POLITIKE

“Ikja nga pushteti nuk është tragjedi"/ Gazetari thirrje socialistëve: Po shpërfillni edhe fjalën që keni dhënë vetë

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Korrik 2026, 21:52
“Ikja nga pushteti nuk është tragjedi"/ Gazetari thirrje

Gazetari Lutfi Dervishi deklaroi se problemi nuk është fondi prej 4 milionë eurosh për koncertin e Kanye Ëest, por fakti që socialistët, sipas tij, kanë shpërfillur edhe fjalët që kanë thënë vetë.

“Problemi është që këtu nuk ka rëndësi fjala. Ku shkon fjala e ministrit të Financave, ministres tjetër, deputetëve që thonë zero lekë nga buxheti i shtetit… Tani thonë “do kthehen mbrapsht”. Domethënë, të tallesh me ndërgjegjen normale të një njeriu. Nuk po flasim sa kthehen mbrapsht e sa do ikin. Ajo çfarë mbetet është kjo: këtu ka një mentalitet tjetër. Ne mund të bëjmë çfarë të duam. Ne e pranojmë që gabojmë, por nuk mendohet kurrë që ne mund të ikim nga pushteti. Dhe barazimi i një partie, një njeriu, me Shqipërinë. Kjo është komplet anormale dhe alogjike.

Populli mund të gabojë, por populli është ai që i korrigjon shumë shpejt. Ikja nga pushteti, largimi, hapja e krahut, rotacioni i ka bërë PS-ja. Ka ndërruar 4-5 kryeministra. Nuk e gjeti gjë Shqipërinë. Vazhdoi proceset, eci përpara.

Domethënë, nuk ka qenë tragjedi ndonjëherë ndërrimi i një kryeministri, as ndërrimi i një qeverie dhe as rotacioni politik. Po përjetohet si tragjedi kombëtare nëqoftëse ndodh një lloj ndryshimi”, tha Dervishi në A2CNN.

“Protesta e ka dhënë mundësinë, 40 ditë po jep një mundësi, thotë “ne nuk kemi krijuar parti politike, nuk po kërkojmë të largoheni ju e të vijmë ne”. I ka dhënë një mundësi për të ndryshuar. Çfarë është ndryshimi? Këtu janë vetëm disa fjalë. “Po ju dëgjojmë, po mbajmë shënime”.

Me veprime konkrete bëjnë të kundërtën. Dhe në këtë rast, kjo është simbolika e këtij veprimi. Nuk është thjesht çështja e 4 milionë eurove që mund të ishin blerë avionë për zjarrfikëse, apo të ishin bërë ambulanca, apo të ishin investuar në fusha të tjera. Nuk është thjesht kjo aritmetikë e buxhetit.

Është thjesht gjesti që ti bën, që thjesht shpërfill edhe fjalën që ke dhënë vetë”, shtoi Dervishi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan