7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...

Partia e Lirisë ka denoncuar me forcë, udhëzimin e nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë për terapinë hormonale falas për adoleshentët në QSUNT.
Në një deklaratë nga institucioni i Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëspresidentja e PL, Erisa Xhixho tha se vendimi që prek drejtpërdrejt fëmijët dhe familjet shqiptare, është një vendim i marrë pa transparencë, pa debat publik dhe pa asnjë konsultim serioz me prindërit, ekspertët dhe shoqërinë.
Sipas saj, në shumë vende europiane, politika të ngjashme janë vënë në diskutim dhe janë rishikuar pikërisht për shkak të shqetësimeve mbi pasojat afatgjata dhe vendimet e marra në moshë të hershme.
Xhixho theksoi se ajo që e bën këtë situatë edhe më të rëndë është hipokrizia e një qeverie që pretendon se kujdeset për shëndetin e qytetarëve, ndërkohë që ka braktisur mijëra pacientë që luftojnë çdo ditë për jetën.
Si anëtare e Komisionit të Shëndetësisë, Xhixho njoftoi kërkesën e saj urgjente për një dëgjesë me Ministren e Shëndetësisë për të dhënë llogari dhe sqaruar çdo detaj të këtij urdhri.
Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho.
Jam sot përpara Ministrisë së Shëndetësisë për të denoncuar një vendim që prek drejtpërdrejt fëmijët dhe familjet shqiptare, një vendim të marrë pa transparencë, pa debat publik dhe pa asnjë konsultim serioz me prindërit, ekspertët dhe shoqërinë.
Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një udhëzim që parashikon trajtime hormonale për të mitur nga 14 vjeç, duke hapur rrugën për ndërhyrje me pasoja afatgjata në jetën e fëmijëve. Në një çështje kaq të ndjeshme, që prek zhvillimin fizik dhe psikologjik të të rinjve, shteti ka detyrimin të garantojë transparencë të plotë, debat publik dhe mbrojtjen maksimale të interesit më të mirë të fëmijës. Secila prej këtyre është injoruar tërësisht.
Në shumë vende europiane, politika të ngjashme janë vënë në diskutim dhe janë rishikuar pikërisht për shkak të shqetësimeve mbi pasojat afatgjata dhe vendimet e marra në moshë të hershme. Ndërsa vende të tjera po tregojnë kujdes më të madh, qeveria shqiptare zgjedh të ecë përpara në heshtje, pa u dhënë qytetarëve asnjë shpjegim.
Por ajo që e bën këtë situatë edhe më të rëndë është hipokrizia e një qeverie që pretendon se kujdeset për shëndetin e qytetarëve, ndërkohë që ka braktisur mijëra pacientë që luftojnë çdo ditë për jetën.
Sot, pacientët me kancer përballen me mungesën e ilaçeve jetike. Mes tyre janë edhe qindra fëmijë, prindërit e të cilëve detyrohen të marrin borxhe, të shesin pasuritë e tyre ose të kërkojnë ndihmë publike për të siguruar trajtime që duhet t’i garantonte shteti. Spitalet vuajnë nga mungesa e pajisjeve, e medikamenteve dhe e shërbimeve bazë. Qytetarët vazhdojnë të paguajnë nga xhepi për analiza, ekzaminime dhe barna, ndërsa premtimi për “shëndetësi falas” mbetet një nga mashtrimet më të mëdha të që u janë bërë ndonjëherë shqiptarëve.
Në këtë situatë dramatike, qeveria gjen fonde për të financuar trajtime hormonale, por nuk gjen fonde për të garantuar ilaçet që shpëtojnë jetën e të sëmurëve me kancer. Kjo nuk është çështje fondesh. Kjo është çështje prioritetesh.
Kjo qeveri nuk dëgjon prindërit, nuk dëgjon pacientët, nuk dëgjon mjekët dhe nuk dëgjon qytetarët. Nuk do t’ia dijë për të rinjtë që ikin përditë dhe as për të sëmurët që nuk kanë ilaçe. Nuk do t’ia dijë për pronën publike dhe as për atë private. Nuk do t’ia dijë për zërin e qytetarëve që ngrihen sa herë u rrëmbehet prona, që dhunohen e tërhiqen zvarrë vetëm sepse e duan Shqipërinë, ashtu siç është. Paturpësisht, kjo qeveri ka zgjedhur propagandën në vend të përgjegjësisë dhe vazhdon të imponojë politika pa transparencë dhe pa llogaridhënie.
Familja shqiptare meriton respekt. Prindërit kanë të drejtë të dëgjohen kur merren vendime që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e fëmijëve të tyre. Çdo politikë publike duhet të ketë në qendër mbrojtjen e fëmijëve, forcimin e familjes dhe garantimin e shërbimeve shëndetësore për ata që luftojnë për jetën.
Për këtë arsye do të përdor çdo mjet institucional, parlamentar dhe ligjor për të kërkuar transparencë të plotë mbi këtë udhëzim, për të kundërshtuar çdo vendim të marrë pa konsultim publik dhe për të mbrojtur interesin më të mirë të fëmijëve, të drejtën e prindërve për t’u dëgjuar dhe të drejtën e çdo qytetari për një sistem shëndetësor që vendos jetën dhe shëndetin në vend të parë.
Si anëtare e Komisionit të Shëndetësisë do të kërkoj me urgjencë një dëgjesë me Ministren e Shëndetësisë për të dhënë llogari dhe sqaruar çdo detaj të këtij urdhri .
Koha për llogaridhënie, trasparencë dhe përgjegjësi.
Partia Demokratike mbështet protestën e Koalicionit për Familjen, duke theksuar se terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmij&eu...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje të tensionuar për mediat, ka goditur tavolinën me grusht duke shpallur se “nuk ka marin&eum...
Kryeministri Edi Rama thotë se Pishë Poro nuk përmban statusin e zonës së mbrojtur, por peisazhit të mbrojtur. Rama tha se b&eum...
Kryetari i PD, Sali Berisha në respektim të masës ‘detyrim për t’u paraqitur’ ka dhënë deklaratën e tij p...
Kryeministri Edi Rama komentoi reagimin e autoriteteve greke pas incidentit të dhunës në Zvërnec ndaj protestuesit, edhe me shtetësi ...
Kryeministri Edi Rama tha se ngjarjet e fundit dhe reagimet publike për ngjarjet në Zvërnec e kanë bërë të reflektojë ...
Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj kundërshtimeve dhe protestave për projektin e investimit në zonën e Zvërnecit, duke deklaruar se nu...
Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e paralajmëruar në lidhje me projektin e Zvërnecit që ka ndezur protestat ditët e fund...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv. Gjat&eum...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për situatën e regjistruar dje në Zvërnec, ku ndodhi një p&e...