POLITIKE

“SPAK nuk ka patur vullnetin të hetojë historinë mafioze të DIA-s” Blushi: Komunikimi mes drejtuesve të DIA-s vërteton se Meta ka zero lidhje me aferën CEZ-DIA

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Prill 2026, 17:27

“SPAK nuk ka patur vullnetin të hetojë historinë mafioze

Fjala e Blushit:

Në vijim të sqarimit publik lidhur me të vërtetën e vetme se ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë ka ZERO fakte dhe ZERO prova penale që e lidhin atë me aferën CEZ-DIA, do vijojmë sot me publikimin e provave të reja ligjore.

Derimë tani kemi bërë vetëm 8 nga të paktën 800 fakte, dokumenta, shkresa dhe dëshmi që e provojnë se kompania DIA, ishte që para se të lindte dhe derisa u mbyll, një krijesë amerikane dhe se kontrata CEZ-DIA u lidh falë, jo vetëm lidhjeve që kishin amerikanët e DIA-s me CEZ-in, përvojave të kompanive amerikane në Çeki që ata ofruan si garanci, por edhe falë garancive që ata ofruan në emër të kompanisë mëmë, Debt Advisory International LLC, ku tre aksionerët ishin amerikanë.

Ndër këto dokumenta që kemi publikuar, unë po ju rikujtoj, vetëm një, dokumentin zyrtar shtetëror të regjistrimit të DIA-s në Shqipëri, ekstraktin e marrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku provohet de jure, se pronari i vërtetë i DIA-s, ishte Znj. Rebecca Gaskin.

Dua t’ju sqaroj edhe njëherë se jo vetëm DIA por edhe marrëdhënia e saj me kompaninë CEZ, ishte dhe mbetet një histori mafioze, ku është përfshirë drejtpërdrejt, Edi Rama dhe ku është konsumuar afera e madhe korruptive e faljes së 479 milion eurove të shqiptarëve CEZ-it. Por vijojmë sot, si përherë, mbështetur vetëm mbi prova ligjore, publikimin e fakteve të reja.

Më konkretisht, komunikimin midis drejtuesve të DIA-s, dega Shqipëri, që dëshmojnë se pronarja amerikane e DIA-s, Znj. Rebecca Gaskin, jo vetëm ishte në dijeni të problemeve të kompanisë, të presioneve që ushtroheshin ndaj saj nga dega e CEZ-it në Shipëri, por që vërtetojnë edhe se sa të forta ishte lidhjet e saj me drejtuesit e CEZ-it, sa jo vetëm nuk i llogariste shqetësimet e tyre por siç ka pohuar edhe vetë lidhjet e saj me CEZ-in ishin aq solide sa ajo pretendonte të blinte edhe degën e CEZ-it në Shqipëri.

Vijojmë konkretisht.

Më datën, 9 nëntor 2011, Drejtori rajonal i DIA-s, Oligert Kume i dërgon një e-mail administratorit të DIA-s, Z. Kastriot Ismailaj ku e informon për presionet dhe fushatën e shpifjeve sipas tij që po ndërmerren ndaj DIA-s nga përfaqësuesve të CEZ-Shqipëri.

(E-mail bashkëlidhur i OLIGERT KUME – 9 nëntor 2011)

Më datën 10 nëntor 2011, Administratori i asaj kohe i DIA-s, Z. Kastriot Ismailaj, i kthen një e-mail drejtorit rajonal të kompanisë, Z. Oligert Kume, në lidhje me histerinë sipas tij që ka nisur ndaj DIA-s dhe stafit të saj, duke i bërë me dije se përgjigjen po ta kthej në gjuhën angleze në mënyrë që edhe pronarja e kompanisë, pra Znj. Rebecca Gaskin të krijonte një pasqyrë të saj.

(E-mail bashkëlidhur i KASTRIOT ISMAILAJ – 10 nëntor 2011)

Vijojmë tani me faktin më interesant.

Brenda ditës, dhe fiks 28 minuta pas email-it të Z. Ismailaj për Z. Kume, vetë pronarja e DIA-s, Znj. Rebecca Gaskin, i kthen përgjigjen e saj drejtorit rajonal të DIA-s, ku jo vetëm e qetëson dhe e këshillon të mos shqetësohet fare për sulmet e CEZ-Shqipëri, por i evidenton dhe argumentin bindës.

Dhe argumenti i saj janë pikërisht, ato që edhe ajo shkruan vetë, lidhjet e saj shumë shumë të forta me CEZ-in në Pragë, madje aq të forta sa ajo është gati të blerë edhe degën e CEZ-it në Shqipëri.

(E-mail bashkëlidhur i REBECCA GASKIN – 10 nëntor 2011)

Ky email, vërteton, natyrisht për çdo njeri që ka sytë në ballë dhe jo për ata prokurorë të tredhur që ua ka lidhur sytë Edi Rama që te vettingu, se Znj. Rebecca Gaskin, jo vetëm ishte në dijeni të problemve që kishte DIA, të presioneve që kishte për këto arsye nga CEZ-i i Shqipërisë, por ajo tregon që kishte lidhje kaq të forta me drejtuesit e lartë të CEZ-, sa jo vetëm nuk i llogariste kritikat e tyre, përkundrazi ishte aq e plotfuqishme sa pretendonte që DIA të blinte edhe CEZ-in e Shqipërisë.

Aq e plotfuqishme, siç e lexuat, do e blinte CEZ-in e Shqipërisë me çmimin që do caktonte kjo, jo me atë mund të kërkonte CEZ në Prag.

Madje, kaq e plotfuqishme ishte Znj. Gaskin, sa në bashkëpunim shumë të ngushtë me Edi Ramën, mori një badigard të Niko Peleshit, e caktoi si “administrator” të DIA-s, e regjistroi edhe në QKR, dhe ndërkohë në emër të tij, pa dijeninë e tij, firmoseshin shkresa, vuloseshin dokumenta, ndërkohë që badigardi i Peleshit, jo vetëm që nuk dinte anglisht dhe as kishte firmosur gjë, se as vulë nuk kishte parë, por nuk dinte as ku ishte selia e DIA-s dhe as se me çfarë punësh merrej kompania ku ai ishte “administrator”, që siç e ka pohuar edhe vetë para gjykatës e mori vesh kur plasi skandali në media.

Faktet janë asgjësuese, të kristalta në dritë të diellit, që Ilir Meta nuk ekziston asgjëkundi, ka zero prova dhe lidhje me DIA dhe e gjithë kjo lojë mafioze e SPAK-ut me regji është në funksion vetëm të mbylljes së aferës korruptive të faljes së 479 milion eurove të shqiptarëve CEZ-it.

Ndaj SPAK nuk ka patur kurrë vullnetin të hetojë realisht historinë mafioze të kompanisë DIA dhe marrëdhënies së saj me kompaninë CEZ, sepse e vërteta të çon vetëm te Edi Rama dhe askund tjetër.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë