POLITIKE

Takimi i Ramës me banorët që preken nga TID, Këlliçi: 30 metrat e pa censuruara, sentimenti real i njerëzve

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 18:21
Takimi i Ramës me banorët që preken nga TID, Këlliçi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Durrës ku zhvilloi takim me banorët që preken nga projekti TID.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi thekson se momenti i përballjes së drejtpërdrejtë mes Ramës dhe qytetarëve, nga dera e bashkisë deri te automjeti i tij, nxori në pah – sipas tij – “sentimentin real” të njerëzve, të cilët kërkojnë drejtësi dhe ndëshkim për atë që ai e cilëson si keqadministrim dhe lidhje me korrupsionin.

Ai shtoi se pritja që qytetarët i rezervuan këtij të fundit është tregues i mllefit dhe pakënaqësisë ndaj 13 viteve qeverisje.

Postimi i plotë

Po në ato 30 metra pa lavdi, Kodi do të të mbrojë?!

Edi Rama është gjithnjë i rrethuar me gardë e kordonë sigurie, me audiencë të përzgjedhur mes militantësh e patronazhistësh dhe kontaktin me realitetin e ka zëvendësuar me propagandë. Një sferë e mbyllur ku ai krekoset çdo ditë. Shmang përballjet në studio, parlamentin, dhe çdo instancë ku duhet të japë llogari. Tani i shtoi kësaj korace dhe imunitetin ekstra me Kod!!!

Por ajo që ndodhi në Durrës të shtunën, është një copëz që i shpëtoi kontrollit. Eshtë realiteti. Në të vetmin moment nga dera e bashkisë te makina, ku pati ballafaqim me qytetarët, Edi Rama mori këto mesazhe: hajdut pronash, i lidhur me krimin, ku e ke Gysin, dhe padyshim emblematikja, Rama ik. Kjo pritje do t'i rezervohej kryeministrit më të korruptuar në Europë në çdo shesh, e kudo ku do të kishte një afërsi me njerëzit, jashtë mekanizmit propagandues e filtrave të sigurisë. Ato 30 metra në Durrës të paçensuruara dot, janë sentimenti i popullit për të, janë e vërteta e qeverisjes 13 vjeçare.

Ato sekonda dëshmojnë se qytetarët nuk kanë më frikë. Kanë ardhur në momentin kur pushteti i korruptuar dhe i lidhur me krimin u ka marrë gjithçka dhe shumë vite të jetës. Qytetarët nuk duan më vetëm të ndahen nga ky makth 4 mandatesh, por duan drejtësi, pra ndëshkim!

Pas atyre 30 metrave 'walk of shame', Edi Rama do marrë çdo masë që e tillë skenë të mos ndodhë më. Po kjo nuk do të thotë që pakënaqësia e mllefi do ikin, meqë s'do shfaqen në publik. Përkundrazi, do shtohen!

Bashkë me qytetarët me motrat e vëllezërit, me të rinjtë e të rejat e këtij vendi do ta manifestojmë me të madhe këtë të vërtetë me 20 shkurt, para zyrës së krimit dhe korrupsionit. Pas 4 ditësh, me pasion, me energji, me dashuri për Shqipërinë

/PiranjatNews/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?