POLITIKE

'Të paprekshëm' Logu: Ndryshimet ligjore 'nominative', i garantojnë pandëshkueshmëri Ramës e 29 zyrtarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 21:24
'Të paprekshëm' Logu: Ndryshimet ligjore

Nismën ligjore të kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar Kodin e Procedurës Penale që mbrojnë atë vetë, ministrat dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë nga pezullimi nga detyra cilësohet si ‘ligj nominativ’ nga juristi Marash Logu.

Logu thotë se qëllimi I nismës ligjore u garanton pandëshkueshmërinë për 29 zyrtarë.

“Qëllimi i nismës është që këtyre zyrtarëve t’u garantohet me ligj pandëshkueshmëria, duke penguar SPAK-un të marrë masa sigurimi si pezullimi nga detyra, pavarësisht akuzave me të cilat mund të përballen, si shpërdorimi i detyrës, shkelja e barazisë në tendera apo shkaktimi i dëmeve të mëdha financiare në buxhetin e shtetit. Nisma që ka ndërmarrë Edi Rama… ka për qëllim që për 29 zyrtarë të lartë, t'ju garantojë paprekshmërinë dhe pandëshkueshmërinë ta sanksionojë me ligj. Gati, gati ky është ligj nominative.

Pra për këta 29 individë, SPAK-u duhet të kursehet në hetimet e veta dhe në masat që mund të ndërmarrë ndaj këtyre individëve. Pavarësisht se ata nga hetimet e SPAK-ut mund të rezultojnë që abuzojnë me detyrën, kanë shpërdoruar detyrën, shkelin barazinë në tendera, i shkaktojnë dëme qindra miliona euro buxhetit të shtetit  SPAK-u nuk mund të vendosë pezullimin nga detyra të këtyre 29 zyrtarëve, ku përfshihet Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryeministri, zv/kryeministri dhe anëtarët e qeverisë.”

Logu argumenton se përfshirja në këtë nismë ligjore dhe e presidentit, Avokatit të Popullit, kreut të KLSH-së dhe gjyqtarëve të Kushtetueses është vetëm garniturë, pasi qëllimi i vërtetë është mbrojtja e tij, Belinda Ballukut dhe ministrat.

“Përfshirja në këtë nismë ligjore e Presidentit të Republikës, Avokatit të Popullit, kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është thjesht për garniturë, se qëllimi kuptohet që është për të mbrojtur veten, zv/kryeministrin apo kryeministrin e tij dhe anëtarët e tjerë të qeverisë. Këta të tjerët u përfshinë për një lloj garniture, sepse qoftë në Kushtetutë dhe qoftë në ligjet organike, këta zyrtarët e tjerë që janë përfshirë e kanë të sanksionuar mënyrën se si ata mund të pezullohen nga detyra.

Për shembull marrim gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në Kushtetutë parashikohet që mund të pezullohet nga detyra në qoftë se ai merret i pandehur për një vepër penale, dënohet për një vepër penale dhe këtë vendim e merr vetë Gjykata Kushtetuese. Pra, parashikimi i propozuar sot vjen në kundërshtim me dispozitën kushtetuese që e parashikon mundësinë e pezullimit nga detyra edhe për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese”
Logu më tej e quan një rast të pastër të konfliktit të interesit dhe e argumenton pse:

“Propozimi i sotëm në fakt është një nga rastet e pastra të konfliktit të interesit. Sepse Edi Rama ka propozuar një nismë ku është drejtpërdrejtë i prekur apo si me thënë, i përfshirë në këtë nismë. Sepse ka garantuar një imunitet të zgjeruar për veten e tij dhe ligji për konfliktin e interesit parashikon që zyrtarët nuk mund të parashikojnë, nuk mund të propozojnë as të miratojnë nisma ligjore, akte nënligjore  që janë individuale, siç është ky rasti konkret. Sepse prek një numër të kufizuar zyrtarësh dhe prek vetë apo favorizon vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë zyrtarin.

Ligji për konfliktin e interesit thotë që nisma të tilla janë absolutisht të pavlefshme sepse janë kushtet e konfliktit të interesit. Sepse kryeministri dëshiron të sanksionojë nëpërmjet kësaj nisme ligjore që SPAK-u nga njëra anë dhe GJKKO-ja nga ana tjetër, nuk mund të sanksionojnë pezullimin e tij nga detyra, pavarësisht se cilat mund çfarë mund të rezultojë nga hetimet e SPAK-ut. Pra edhe sikur të zbulohet që ka abuzuar me detyrën, ka shpërdoruar detyrën, është përfshirë në veprimtari të paligjshme,  është i korruptuar, ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit miliarda euro. Është një rast i paprecedentë. Unë nuk di një rast të ngjashëm as në historitë e vendeve të Bashkimit Evropian. Nuk di një rast të ngjashëm as në Shqipëri, pavarësisht problemeve të mëdha që ka pasur Shqipëria në këto 35 vite.

Nuk di një rast të ngjashëm që kryeministri në detyrë ka propozuar një nismë ligjore qoftë ligj në parlament, apo akt nënligjor të miratuar nga qeveria, që synon t'i ofrojë atij vetë, personalisht mbrojtje personale dhe anëtarëve të kabinetit nga hetimet që mund të kryejnë organet ligjzbatuese.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?