POLITIKE

“SPAK-u ka shërbyer për forcimin e pushtetit të Ramës”, Bushati: Rasti Balluku tip se si përdor levat e institucioneve

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2026, 23:33
“SPAK-u ka shërbyer për forcimin e pushtetit të

Analisti Andi Bushati, i ftuar në “Çim Peka Live”, u shpreh se goditja e SPAK ndaj ministres Belinda Balluku nuk është thjesht një sulm ndaj qeverisë, por një reflektim i marrëdhënieve reale të pushtetit në vend.

Sipas Bushatit, SPAK deri tani ka funksionuar si një vegël pushteti e kryeministrit Edi Rama, dhe çdo veprim që duket si pavarësi, përfshirë përpjekjen për arrestimin e Ballukut, në thelb shërben për të forcuar ekzekutivin. Ai theksoi se Rama kontrollon narrativën dhe shpesh e përdor konfliktin publik me SPAK për të krijuar përshtypjen se struktura ka pavarësi, ndërkohë që asnjëherë nuk ka ndërmarrë hapa kundër vetë kryeministrit.

Bushati sqaroi gjithashtu se testi real politik për Ramën nuk do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi pezullimin e ministres, i cili historikisht ka qenë pro-ekzekutivit, por votimi në Parlament për heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut.

Analisti theksoi se rasti Balluku është një shembull tipik i mënyrës sesi Rama përdor levat institucionale, herë duke lejuar “gërvishtje” simbolike nga SPAK, por pa prekur kurrë thelbin e pushtetit të tij.

Pjesë nga deklarata:

uket sikur me këtë Ballukun, Rama i është vërsulur SPAK-ut dhe ka krijuar konflikt SPAK-Rama.

E mbani mend kur Rama iu vërsul Top Channel-it, televizion gjobaxhi që vendos gjoba dhe luan për interesat e veta?

Edhe Enver Hoxha, një herë merrej me bashkimet profesionale, një herë me organizatën e rinisë; të gjitha i ka pasur leva të veta.
Dhe SPAK-u këtu është si Topi.  Natyrisht që Rama e do gjithmonë e më kamikaz për veten dhe i tërheq veshin nganjëherë kur s'i pëlqen veprimi. Po kaq është.

Në thelb, SPAK-u është organ që përjetëson pushtetin e Ramës. Dhe ne po themi tani vajti te dera, iu afrua te penxherja.

Ore, këtu është parë nga vetë SPAK-u; po të marrësh të gjitha çështjet e SPAK-ut, duket që kjo është një qeveri hajdute. Në këtë qeveri hajdute, kryehajdutin asgjë nuk e bën, thjesht ta merr një herë në pyetje.

Pra, SPAK-u s’ka lidhje, jo vetëm me gërvishtjen, por vetëm me forcimin e pushtetit të Ramës dhe këtu e mbyll këtë çështje të SPAK-ut.

Për sa kohë SPAK-u, kur vijnë zgjedhjet, mban në tavolinë dosjet e Troplinëve, mban në tavolinë dosjen e Suel Çelës dhe gjithë këto kosto që i krijon Ramës gjatë katër viteve, ia lë për zgjedhjet, se zgjedhjet ia jep Ramës.

Është si Topi që i bënte ato kritika… Gërvishten nganjëherë edhe levat në regjime, edhe ato që shërbejnë si levë bëjnë ndonjë gabim rrugës. Ai e do më kamikaz. Patjetër që Rama e do më kamikaz. Patjetër që Rama nuk donte, po as gërvishti.

Por SPAK-u është një vegël që deri tani, se unë ndryshe nga ti s’kam aftësi për prognoza, ka shërbyer për forcimin e pushtetit të Ramës. Ndoshta çmenden një ditë dhe bëjnë ndonjë gjë tjetër. Po të paktën unë besoj se do të çmenden kur një ditë, duke bërë gjënë më të thjeshtë në botë, të thërrasin Ramën.

Si janë dhënë këto procedura koncesionesh në shëndetësi? Si janë dhënë këto procedura? Vetëm na ndriço, se ti i di të gjitha, po ndriçon nga Izraeli, ke bordin e paqes. Na ndriço edhe ne që duam të jetojmë si bëhet. Vetëm kur ta pyes, asgjë më shumë.

Tani të kthehemi te Balluku, se thamë që kjo është çështja e ditës. Unë këtë që do ndodhë nesër nuk e shoh si ndonjë gjë të madhe. 

Gjykatë Kushtetuese është totalisht pro Ramës; e ka treguar me vendimet për Berishën, Belerin, Olta Xhaçkën; të gjitha vendimet i ka marrë në mënyrë të trashë pro Ramës. Kështu që besoj se edhe nesër do ta marrë në të njëjtën mënyrë.

Jo, jo, unë them që edhe po e merr pro Ramës, Gjykata Kushtetuese ka bërë mëkate shumë më të mëdha sesa çështja e nesërme, e cila është e interpretueshme. Prova reale e Ramës? Provë politike, se këtu ka sherr kompetencash që ti e interpreton si të duash.

Unë jam kritik me SPAK-un, por në raport me SPAK-un, Gjykata Kushtetuese është dhjetëfish më poçaqi. Është nga turpet e drejtësisë së re që kemi. E megjithatë, këtë herë mund të ketë dhe pak të drejtë; megjithatë, nuk është shumë e rëndësishme.

Testi politik për Ramën nuk është beteja në Kushtetuese për shkak të kompetencës për pezullimin e një ministri.

Testi politik i Ramës është, ia heq apo nuk ia heq imunitetin Belinda Ballukut?

Aty një mazhorancë do ngrejë dorën, për një gjë apo për një gjë tjetër. Pra, me gjithë aversionin që kam ndaj Gjykatës Kushtetuese, nesër nuk është testi i saj. E ka ndihmuar Ramën shumë herë; nesër ka dhe një justifikim të vogël për ta ndihmuar. Le të mbarojë puna. Testi do jetë në parlament. A do e mbrojë apo jo?

SPAK-u, formalisht, e gjeti vjegëzën e re. Tha ka tentativa për të prishur prova. Prandaj kërkoi arrestin. Kështu që Rama nuk ka asnjë justifikim para parlamentit për mos ta pezulluar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan