POLITIKE

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PS bojkotoi mbledhjen për Mandatet/ Bardhi: Po lejojnë Belindën dhe Ramën të kontrollojnë hetimet!

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2025, 11:51

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PS bojkotoi mbledhjen për Mandatet/

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nga mbledhja e Këshilli të Mandateve dhe Imunitetit, deklaroi se Kuvendi dhe kryeministri Edi Rama po pengojnë drejtësinë që të hetohet Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

Nga mbledhja ku të pranishëm janë vetëm 5 anëtarë të PD-së, pasi anëtarët nga maxhoranca kanë refuzuar që të jenë të pranishëm në mbledhje, Bardhi tha se PS-ja po lejon që Rama dhe Balluku të kontrollojnë hetimet.

“Kolegët e mazhorancës, që përfaqësojnë krimin në Kuvend, janë fshehur. Nuk u paraqitën në mbledhjen e thirrur nga 5 anëtarë. Pengimi i drejtësisë, me urdhër politik të Ramës, është akti më i rëndë që ka kryer ky Kuvend gjatë këtyre viteve demokracie.

Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë Kuvendin e Shqipërisë të mos mbledhë Këshillin e Mandateve dhe të ushtrojë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku.
Cilido që kërkon të mos arrestohet, kërkon ta zvarrisë çështjen. Nuk ka asnjë person në botë që shkon me qejf në burg. Zonja Balluku po tenton ta zvarrisë çështjen në Kuvend. Pse anëtarët e këtij Këshilli bëhen zëdhënës të Ballukut?

Prokuroria ka argumentuar se, në vijim të hetimeve, nga përdorimi i metodave speciale, ka të dhëna të vërtetuara se Balluku ka ushtruar presion ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht ndaj një vartëseje të saj. Gjatë hetimeve vlerësohet se nevojat e sigurimit janë rënduar ndaj të pandehurës Balluku, pasi po kryhen hetime për fakte penale. Kur u mor masa ndaj Ballukut, ajo ka qenë nën hetim për dy procedura. Sot që flasim, ndaj zëvendëskryeministres së Ramës janë duke u kryer hetime për dhjetë procedura, dy prej të cilave koncesionare. Gjatë këtij hetimi administrohen prova nga institucione të ndryshme. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë apo të asgjësojë provat. Është evidente, shkruan prokuroria, se këto nuk janë konstatime të anëtarëve të opozitës, por janë me firmë të prokurorisë.

Balluku, avokatët e së cilës sot mungojnë në këtë sallë, nuk janë këtu për të luftuar krimin, por për ta mbrojtur atë. E pandehura, sipas prokurorisë, ka bërë përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët. Ajo rrezikon edhe të largohet nga vendi. E kanë shtyrë deri muajin tjetër. Nuk ka asnjë lidhje me datën 22 janar kjo, pasi e kanë shtyrë një muaj.”, tha Bardhi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?