POLITIKE

Të thënat dhe të pathënat e Bordit të Paqes, cili është interesi i Edi Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 19:14

Të thënat dhe të pathënat e Bordit të Paqes, cili

Është e rrallë, thuajse e pandodhur, për një udhëheqës të një vendi të korruptuar e jo demokratik që të kritikojë një kandidat për President në vendin që udhëheq planetin demokratik, SHBA-në. Sidoqoftë, kjo ndodhi në vitin 14 prill të vitit 2016, kur në një intervistë për median prestigjioze amerikane CNN (Cable News Network), Kryeministri Rama e deklaroi atëherë kandidatin për president Donald Trump si një “rrezik për Amerikën dhe botën demokratike”.

Retorika si anëtare e Bordit të Paqes

Retorika e Ramës pas ftesës në D.C., në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes, është kontradiktore me retorikën e tij në vitin 2016. Në takimin e djeshëm në D.C., Edi Rama falënderoi Presidentin Trump për zgjidhjen e konfliktit në Gaza, si dhe kërkoi ndihmën e tij në nxjerrjen e heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga paraburgimi në Gjykatën e Hagës.

Është me rëndësi politike për Shqipërinë që Rama t’i thurë lavde Trumpit dhe një mendje e ftohtë politike bie dakord me këtë veprim të Ramës, por vlen gjithashtu të thuhet se Rama nuk duhet t’i kishte nxjerrë asnjëherë nga goja deklaratat e tij kundër Trump në kohën kur Trump kandidonte.

Politikanët e vendeve aleate të SHBA janë gjithnjë të kujdesshëm kur mbështesin ose jo kandidatë për president në SHBA. Vijimësia e shtetndërtimit dhe ngritjes së institucioneve demokratike të Shqipërisë ka qenë gjithmonë e varur nga aftësia e udhëheqjes shqiptare për të pasur marrëdhënie të mira me administrata demokrate e republikane ne SHBA. Kur Shqipëria apo ndonjë vend tjetër aleat i SHBA pozicionohet në mënyrë të hapur pro një kandidati përpara një tjetri, frakturon marrëdhëniet SHBA–Shqipëri në rast se kandidati kundërshtar zgjidhet President i SHBA.

Krahasimi me Kosovën

Gjatë takimit të mbajtur ditën e djeshme, Presidenti Trump e përmendi emrin e Edi Ramës për fare pak sekonda, ndërkohë që lavdëroi punën e presidentes Osmani të Republikës së Kosovës, e cila si duket ka krijuar një marrëdhënie të mirë me presidentin Trump në emër të Kosovës, duke shmangur recetat bombastike mbi përmirësimin e nivelit të demokracisë amerikane nga vende jodemokratike.

Presidenti Trump sqaroi se ka zgjidhur konfliktin Kosovë–Serbi, si dhe ftoi Presidenten Osmani ta kontaktojë atë sa herë ka ndonjë problem. Kujtojmë se Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende të Ballkanit Perëndimor që kanë pranuar ftesën, duke iu bashkuar në Ballkan Sllovenisë, Kroacisë, Rumanisë e Bullgarisë, që gjithashtu janë ftuar për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. Serbia ndërkohë nuk është ftuar për t’u bërë pjesë e organizatës.

Të thënat dhe të pathënat e Bordit të Paqes, cili

Ftesat në Ballkan për Bordin e Paqes. Burimi: KosData

Roli i Shqipërisë në organizatë

Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në Bordin e Paqes. 1 miliard dollarë të taksave të qytetarëve shqiptarë do të derdhen në arkat e kësaj organizate, si kusht për pjesëmarrjen e Shqipërisë në të. Shqipëria do të jetë gjithashtu një nga vendet pjesëmarrëse në “Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese”, një forcë ushtarake paqeruajtëse e mandatuar me ruajtjen e paqes në Rripin e Gazës. Sipas planit, Gaza do të përfitojë një paketë ndihme 7 miliardë dollarë nga Kazakistani, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti.

Paketa e ndihmës, e kombinuar me Forcën Stabilizuese, do të përgatisë terrenin për një polici e qeverisje palestineze mbi territorin e Gazës.

Politika e brendshme në Shqipëri

Edi Rama nuk po e anëtarëson Shqipërinë në Bordin e Paqes për interesa të Shqipërisë, por për interesat e tij vetjake. Ai sot është në momentin më të vështirë të tij politik në 13 vite qeverisje, me SPAK që kërkon pezullimin e krahut të tij të djathtë, Belinda Ballukut, e që me gjasa mund të kërkojë dhe pezullimin e vetë kryeministrit me akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë, për më shumë se 1 vit ka pak, thuajse aspak, marrëdhënie midis kryeministrit dhe zyrtarëve të SHBA, gjë që tregon se aleati ynë i madh strategjik ndjek me shqetësim korrupsionin galopant dhe mbrojtjen politike të tij, mbrojtje që po kulminon me ndryshimet e pritura në Kodin Penal, për të ndaluar pezullimin e zyrtarëve të lartë nga Prokuroria e Posaçme.

Aferat e Unazës së Tiranës, aksit Thumanë–Kashar e Qukës–Qafë Plloç, tunelit të Llogarasë, si dhe dosja e AKSHI-t, kanë goditur legjitimitetin e mazhorancës qeverisëse në sytë e institucioneve ndërkombëtare si “Transparency International”, e cila e rendit Shqipërinë 11 vende më poshtë në indeksin e perceptimit të korrupsionit krahasuar me vitin e kaluar.

Të thënat dhe të pathënat e Bordit të Paqes, cili

Perceptimi i korrupsionit në Ballkan sipas Transparency International. Burimi: KosData

Shqetësimet për korrupsionin qeveritar dhe presionin politik ndaj drejtësisë u risollën në vëmendje edhe nga Eurodeputeti David McAllister, i cili përmendi raportin e Transparency International, ndërkohë që ditën e sotme ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i bëri thirrje politikës shqiptare të ndalë sulmet ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë.

Tabloja e përgjithshme

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes është me rëndësi historike e strategjike për Shqipërinë. Sidoqoftë, ky anëtarësim nuk është sukses i politikës së jashtme shqiptare, por produkt i nevojës që aleati ynë i madh strategjik SHBA ka për t’i mbajtur aleatët afër, duke përfshirë edhe Shqipërinë.Bordi i Paqes nuk mund të jetë mburojë për politikanë të korruptuar./amfora

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?