pr...
Të mërkurën në mbrëmje, pas një shiu të rrëmbyeshëm që zgjati disa orë, Sidorela Vatnikaj zbret nga pod...
Një sherr shpërtheu në një hotel në Spanjë kur turistët u grindën për një shezlong, duke plagosur rënd&eu...
Pamje shkatërrimi masiv vijojnë të vijnë nga Venezuela, e goditur nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ball&eu...
Një reagim i papritur përfshiu Shqipërinë. Një projekt që deri dje paraqitej si mundësi për zhvillim, turizëm lukso...

Nga Kristiana Filip
Po sikur historia mos lëvizë në vijë të drejtë (kohë lineare), por në cikle (kohë spirale)?
Kjo ishte pyetja që shtyu dy historianë amerikanë William Strauss dhe Neil Howe të hulumtonin për dekada modelet e brezave dhe të ngjarjeve historike. Në vitin 1997 ata botuan librin “The Fourth Turning” (“Kthesa e Katërt”) një vepër që sugjeron se shoqëritë kalojnë vazhdimisht nëpër katër stinë historike, ku çdo krizë e madhe nuk shënon fundin e një epoke, por lindjen e tjetrës. Autorët argumentojnë se shoqëritë nuk zhvillohen në mënyrë lineare, por kalojnë nëpër cikle të përsëritura prej afërsisht 80–100 vitesh, të ndara në katër faza: ngritje, zgjim, shpërbërje dhe krizë. Sipas tyre, çdo brez formohet nga klima sociale e kohës së vet dhe më pas bëhet vetë forca që formëson epokën pasuese.
Faza e katërt, ose “Fourth Turning”, është periudha më intensive e ciklit: një kohë krizash të mëdha politike, ekonomike apo shoqërore që sfidojnë institucionet ekzistuese dhe detyrojnë një shoqëri të rindërtojë themelet e saj. Autorët e krahasojnë këtë periudhë me momente historike si Revolucioni Amerikan, Lufta Civile Amerikane apo kombinimi i Depresionit të Madh me Luftën e Dytë Botërore. Mesazhi kryesor i librit është se krizat nuk janë thjesht periudha shkatërrimi, por edhe momente transformimi kolektiv, ku lindin struktura të reja, vlera të reja dhe një drejtim i ri për brezat që vijnë.
Kur jam njohur fillimisht me këtë analizë përfundimi më interesant më është dukur kohëzgjatja rreth 80 vjeçare e cikleve. Si studiuese e kohës me kalendare rreth Diellit, por jo vetëm të Diellit, menjëherë kam menduar për faktin që është një trup qiellor i cili ka një cikël 84 vjeçar. Ky trup qiellor është planeti me emrin Uranus (unë do ti referohem si Uran). Urani u zbulua më 13 mars 1781 nga astronomi britanik William Herschel, duke vëzhguar qiellin nga kopshti i tij në Bath të Anglisë. Fillimisht ai mendoi se kishte gjetur një kometë, por pas muajsh gjurmimi nga astronomë të tjerë, u konfirmua si planet, i pari i zbuluar ndonjëherë me teleskop dhe i pari objekt i ri qiellor i shtuar në sistemin diellor që nga antikiteti. Të gjithë planetët e tjerë, nga Mërkuri te Saturni, ishin njohur prej mijëra vjetësh dhe ishin të dukshëm me sy të lirë.
Zbulimi ndodhi në një moment të jashtëzakonshëm historik: Revolucioni Amerikan ishte ende në zhvillim, Revolucioni Francez ishte vetëm tetë vite larg, dhe Iluminizmi evropian kishte arritur kulmin. Në këtë epokë të arsyes dhe eksplorimit, zbulimi i Uranit pati një rëndësi të thellë simbolike – ai theu supozimin e lashtë se kufiri i sistemit diellor ishte i njohur dhe i fiksuar. Befas, universi dukej shumë më i madh dhe më i panjohur. Ishte një zbulim që mishëronte shpirtin e kohës së tij: rendin e vjetër që i linte vendin diçkaje krejtësisht të re. Për të mos e tepruar me histori, mund të pranojmë së kjo nuk ngjan rastësore.
Emërtimi i planetit u frymëzua nga tradita e emërtimeve sipas perëndive të mitologjive greko-romake. Uranus i referohet hyjnisë së lashtë të qiellit. Në kozmogoninë antike, Urani ishte një nga perënditë e para – personifikimi i vetë qiellit të pafund, i cili mbulontë tokën si një kupolë e madhe qiellore (etimologjikisht ngjashmëria me fjalën ‘ura’ (harku mes të vjetrës dhe të resë) shqip është interesante :)). Lidhja e këtij emri – të propozuar nga astronomi gjerman Johann Bode – me planetin nuk ishte e rastësishme. Saturni (Kronos) ishte babai i Zeusit (Jupiterit), ndërsa Urani ishte babai i Saturnit, kështu që logjikisht planeti më i largët i zbuluar duhej të mbante emrin e hyjnisë më të lashtë dhe më të lartë në atë zinxhir gjenealogjik. Ky zgjedhje simbolike ishte inteligjente: ashtu si hyjnia Urani përfaqësonte skajin e pafund të qiellit në mitologji, edhe planeti Uranus qëndronte në skajin e njohur të sistemit diellor – një kufi midis të njohurës dhe të panjohurës.
Me këtë kontekst astronomik, historik, mitologjik dhe simbolik në mendje, i rikthehemi tani analizës interesante nga një këndvështrim që i bën bashkë të gjitha dhe nuk njeh ‘rastësitë’, por vëzhgon dhe studion dizajnin inteligjent hyjnor në kohë dhe hapsirë duke i dhënë atij kuptim shumë dimensional.
Shkenca-art e harruar (por që po rikujtohet si duhet) ku analizohen ciklet në kohë edhe hapësirë është famëkeqja astrologji. Në botën astrologjike – ku kozmosi flet dhe njihet parimi si lart-poshtë, dhe poshtë-lart, si brenda-jashtë,dhei jashtë-brenda – planetit të Uranit i jepen cilësi të së ndriçuesit, shkëndijës së zgjimit, të papriturës, rebelimit, kërkesës për çlirim dhe nxitjes së revolucioneve (jo rastësisht edhe patur parasysh kontekstin kur ky trup qiellor ka hyrë në vetëdijen njerëzore). Kur ndjekim ato që do quhen aktivizime uraniane (pra kur Urani pozicionohet në një pikë të caktuar në 360 gradëshin qiellor, që në astrologji e ndajmë në 12 të barabarta që njihen si Rrota e Zodiakut), dëshmohen ndodhi të natyrës rebeluese, revolucionare, shkundëse dhe çliruese. Personalisht i quaj tërmete, për kuptim të lehtësuar simbolik, apo bëj paralelizmin me Prometeun si arkitip i mirë mishërues i cilësive uraniane.
Në vazhdim do të përpiqem tu çoj në një spirale kohe Uraniane…
(Për të bërë një analizë të mirëfilltë astrologjike, do më duhej të përdorja harta të qiellit, por për hatër të lënit të këtij artikulli në nivel laik (jo teknik), do të jap vetëm vitet kur vrojtohen këto aktivizime për të bërë një analizë bazike historike. )
Pse kjo analizë tani?
Në Rrotën ë Zodiakut, grada e 61 e qiellit, korrespondon me fillimin e shenjës së Binjakëve sipas ndarjes tropikale e cila konsideron si pikë 0 atë të Ekuinoksit Pranveror nga këndvështrim i hemisferës veriore (përkatësisht fillimi shenjës së Dashit – mbaje mend këtë se do e flasim te shkrimi i rradhës). Urani (prezumoj që tani e njohim pakëz) u pozicionua, pas 84 vitesh, në këtë gradë të qiellit vjet më 7 Korrik dhe bëri një qëndrim të shkurtër deri në fillim Nëntori (Të kujton gjë vera 2025? Hint: Ka pasur pankarta Nepali në sheshin para KM këto ditë! Protestuesit e kujtojnë.). Urani u rikthye në gradën e 61 të qiellit më 26 Prill, ku nis një rrugëtim 7 vjeçar përmes asaj pjese të kupolës qiellore që e emërtojmë si Binjakët.
Kuptimi simbolik i Binjakëve thjesht do jenë si na tregon vetë emërtimi – cilësitë që manifestohen janë ato të dualitetit. Një vëlla dhe tjetri. Kur kemi një trup qiellor që pozicionohet në këtë pjesë të qiellit, kjo cilësi shpalosen shpesh përmes ndasisë në dimensione të ndryshme, së jashtmi dhe së brendshmi, duke na ofruar perspektiva alternative, këndveshtrime të kundërta, pozicione polare, ndasi mendimi dhe qëndrimi. Unë shpesh me shaka i quaj cilësitë: edhe çokollatë, edhe akullore. Pra, vendosen në lojë opsione (të paktën dy) dhe krijohet nevoja/detyra për balancim/negocim/sinergji ndërmjet tyre.
Për kolektiven njerëzore, kjo do të jetë një detyrë shtëpie në këto 7 vite në vazhdim, por kjo detyrë është më relevante dhe personale për disa sesa të tjerët. Një prej tyre (dhe shumë mirë i analizuar) është kombi amerikan me ekstremet e thella sociale dhe politike që ai tani ka, por edhe sepse e ka në gjenezën e tij këtë konfigurim – pra i përsëritet. Por si të ishte ‘e shkruar në yje’ edhe Shqipëria jonë, do të përballet me të njëjten detyrë shtepie.

Nëse shohim një fotografim të qiellit në ditën kur Shqipëria ka ditëlindjen e saj si shtet i pavarur sovran që ka vazhdimësi deri sot, pra të 28 nëntorit 1912, vërejmë se ka një trup qiellor të rëndësishëm në gradën e 61 të qiellit apo 0 të Binjakëve – Saturni (harta më sipër). Pa i mbetur hatri, do ti jap më pak hapësirë analize Saturnit sesa babait të tij Uran, duke thënë se si kufiri i sistemit diellor për mijëra vite ky planet asociohet me limitimet, barrierat, strukturat, dhe simbolikisht ato që i zbatojnë ato – institucionet qeveritare.
Më 29 Prill 2026, Urani (tërmeti shkundës) u pozicionua fiks mbi Saturnin (qeverinë) shqiptare. Ky ishte një fillm i ri – një cikël i ri mes këtyre dy aktorëve kozmikë në vetëdijen kolektive, i portretizuar në dimensionin tonë me parullën “Shqipëri e Re”. Një kërkesë apo detyrë shtëpie që babai i rebelimit dhe çlirimit kërkoi kundrejt birit të tij të ndryshkur brenda limiteve të veta autokrate. (Një bir që njihet për ngrënien e fëmijëve të tij, për të ruajtur pushtetin e vetë – me që ra fjala.)
Më 30 Maj, një aktivizim i fortë ishte padyshim Hëna e plotë në Shigjetar (që qëndron 180 gradë përballë Uranit), praktikisht mbi Diellin e hartës shqiptare, i cili simbolikisht do të përfaqësonte Kryeministrin. Ishte ajo që hodhi dritë dhe solli në vetëdijen kolektive (aktivizoi algoritmin) – siç bëjnë zakonisht hënat e plota – marrëveshjet dhe projektet deri atëhere të fshehta të qeverisë. Në pak javë, shumë prej nesh e gjetëm veten duke nënshkruar një peticion digjital për të mbrojtur Zvërnecin, pastaj kemi dalë në sheshin para Kryeministrisë, dhe pjesa tjetër tashmë është (do të jetë) histori e shkruar bukur me flamingo, flamuj dhe qindra-mijëra shqiptarë në sheshin e kryeqytetit të tyre, por dhe dhjetra qytetesh të tjera në Shqipëri dhe në botë. Kjo protestë masive na ka surprizuar të gjithë (patjetër edhe mua që e prisja dhe isha që te protesta përballë Ministrisë së Mjedisit më 26 Maj, ku nuk numëroheshim ndoshta as 50 persona dhe të çahej zemra).
Urani sapo ka nisur “punë” me Diellin (kreun e shtetit shqiptar) – por kjo është një analizë dhe mister tjetër, që do e shpalosë koha në vitet (po, në shumës) në vazhdim. Sigurisht mund të analizonim edhe hartën e vetë Kryeministrit aktual për perspektivë, por për etikë profesionale unë nuk lexoj harta të individëve pa pëlqim, prandaj zgjedh mos të bëj përjashtim edhe për të.
Simbolikisht, Binjakët, ku po ndodh ky aktivizim, shfaqen fort në protestë, jo vetëm në ndasinë/dualitetin “protestues” vs “Kryeministri me patronazhistë”, por edhe nga gjithë natyra disburse/e shpërndarë në disa qytete e protestave, fortësisë së fjalës/mesazhit në pankarta (komunikimi lidhet me Mërkurin – drejtues i Binjakëve), dhe e preferuara ime flamingot si simbol (shpendët, si gjallesa fluturuese,të ajrit – simbolika e shkëmbimit Mërkurain/ Binjak përsëri). Revolucioni (Urani) i Flamingove (Binjakët) është emërtim i shkruar në yje!
Shumë u gjetën të surprizuar nga Revolucioni i Flamingove. Personalisht u gjeta më tepër e mrekulluar, sesa e surprizuar. Astrologjia më ka dhënë prej disa vitesh perpsektivën se një çlirim do të ndodhte, por ajo mbetet gjuhë simbolike dhe mënyra si jetohet dhe shpaloset simboli mbetet një mister, i limituar vetëm nga imagjinata njerëzore. (Unë e them në çdo klasë dhe konsultim se harta dhe terreni nuk janë e njëjta gjë. Pozicionet e yjeve janë harta, zotat – simbole, ndërsa ne jemi terreni përmes të cilëve hyjnorja vepron). Një protestë e kësaj përmase nga një popull që dukej se kishte hequr dorë ndaj llogari-marrjes qeveritare, ishte një manifestim epik, edhe për disa prej nesh që e prisnim atë.
Ftesa për reflektim
Nëse bëjmë një rikthim në spiralen kohore, 84 vite kur Urani ishte në të njëjtin pozicion në qiell, do të mbërijmë në vitet 1941-43, kur të përfshirë në dinamikat e Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët krijuan Lëvizjen Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe Ballin Kombëtar (Binjakë?). Një moment kur Shqipëria kaloi nga rezistenca e shpërndarë dhe spontane në një luftë të organizuar, por njëkohësisht edhe koha kur u krijua ndasi ideologjike dhe u hodhën themelet e luftës civile të pasuar me diktaturën komuniste që do të sundonte vendin për gjysmë shekulli.
Po të dëgjojmë thirrjet dhe lexojmë pankartat në sheshin e protestës, pranohet se diktatura operon ende. A ka ardhur ky tërmet Uranian si një moment krisjeje që na vendos në kushtet e viteve 1940 – organizim i popullit në dy lëvizje paralele, ku fiton njëra dhe dikton pushtetin? Çfarë mund të mësojmë nga historia për ta bërë ndryshe apo më mirë? Këto janë pyetje serioze që duhet të na vendosin në reflektim kolektiv.
Mbase kjo është kthesa e rradhës e Shqipërisë, si ato që Strauss dhe Howe masin me ciklet në librin historik të tyre. Ndërkohë, gjuha astrologjike, me më tepër saktësi dhe personalizim, ka shumë më shumë për të thënë, me dhe përtej cikleve 80 vjeçare. Koha si spirale na çon njëherazi te 1444 e Lidhjes së Lezhës, 1878 e Lidhjes së Prizrenit, 1989-’90 e Lëvizjes Studentore, 1996-’98 e Luftës së Kosovës dhe piramidave. Për këto, shihemi në artikullin e rradhës. Për lehtësi kuptimi, mund të rikujtosh pak mitologjinë antike greko-romake, të tjerat do të bëj më të mirën ti përkthej unë.
Po të lë, siç pëlqej ta bëj zakonisht, me një këngë…
Ky revolucion me gjithë kreativitetin e shpalosur ka krijuar shumë art, përfshi thirrje muzikore dhe këngë (me dhurata që nga amerika latine), por muaj më parë unë e ‘taksa’ një këngë për këto energji: Pranë Finishit nga Eugent Bushpepa, me tekst nga Zhaku dhe Orges Toçe – dhe i qëndroj asaj si himn i kohës që po jetojmë.
Yjet në këtë natë, sonte po ndricojnë më gjatë. Ndizen si me një magji, një dëshirë, një energji.
… për një ndienjë që të rrëmben, sepse koha pas nuk kthen. Ti vrapo!
Dhe kur zjarri i kohës bosh, të ka djegur s’ecën dot – gjej pak forcë të ngrihesh prapë, të vazhdosh të ecësh! Lodhjen mos e ndiej. Pranë finishit atje tej, tempuj drite do të gjesh!
Tempuj drite u bëfshim dhe gjetshim!
Harta e Shqipërisë (28/11/1912) aktivizuar më 29/04/2026
(ilustrimii datës për hatër të perfeksionimit ekzakt të Uranit mbi Saturnin, por efekti (orb) i influencës shtrihet përtej datës – para dhe pas në kohë)
Simbolet: ♅ – Urani; ♄ – Saturni; (apo numri romak II) – Binjakët
Marsi e ‘ndez’ këtë pikë revolucioni (sidomos) në datat 28 Qershor – 5 Korrik. Këto data mund ti japin formë, qartësi apo drejtim më konkret Revolucionit të Flamingove.
Shënime:
Referencat kohore para krijimit të Shqipërisë së pavarur (28 nëntorit 1912), lidhen vetëm me aktivizime përsëritëse në qiell, pa patur një hartë kombëtare për ta referuar dhe personalizuar. Evitoj zbritjen në spirale çdo 84 vite dhe analizën për to për shkak të limiteve në njohuri historike. Për vitin 1859 -’71 ngjan se tematika e konsolidimit dhe forcimit të disa (binjakë) njësive vendase (pashallëqe) brenda kontekstit të një perandorie që dobësohet – duket se aplikohet. Vitet e tjera që mund të bëjnë eko janë: 1858 – ‘66, 1774 – ‘82, 1690 – ‘98, 1606 – ‘14, 1523 – ‘30, 1439 – 1447. Këtë të fundit do e referoj te artikulli i rradhës për arsye shtesë.
Harta e referuar e pavarësisë së Shqipërisë mund të duhet të korrigjohet për orarin fiks – unë përdor orën 16:00 e cila edhe më rezonon në disa aspekte, por kjo është një punë e thelluar e cila do të kërkonte analizimin me detaje të momenteve historike që prej 1912. Për çdo rast, saktësia e orës, limiton thellësinë e analizës, por nuk prish validitetin e aktivizimit të komentuar Uran mbi Saturn i cili nuk është sensitiv ndaj saktësisë orare. Mund të analizohen edhe harta të tjera, si krijimi i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë më 1946, por gjej më pak rezonancë atje.
Gjithashtu, analizat astrologjike për të qenë teknikisht sa më të qarta duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Duke dashur ta bëj këtë artikull sa më të kuptueshëm për ata që nuk e njohin gjuhën astrologjike, kam bërë ”kirurgji të qiellit” duke analizuar një element të tij – i rëndësishëm, por jo i vetëm, dhe dinamika me të tjerët është ajo që edhe pse i persërit spiralet, u jep atyre ngjyrime dhe potenciale të ndryshme.
Së fundmi, unë studioj dhe praktikoj astrologji personale – për individin me qasje psikologjike, dhe nuk kam specializim në atë mondane (për botën dhe kombet) përveçse kuriozitet dhe analizën e bëj përmes aplikimit të teknikave standarde edhe përkthimit të përshtatur simbolik. Analiza teknike mund të thellohet shumë më tepër për të fituar perspektivë më të plotë për nyjen historike ku ndodhemi, si dhe pse po ndodh kjo tani, por edhe sa dhe deri ku mund të shkojë.
Më poshtë disa slide nga prezantimet e mia dy vitet e fundit, ku në fakt vetëm njëra lidhet me analizën Uraniane që sapo zhvillova dhe gjithë të tjerat korrespondojnë me Saturnin, Neptunin dhe ciklet ndërmjet tyre. Sidomos slide-i me protestën për revolucion dhe daullet duket se është manifestuar qartazi, por në të njëtën faqe ka imazhe të kalorësve, Lidhjes së Prizrenit dhe sipërmarrjes… kemi punë përpara! /Patreon
Nga Irena Beqiraj “Profesioni ynë ka qenë historikisht i varur nga patronazhi politik dhe kohët e fundit më janë nëpër...
Të mërkurën në mbrëmje, pas një shiu të rrëmbyeshëm që zgjati disa orë, Sidorela Vatnikaj zbret nga pod...
Sot në orën 19:00 do të mbahet në Tiranë protesta e 28-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cilë...
Një reagim i papritur përfshiu Shqipërinë. Një projekt që deri dje paraqitej si mundësi për zhvillim, turizëm lukso...
Pas reagimeve përçarëse dhe fyeye të Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut d...
Lëvizja qytetare në Tiranë, e cila po mban gjallë një cikël të gjatë dhe të qëndrueshëm protestash masi...
TIRANË- Televizioni francez 'France 24' i ka kushtuar një reportazh valës së protestave dhe polemikave që kanë shoq...
Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhje të pushtetit me sekt...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se opozita do t’i përgjigjet mesazheve të protestuesve me ndryshime t&...
Lëvizja qytetare në Tiranë, e cila po mban gjallë një cikël të gjatë dhe të qëndrueshëm protestash masive...