Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË - Pesë muaj pas përfundimit të afatit ligjor Kuvendi pritet të nisë procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile për plotësimin e 3 vendeve vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 3 vendeve vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Lista përfundimtare e kandidatëve nga avokatia për dy këshillat u publikua të hënën në faqen e Kuvendit, sipas raportit të hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, ku janë skualifikuar nga gara 6 kandidatë duke ndryshuar dhe listën renditëse të pikëzimit të bërë nga komisioni ad-hoc i ngritur nga Avokati i Popullit.
Në bazë të së drejtës që i njeh Kushtetuta, Gjonçaj, ka skualifikuar nga gara kandidatët Përparim Kalo, Alban Alimema, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albana Tushe. Sipas arsyetimit ata nuk plotësojnë kriteret ligjore, kryesisht pasi nuk justifikojnë punën e pandërprerë si avokat në 10-vitet e fundit apo për ‘detyrime tatimore”. Verifikimi ka konstatuar se ka mungesë të pagesës së sigurimeve shoqërore për periudha të caktuara për kandidatët Alimena dhe Tushe. Ushtrimi i një detyre tjetër në institucione të administratës publike apo në institucionet e drejtësisë po ashtu është bërë shkak për skualifikim, duke skualifikuar Kalon dhe Lazimin.
Në rastin e Kalos, raporti quan si ndërprerje në ushtrimin e profesionit të avokatit periudhën që ai ka shërbyer si anëtar i Gjykatës Kushtetuese për 1 vit e 6 muaj. Për Lazimin konstatohet puna e tij si këshilltar juridik në Autoritetin Hekurudhor dhe konflikti ligjor me profesionin e avokatisë. Ndërsa Memishajn është skualifikuar për mosplotësimin e kriterit të vjetërsisë në profesionin e juristit për 15 vite.
Në listën përfundimtare që i paraqitet Komisionit të Ligjeve, nga e cila do të përzgjidhen 2 anëtarët e rinj në KLGJ, në vendin e parë renditet Eris Hysi e ndjekur nga Erind Mërkuri, Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola.
Ndërsa listën e kandidatëve për dy vende në KLP e kryeson Erind Mërkuri ndjekur nga Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri e Saimir Kola. Skualifikimi i Kalos, një ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ka bërë që renditja e kandidatëve në listë të ndryshojë pasi ai ishte i dyti në listën për KLGJ dhe i pari në listën e KLP-së sipas pikëzimit të dhënë nga komisioni ad-hoc i ngritur nga Avokati i Popullit.
Kjo ka favorizuar ngjitjen në listë të Mërkurit, i njohur si avokat i Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese në disa çështje si; përpjekja e mazhorancës socialiste për të shkarkuar presidentin Ilir Meta apo vendimi për mosdërgimin e mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetet Olta Xhaçka. Sipas CV së tij publike Mërkuri ka ofruar ekspertizë edhe për ish-Ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Departamentit të Administratës Publike, Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.
Kryesuesja tjetër e listës, avokatja Eris Hysi, ka qenë kandidate për Inspektore të Lartë të Drejtësisë. Dispozitat ligjore parashikojnë që 4 kandidatët për 2 vende vakante në KLGj dhe 2 në KLP i nënshtrohen votimit në seancë plenare pasi zgjidhen nga kjo listë me konsensus politik (4 vota pro) nga 5 anëtarët e nënkomisionin të ligjeve që ngrihet për këtë synim.
Ky nënkomision ka të drejtë gjithashtu që me 4 vota të rikthejë në garë kandidatët e skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm. Kur mungon konsensusi, emrat nga lista zgjidhen me short dhe nëse Kuvendi dështon në 3 votime radhazi që të zgjedhë me 84 vota anëtarët e rinj të KLGJ-së e KLP-së, quhen automatikisht të emëruar ata që shorti i ka zgjedhur për raundin e tretë. Procesi do të nisë pasi Sekretari i Përgjithshëm të përpilojë dhe raportin e vlerësimit për kandidatët që vijnë nga radhët e shoqërisë civile, nga të cilët do të zgjidhet anëtari i 3-të për vendet vakante në KLGJ dhe KLP. /BIRN
Dashnor Sula TIRANË - Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka komentuar ceremoninë martesore të zhvilluar një ditë më parë...
Gazmend Bardhi TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi, ka komentuar ligjin e miratuar nga qeveria i c...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një dalje publike për mediat deklaroi se kreu i SPAK Altin Du...
Bashkia Tiranë TIRANË - Policia e Shtetit ka publikuar masat paraprake për mbarëvajtjen e protestës së thirrur ditën e n...
Dhurata Çupi TIRANË- Ditën e sotmë është mbledhur Këshilli i Legjislacionit për vendimet e Gjykatës Kus...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha Kka dhënë një intervistë për revistën “The F...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi një intervistë ku është shprehur se SPAK ka mbështetjen maksim...
erion veliaj, mariglen qato, redi molla, taulant tushe TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet rreth dosjes “5D”, në ...
David Wisner TIRANA- I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, David Wisner ka marrë pjesë në ak...
aleksandar bogdanovic, ilir meta MAL I ZI- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Malin e Zi, k...