POLITIKE

'Strukturë kriminale shtetërore'/ Vasili: Patronazhistët përdorin të dhënat e qytetarëve për presion, ushtrojnë shantazh 24 orë

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Korrik 2026, 09:20

'Strukturë kriminale shtetërore'/ Vasili:

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ish-deputeti Petrit Vasili akuzoi qeverinë se ka ngritur një “strukturë kriminale shtetërore” përmes patronazhistëve, të cilët sipas tij shërbejnë për kontrollin dhe intimidimin e qytetarëve.

Vasili deklaroi se patronazhimi nuk është thjesht monitorim politik, por një mekanizëm i organizuar që, sipas tij, përdor të dhëna personale dhe shtetërore për të ushtruar presion, shantazh dhe për të ndikuar në procesin zgjedhor. Ai e krahasoi këtë rrjet me “fuksat e Partisë së Punës”, duke u shprehur se funksionon si një strukturë paramilitare dhe mafioze në shërbim të pushtetit.

Sipas tij, qytetarët përballen me presion në çdo aspekt të jetës, nga marrja e shërbimeve publike, pronave dhe lejeve të biznesit, deri te ushtrimi i së drejtës së votës. Vasili tha se patronazhistët krijojnë klimë frike edhe gjatë zgjedhjeve, duke monitoruar dhe fotografuar pjesëmarrësit në protesta dhe votuesit.

Ish-deputeti shtoi se kjo situatë ka asgjësuar barazinë para ligjit dhe ka kthyer administratën shtetërore në funksion të interesave të mazhorancës. Ai përmendi gjithashtu deklaratat e ish-deputetes Mariana Koçek për ekzistencën e qindra mijëra adresave false në rrjetet sociale, të cilat sipas tij përdoren për presion, intimidim dhe sulme ndaj kritikëve të qeverisë.

Më tej, Vasili u shpreh se klima e presionit dhe mungesa e shtetit ligjor po nxit largimin e shqiptarëve nga vendi.

Tani që të jemi shumë të drejtpërdrejtë. Patronazhimi nuk është thjesht dhe vetëm një qëndrim apo një monitorim nga afër që një person i caktuar i bën njerëzve kundërshtarë apo atyre që kanë një mendim ndryshe, por është pjesë organike e një strukture kriminale shtetërore e cila në funksion të, ju e dini tashmë, të vjedhjes industriale të votave, ka ndërtuar këtë strukturën e saj, që është një strukturë e mirëfilltë në kuptimin e mënyrës së funksionimit, një lloj strukture paramilitare siç përdornin në fillimet e tyre në Gjermaninë naziste, përdornin SS-të edhe grupe të tjera përpara. Pse e them këtë gjë?

Ky grup i madh që quhet patronazhistë, unë në një shkrim të djeshëm i kam hequr një paralele me fuksat që kemi pasur në kohën e Partisë së Punës, imagjinoni një rrjet kapilar të përhapura nga të gjitha anët. Kjo strukturë është mirëfilli një strukturë kriminale sepse kjo ka në dispozicion të saj të dhëna sensitive që vijnë nga burimet shtetërore, të dhëna personale që vijnë nga burimet shtetërore, të dhëna që kanë të bëjnë me bizneset që vijnë sërish nga burimet shtetërore, pra i gjithë informacioni vihet në dispozicion të tyre. Njëkohësisht në funksion të tyre dhe në mbështetje të tyre janë dhe kriminelë të çdo lloji, dhe funksionon një strukturë shantazhi e vazhdueshme, reciproke dhe e përhershme. J

u keni parë dhe janë denoncuar plot edhe në protestat, protestat që po mbahen prej afër 40 ditësh, njerëz të shpërndarë që në mënyrë metodike bëjnë fotot përkatëse që të kenë mundësi pastaj që njerëzit në një mënyrë dhe në një tjetër më të spikaturit, po dhe ata jo vetëm të spikatur, të gjithë ata që kanë marrë pjesë, të kenë mundësi të shantazhohen. Kjo strukturë tashmë e mbështetur, pra siç e keni... ka mbështetjen absolute shtetërore të kryeministrit, që vepron në të gjitha nivelet e qeverisjes, çfarë ka bërë?

Ka asgjësuar ligjin, barazinë para ligjit, që është themeli i gjithçkaje, por e ka shndërruar çdo lloj shërbimi që ti do të marrësh në këmbim të mbylljes së gojës që është më e pakta, dhe tjetra që është më e rënda akoma, është marrjes së detyruar të votës. Dhe në këtë mënyrë, kjo funksionon pra 24 orë në 24, një strukturë e mirëfilltë paramilitare, kriminale dhe mafioze. Faktet janë pafund. Janë me mijëra e me mijëra e me mijëra, deri tek kushtëzimi që i keni vënë re tek qendrat e votimit ku si në asnjë vend të botës ju e keni parë që zgjedhësi shqiptar duhet të kalojë i rrethuar nga tufat e këtyre që quhen patronazhistë, po unë do t'i thoja fuksat e Rilindjes, për t'u ndjerë në presion dhe për të mos guxuar të votojnë ndryshe.

Dhe në këtë mënyrë pra, struktura ligjore e shtetit, republika që vepron me ligj, qytetari që është i barabartë para ligjit, qytetari që duhet të votojë siç mendon ai dhe për kë ai preferon të votojë, është gjithmonë nën trysninë e vazhdueshme të këtyre shantazhuesve. Është shumë e qartë për këdo që pronën e tij nuk e merr dot kurrë në rast se ky krimineli patronazhist nuk bën lidhjen përkatëse për t'i mundësuar pronën, në të cilën gjithmonë do paguajë ryshfetin pafund përkatës. Së dyti, patjetër që një njeri që ka një biznes të çfarëdo lloj forme, është i kërcënuar në rast se ky nuk shpreh një besnikëri absolute për pushtetin, gojë mbyllje, pagesa parash të gjitha formave e të tjera e të tjera. Po kështu shumë të drejta të tjera qoftë edhe, po të vijë puna për një kopsht apo një çerdhe sepse i kemi plot histori të jetuara këto nga kontaktet pafund me njerëzit. Pra kontroll absolut i jetës së njerëzve në çdo detaj.

Por, e them prapë, në mënyrë kriminale dhe mafioze pasi e tërë infrastruktura ligjore, administrative e cila ka detyrimin absolut t'u shërbejë të gjithë qytetarëve, u shërben vetëm një grupi në pushtet, e cila është konsiderata e fundit. Dhe kujt i shërben pra? I shërben, është në funksion të një pakice, sepse shqiptarët që i paguajnë taksat dhe shqiptarët që kanë të drejtë vote janë shumë më tepër sesa ata që kanë votuar Partinë Socialiste me ato votat e vjedhura që dihet, dhe të cilët kontribuojnë në taksat e këtij vendi.

E bashkangjitur kësaj, ky është fakti i fundit për të bërë këtë ndërhyrjen e parë, ju keni dëgjuar që vetë një deputete e tyre, që tashmë nuk është deputete e grupit, Mariana Koçek, pohon që janë funksionale mbi 800,000 adresa fake në Instagram, Facebook e të tjera. Një Shqipëri më vete false, e cila çfarë bën? Bën presionin me të gjitha llojet e formave, intimidime me të gjitha llojet e formave, kërcënime nga më të pabesueshmet dhe nga më të ndyrat vetëm e vetëm për të mbajtur presionin dhe për të shtypur këtë sepse nuk kanë asnjë mundësi që të provojnë që i kanë bërë gjërat. Të thonë që këtu nuk ka ilaçe, po ti mos fol. Këtu nuk të jap pronën, po ti mos fol. Unë do ta mbyll biznesin e do të vë një gjobë 20 milionë lekë të padrejtë, po ti mos fol. Sepse kështu, se ka dhe më keq akoma. Dhe e keqja e madhe është që Shqipëria shpopullohet dhe këtu mbetet vetëm një grusht njerëzish sa të mbajnë qeverisjen.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan