Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asocim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përbashkët në mbledhjen e zhvilluar në Strasburg, pasi drafti përfundimtar nuk mori mbështetjen e deputetëve të Partisë Demokratike.
Dokumenti u votua nga deputetët e Partisë Socialiste dhe eurodeputetët, ndërsa përfaqësuesit e opozitës votuan kundër, duke bërë të pamundur miratimin me konsensus.
Pas zhvillimeve në Strasburg reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai krahasoi qëndrimin e eurodeputetëve me atë të opozitës shqiptare.
“Pra, të gjithë eurodeputetët, madje edhe dikush që erdhi dhe protestoi në Shqipëri, votuan për Shqipërinë së bashku me deputetët e Partisë Socialiste. Sepse Shqipëria nuk ndalon. Ndërsa deputetët e pakicës në Shqipëri votuan kundër dhe u larguan për të shkuar në protestë. Sepse Partia Socialiste nuk ndalet”, shkroi Rama.
Sipas socialistëve, tekstit të përgatitur nga Sekretariati i Komitetit Parlamentar iu bashkëngjitën edhe rezoluta e Parlamentit Evropian dhe rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye, ata vlerësuan se nuk kishte nevojë për amendamente shtesë në dokumentin përfundimtar.
Mosdakordësia mes palëve bëri që Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asocim ta mbyllte mbledhjen pa një rezolutë të përbashkët.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Korrik22:07
Bardhi i përgjigjet Ramës pas mbledhjes BE-Shqipëri: Të ka dalë boja, Europa pa korrupsionin tënd
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës lidhur mbledhjen e Komitetit Parl...
POLITIKE
9 Korrik21:46
Hetimet për review-t online, Abilekaj: Rama po tenton të mbyllë gojën e qytetarëve, po kriminalizohet kritika
Debati për hetimin e mijëra llogarive online dhe procedimin e qytetarëve për vlerësimet negative në internet ndaj bizneseve ka sje...
POLITIKE
9 Korrik21:11
Neomalësorja "thyen" heshtjen: Rama më paralajmëroi se do të mbetem vetëm si deputete e pavarur
TIRANË- Ish-deputetja e PS, Marjana Koçeku ka thyer heshtjen me një intervistë, disa ditë pas vendimit të saj për t&eu...
POLITIKE
9 Korrik21:04
Skandali i Ramës me koncertin e Kanye West/ Gazeta gjermane: Imagjinoni çfarë do ndodhte sikur Merz të bënte diçka të tillë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shikon, i fshehur pas një pale syzesh blu të çelëta, me një shprehje serioze drejt nj&...
POLITIKE
9 Korrik20:48
Media italiane: Rama jep 4 mln euro për koncertin e Kanye West, ndërsa pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj
Media italiane Il Fatto Quotidiano i ka kushtuar një artikull debatit në Shqipëri për financimin me 4 milionë euro nga fondi rezerv&eum...
POLITIKE
9 Korrik20:34
TV publik belg: Rama sërish nën zjarr, 4 mln euro sponsorizim dhe stadium i ri për koncertin e Kanye West
Kryeministri shqiptar Edi Rama po përballet sërish me kritika, këtë herë për vendimin e tij për të ndarë 4 milion&e...
POLITIKE
9 Korrik20:32
Rubio i dërgon kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë: Duam informacione për grupet e ekstremit të majtë
Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes tyre edhe asaj në Tiranë, për t...
POLITIKE
9 Korrik20:31
Mesazhi/ Të rinjtë i sjellin Ramës hallvë para Kryeministrisë
Protesta masive kundër qeverisë ka shënuar sot ditën e saj të 40-të radhazi, duke dëshmuar një qëndresë të...
POLITIKE
9 Korrik20:22
Erodeputeti belg, Botenga: Shqiptarët po mbrojnë demokracinë e tyre
Eurodeputeti belg Marc Botenga ka ngritur zërin ashpër kundër zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke i cilësuar planet p&eum...
POLITIKE
9 Korrik20:10
Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 40-të ndërsa si...