45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...
Një vrap 90-minutësh në Alpet shqiptare u kthye në një situatë ku çdo minutë mund të ishte vendimtare për ...
Në një postim veçanërisht të fortë në X, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i bëri një paral...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se Operatori i Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi e miratuar pak d...
Qytetarët janë mbledhur në ditën e 81-të të protestës, ndërsa të vendosur vijojnë me kërkesën e tyre për largimin e kësaj qeverie dhe kryeministrit Edi Rama.
Në fjalimin e mbajtur para godinës së qeverisë, një prej qytetarëve u shpreh se protesta aktualisht ka hyrë në një moment shumë deçiziv, ndaj për këtë arsye duhet që të motivohemi dhe të bashkohemi përballë një qeverie që është e korruptuar dhe përballë një parlamenti anonim.
Duke folur për investimet që kanë ngritur në këmbë qytetarët dhe diasporën, i riu u ndal edhe te një project tjetër, që sipas tij po kalon pa i kushtuar vëmendjen e duhur.
Sipas tij bëhet fjalë për projektin Marina e Limionit, e cila theksoi ai, ishte një pronë në administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes, por që ende pa u lëshuar nga kjo ministri, i jepet me koncesion një kompanie private nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, në atë kohë e udhëhequr nga Belinda Balluku.
‘Nga autoriteti i kujt e morën këtë vendim kompanitë private? Pra, nëse institucionet të cilat i nxijnë jetën qytetarit të thjeshtë, pse anashkalohen kaq kollaj nga kryeministri dhe nga ministrat e tij?’, ishin pyetjet që protetsuesi pati për autoritetet përgjegjëse dhe qeverinë Rama.
Fjala"
Përshëndetje të gjithëve. Si fillim dua t'ju falënderoj të gjithëve për këtë protestë të jashtëzakonshme. E veçanërisht të gjithë ata persona që përtej justifikimeve që sjell vera e nxehtë kanë vendosur që të jenë në shesh dhe ta bëjnë atë prioritet, duke qëndruar dhe duke e mbajtur ndezur këtë zjarr i cili ngroh zemrat e çdo shqiptari. Mendoj se protesta aktualisht ka hyrë në një moment shumë deçiziv dhe për këtë duhet që të gjejmë forcën, të motivohemi dhe të bashkohemi përballë një qeverie që është e korruptuar dhe përballë një parlamenti anonim i cili merr vendime të këqija çdo ditë për jetën tonë. Sot do të flas për projektin 'Zvërneci Peninsula' dhe dua t'ju shpjegoj shkurtimisht se pse ky projekt është zhvilluar në një situatë të paqartë ligjore.
Si fillim dua t'ju them që ky nuk është rasti i parë ku një projekt zhvillohet në një situatë të tillë. Dua të sjell këtu në vëmendje projektin Marina e Limionit, e cila ishte një pronë në administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ende pa u lëshuar nga kjo ministri, i jepet me koncesion një kompanie private nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, në atë kohë e udhëhequr nga Belinda Balluku. Në mënyrë shumë të ngjashme edhe ky projekt, duke mos pasur qartë akoma ende situatën e pronësisë në terren, nis nga punimet. Po si është e mundur që nisin punimet në shesh dhe kryeministri del nëpër mediat ndërkombëtare dhe thotë se aty po bëheshin thjesht punime për të hapur rrugën për vizitorët? Patjetër që gënjen. Nëse për të bërë qoftë një kasolle në bahçet tuaja apo një çati në shtëpinë tuaj, çdo shqiptar duhet t'i nënshtrohet rrugës institucionale, të humbasë kohë dhe të paguajë sa qimet e kokës, si është e mundur që buldozerët shkojnë në shesh pa një leje për të hapur rrugën? Nga autoriteti i kujt e morën këtë vendim kompanitë private? Pra, nëse institucionet të cilat i nxijnë jetën qytetarit të thjeshtë, pse anashkalohen kaq kollaj nga kryeministri dhe nga ministrat e tij?
Bazuar në këtë precedent, kuptojmë se hierarkia institucionale që qytetarit të thjeshtë i nxin jetën, është thjesht një mjet në përdorim të kryeministrit për ta përdorur atë për të bërë të gjitha fantazitë e tij në territorin shqiptar. Vetë ideojnë, vetë projektojnë dhe në fund janë po vetë ata që firmosin projektet e tyre. Të gjitha këto projekte duhet të kuptojmë që shkojnë në dëmin tonë. Jo vetëm që projekti ka nisur zbatimin pa u zbardhur leja e ndërtimit, por vetë procedurat e institucioneve shtetërore janë të tilla që më parë duhet të realizohet projekti nga një kompani private dhe më pas të shqyrtohet statusi i pronave në terren. Ndërkohë që duhet të ishte e kundërta, pra kjo tregon se në çfarëdo lloj rasti projekti ka nisur zbatimin në mënyrë të jashtëligjshme. Dhe kjo vërtetohet akoma dhe më mirë për shkak se të dyja projektet që përmenda janë të sekuestruara nga SPAK. Për ta anashkaluar mënyrën burokratike se si merren këto vendime, dua të shkoj në një aspekt akoma më teknik të projektit. Aty bëhet fjalë për vlera të cilat nuk të lënë të gabohesh.
Dhe dua të sjell përpara jush një koeficient shumë praktik i cili parashikon se çfarë po ndodh në atë territor: intensiteti i ndërtimit. Intensiteti i ndërtimit është një koeficient i cili po u shumëzua me sipërfaqen e pronës, nxjerr se sa metra katrorë mund të ndërtohen në një zonë. Dua t'ju kujtoj gjithashtu se ky resort do të zhvillohet në 2.5 kilometra katrorë, që do të thotë në një sipërfaqe të barasvlefshme me 1% të sipërfaqes së Shqipërisë. Dhe çdo koeficient intensiteti mbi 1.5, nuk është koeficient resorti, por është një koeficient qyteti. Pra aty nuk po zhvillohet një resort, por një qytet. E vërteton për më tepër fakti se aty projektohen 10 mijë njësi nga 1 deri në 8 kate. Kjo patjetër që është një rrezik për lagunën e Nartës, por është gjithashtu një rrezik i jashtëzakonshëm edhe për qytetin e Vlorës, i cili për pjesën më të madhe të vitit është një qytet fantazmë. Prandaj qytetarët e Vlorës duhet të jenë akoma më të shqetësuar sesa qytetarët e Zvërnecit.
Kur flasim për këto shifra, nuk llogaritëm të gjitha sipërfaqet që do të zënë rrugët, që do të zënë sistemimet në këtë shesh, muret mbajtëse apo zhvendosjet e dheut që do të ndodhin aty. Dhe më e rëndësishmja akoma, nuk përmendet se çfarë do të ndodhë në nëntokën e këtij projekti. Duke marrë parasysh që ky projekt zhvillohet në një zonë ranore dhe jo vetëm, por dhe në një zonë sizmike, investimet që do të ndodhin në nëntokën e këtij projekti do të jenë kolosale. Dhe pyetja tjetër që kam për kryeministrin e Shqipërisë: si parashikohet drenazhimi i ujërave toksike dhe nëntokësore në një lagunë? Nëse ky projekt zhvillohet, nuk është asgjë më shumë dhe më pak sesa shkëmbi i Kavajës 2.0. Prandaj them më mirë mos ta quajnë 'Zvërneci Peninsula', por ta quajnë shkëmbi i Vlorës. Ose i Zvërnecit. Po përtej humorit, nëse ky projekt realizohet, jo vetëm flamingot që nuk do të jenë më aty në atë lagunë, por kjo do të thotë edhe shtegtimin e çdo shqiptari të ndershëm nga Shqipëria.
Një qytetar ka deklaruar se është kërcënuar me mesazhe pëe shkak të pranisë së tij në protesta. Gjatë nj&...
Qytetarët po marshojnë drejt Kryeministrisë për të zhvilluar protestën e 81-të kundër qeverisë së Edi Ramë...
Në ditën e 81-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë përcjellë mesazhe ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me rregulloren e re të hartuar nga kryetari i Gjykat&...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, ka kritikuar nivelin e financimit të arsimit në Shqipëri, duke iu referuar t&...
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar qeverinë për nivelin e shpenzimeve për arsimin, du...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, kundërshton propozimin për 46 bashk...
Kryetari i PD-së Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, duke e cilësuar ngjarjen si një akt q...
Banorët e Patosit kanë dalë sërish në protestë kundër propozimit për hartën e re territoriale, që parashikon...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj mënyrës se si qeveria po i paraqet të dhënat e fundit të eksport...