Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar shtrenjtimin e jetesës dhe vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare, duke u shprehur se pagat në Shqipëri janë vetëm 43% e mesatares europiane, ndërsa çmimet janë rritur pesë herë më shumë se në vendet e rajonit dhe se mesatarja e Bashkimit Europian.
Tabaku akuzon qeverinë se nuk po ndërmerr masa konkrete për të përballuar situatën dhe argumenton se çmimet e larta janë pasojë e taksave, mungesës së konkurrencës dhe mungesës së kontrollit përgjatë zinxhirit të shpërndarjes.
" Kush e bën vetë pazarin e di shumë mirë situatën dhe përse kemi arritur deri këtu. Kush vendos produktet në tryezën e familjes e di se çmimet në Shqipëri janë të larta. Kushdo që blen mjetet shkollore e sheh sa të vështirë e ka të përmbushë nevojat, kërkesat dhe dëshirat e fëmijëve. Pagat janë vetëm 43 për qind e mesatares europiane, ndërsa çmimet janë rritur pesë herë më shumë se në vendet e rajonit dhe se mesatarja e Bashkimit Europian.
Qeveria, në vend që të ndërmarrë veprime konkrete, premton se do të lidhë “Besën”.
E vetmja besë që ata kanë lidhur është ajo me këtë sistem, me kostot e larta dhe me korrupsionin. Shkaqet e çmimeve të larta janë taksat, mungesa e konkurrencës dhe mungesa e kontrollit përgjatë zinxhirit të shpërndarjes.
Ekonomia informale dhe paraja e zezë e kanë bërë sot thuajse të pamundur që bizneset shqiptare të prodhojnë, të eksportojnë dhe të ofrojnë produkte konkurruese në treg.
E vetmja besë që ata kanë lidhur është ajo për të mbajtur çmimet e larta. E vetmja besë e kësaj qeverie është ruajtja e këtij sistemi. Ndërsa besa e shqiptarëve është tjetër. Ata kërkojnë ndryshimin e kësaj qeverie. Shqiptarët duan ndryshim. Asnjë besë tjetër, vetëm ndryshim" shkroi ajo në rrjete sociale.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 Shtator16:13
Berisha drejt Shteteve të Bashkuara, Këlliçi: Të dielën takim me komunitetin shqiptar
Nënkryetari i PD Belind Këlliçi ka njoftuar se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të udhëtojë drejt Shteteve të...
POLITIKE
1 Shtator15:36
Berisha drejt SHBA, takimi i madh me shqiptarët e Amerikës: “Freedom Works” më 6 shtator në New Jersey
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar përmes një postimi publik në rrjetet sociale, zhvillimin e një takimi me shqi...
POLITIKE
1 Shtator15:13
Bardhi: Qeveria po mashtron Brukselin, të zhbëhen ndryshimet për zonat e mbrojtura
Në një postim në rrjete sociale, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzon qeverinë se po tenton të mashtr...
POLITIKE
1 Shtator15:10
Berisha takon përfaqësues nga diaspora: Diskutuam për zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Kosovë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka takuar gjatë ditës së sotme Osman Osmanin dhe Elez Osmanin, përfaqësues të d...
POLITIKE
1 Shtator14:56
Tedi Blushi kërkon pezullimin e dy taksave: Ulni çmimin e naftës dhe ktheni paratë në xhepat e shqiptarëve
Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, kërkon ndërhyrjen e qeverisë për uljen e çmimit të kar...
POLITIKE
1 Shtator12:35
“Ndaloni marrëzitë tuaja!”, Luan Baçi thirrje mazhorancës: Tërhiquni nga ndryshimet që prekin invalidët
Deputeti Luan Baçi ngre shqetësimin për ndryshimet e propozuara në ligjin për nxitjen e punësimit, duke i cilësuar diskri...
POLITIKE
1 Shtator12:33
Zhupa: Bashkëshorti i Kumbaros merrte honorare nga AADF kur hartohej ligji për Trashëgiminë!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien mes familjes së ish-ministres së Kulturë...
POLITIKE
1 Shtator11:40
Kalaja para SPAK: 41 refuzime për sekuestrimin e Teatrit, prova të reja për Tirana DC dhe Maznikun
Avokatja Adriana Kalaja, deklaroi para SPAK se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar informacion mbi fazën procedurale të hetimeve p&...
POLITIKE
1 Shtator07:37
94 protesta kundër qeverisë, qytetarët: Nuk largohemi pa dorëheqjen e Edi Ramës!
Qytetarët do të zhvillojnë sot protestën e 94-të kundër qeverisë, duke vijuar një aksion proteste që tashmë ...
POLITIKE
31 Gusht22:34
'Divjaka bashki!' Banorët protestë në ditën e 32-të
32 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës. Protesta vijon të sjellë në shesh qytetarë që p...