7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai ka zbardhur detaje nga zhvillimet më të fundit brenda formacionit më të madh opozitar, duke mos kursyer as akuzat ndaj mazhorancës dhe Policisë së Shtetit. Diskutimi mori shkas nga ngjarjet në Zvërnec, ku u denoncua mosveprimi i forcave të rendit përballë dhunës së ushtruar ndaj protestuesve nga persona të përshkruar si 'civilë banditë ordinerë'.
Pavarësisht këtij incidenti të rëndë, fokusi i vërtetë i ligjërimit politik të opozitës mbetet ripërtëritja e thellë e strukturave të saj. Rezultatet e votimit të Këshillit Kombëtar nga Kuvendi i PD-së sipas deputetit demokrat, tregojnë një transformim të qartë, ku rreth 60% e anëtarëve të zgjedhur janë gra dhe të rinj. Kjo shifër, e cila raportohet si e paprecedentë në 36 vitet e ekzistencës së partisë, përfshin studentë ekselentë, ekspertë të teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale, si dhe 32 pedagogë të rinj.
Pretendimet e propagandës qeveritare, e cila ka tentuar të zbehë këtë proces duke u fokusuar tek rizgjedhja e disa figurave historike, u hodhën poshtë kategorikisht. Prania e rreth 18 ish-zyrtarëve të lartë përbën më pak se 9% të Këshillit Kombëtar, një numër i konsideruar tërësisht i justifikueshëm për një parti konservatore që vlerëson kontributin ndër vite.
Flavio Qarri: Fjalimin tuaj e nisët me një deklaratë interesante, u adresuat në mënyrë të drejtpërdrejtë asaj që po ndodhte jashtë pallatit të kongreseve.
Belind Këlliçi: Asaj që po ndodhte në Zvërnec dhe e di që ka patur shumë e shumë lajme, të spinuara për të goditur si gjithmonë opozitën. E fajin edhe për atë që po ndodh në Zvërnec e ka opozita dhe Saliu. Por realiteti ishte ky, ndërkohë që ne ishim në një aktivitet të planifikuar 4 vjeçar, të njoftuar më përpara, në Zvërnec qytetarë protestues të ndryshëm merreshin zvarrë, dhunoheshin nga civilë banditë ordinerë, llum i kësaj shoqërie, dhe policia e shtetit bënte sehir dhe nuk kishte asnjë ndërhyrje. Dhe ajo skenë ishte një skenë jashtëzakonisht e shëmtuar dhe nuk kishte kurrsesi partia demokratike si mund të reagonte paralelisht, ndërkohë që ishte në një aktivitet të njoftuar shumë të rëndësishëm politik të saj. Dhe patëm mundësinë, që nuk kam qenë vetëm unë, ka patur edhe funksionarë të tjerë që e kanë përmendur Zvërnecin në fjalën e tyre, dhe kemi patur mundësi të reagojmë. Kemi patur mundësi të reagojmë ditën e djeshme, kam përshtypjen që sot do të ketë një shpjegim edhe një qëndrim shterues edhe nga zoti Berisha për këtë çështje, por lajmi i rëndësishëm i atij kuvendi në fakt, do të duhej të ishte, pa u eklipsuar aspak nga ajo ngjarje e shëmtuar që ndodhi në Zvërnec, do të duhej të ishte ajo që ndodhi në të vërtetë: ri-përtëritja e Partisë Demokratike.
Flavio Qarri: Çfarë nënkuptoni me këtë? Flasim këtu me shifra.
Belind Këlliçi: Çfarë nënkuptojmë me fakte. Ditën e djeshme është bërë zyrtarisht publik rezultati i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të zgjedhur me votë nga Kuvendi Kombëtar. Dhe më vjen mirë që thirrjes dhe sloganit dhe të motos së këtij kuvendi, që ka qenë ripërtëritja, hapja dhe modernizimi i partisë, me një pjekuri politike i janë përgjigjur delegatët që morën pjesë në këtë kuvend, rreth 1600, po të shtosh edhe delegatët e forumit rinor. Dhe kanë zgjedhur mes fituesve, është hera e parë, nuk ka ndodhur kurrë në 36 vite histori të asaj partie, rreth 60% të fituesve janë të rinj dhe gra. Ky është një standart që vendoset për herë të parë dhe nuk e ka asnjë forcë politike. Mbi 30% janë të rinj...
Flavio Qarri: Të rinj në moshë apo edhe në Këshillin Kombëtar?
Belind Këlliçi: Edhe moshë nën 35 vjeç, edhe si figura dhe si risi. Mes tyre studentë ekselentë, mes tyre ekspertë të IT-së, mes tyre ekspertë të inteligjencës artificiale, mes tyre pedagogë të rinj, dhe pesha shumë të forta publike edhe kur vjen puna për kauza të rëndësishme, pse jo edhe për denoncime. Më vjen mirë që janë zgjedhur për herë të parë 32 pedagogë, pra brenda kësaj strukture keni 32 pedagogë. Keni mjekë, keni arsimtarë, keni artistë, keni sportistë, pra keni figura të shquara që në një farë mënyre, ky është mesazhi me akt, pra përtej sloganeve, përtej mesazheve publike, edhe akti është shumë i rëndësishëm. Pra nuk u mjaftua ky kuvend me retorikë, por me vendimmarrje demokratët, delegatët, kanë çuar në Këshillin Kombëtar të PD-së, këtë trupë e cila është një trupë mbase më e rinovuara që ka patur ndonjëherë Partia Demokratike. Dhe ky mendoj unë do duhej të ishte lajmi i ditës.
Flavio Qarri: Po pati në fakt lajm dite për këtë, po pati një përpjekje të koordinuar për të sulmuar gati çdo aspekt të kësaj gjëje.
Belind Këlliçi: Përpjekje e koordinuar për të sulmuar. E turpshme ka qenë, kam parë lajme që sulmonin që thonin që Berisha mbyll Këshillin Kombëtar, premtoi ripërtëritje dhe ka futur aty 18 ish-zyrtarë apo drejtues të partisë. Domethënë, këta 18 që janë nxjerrë, që janë figura të shquara të partisë, këta janë më pak se 9% e Këshillit Kombëtar. Pra pretendohet që një forcë politike konservatore të mos ketë as 9%, as 10% të trupës së saj, të një organi drejtues, të mos i ketë figura historike apo kontribues ndër vite, apo njerëz që janë me eksperiencë që kanë dhënë kontribut. Pra kjo është qesharake, përkundrazi, madje do duhej të ishin edhe më shumë. Kështu që shqetësimi i madh që ka kapluar le të themi makinerinë e propagandës qeverisëse ka qenë pikërisht kjo ripërtëritje që i ka ndodhur Partisë Demokratike. Ky është lajm shumë i mirë edhe për shoqërinë shqiptare sepse janë të shumtë të rinjtë, të talentuarit, ekspertët, intelektualët që duan të vijnë dhe të kontribuojnë. Dhe ta garantoj Flavio nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë sepse partitë politike në Shqipëri, partitë e mëdha sigurisht kanë strukturat e tyre shumë të forta shpeshherë të ngurta politike...
Flavio Qarri: Para dikujt që vjen nga jashtë në një farë mënyre, do të mbajnë njerëzit e tyre.
Belind Këlliçi: Do të mbajnë njerëzit e tyre.
Flavio Qarri: Po çfarë ndikimi mendoni se do të kenë këto hyrje të reja? Dhe a do të ketë një kohezion politik apo parashikoni një valë përplasjesh konstruktive brenda Partisë Demokratike me inputin e të rinjve?
Belind Këlliçi: E mira është që Partia Demokratike ka prodhuar pafund debat brenda saj. Dhe shpeshherë kjo i ka dhënë një kosto të jashtëzakonshme Partisë Demokratike, përsa i përket le të themi organizimit të saj të brendshëm apo mesazhit të saj të unifikuar, por nga ana tjetër është e vetmja parti politike që është provë e një demokracie që funksionon në një forcë politike. Pra po të marr një shembull, ju keni të rikonfirmuar me votë, një student të dhjetorit, Myslim Murrizin, i cili nuk ka dalje të tij publike pa kritikuar Partinë Demokratike.
Belind Këlliçi: Dhe e keni provë aty, dhe e keni aty në këshill, dhe keni shumë figura të tjera, edhe studentë të tjerë të dhjetorit, edhe figura të tjera që janë kritike ndaj Partisë Demokratike dhe që janë aty. Pra prova e gjallë dhe e vetme sot që në Shqipëri ka një forcë politike që ka demokraci të brendshme, që ka debat, që ka diskutime të forta është Partia Demokratike…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për situatën e regjistruar dje në Zvërnec, ku ndodhi një p&e...
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar pas situatës së krijuar ditën e djeshme në Zvërnec, ku një...
Gazetari Julian Hoxhaj komentoi zhvillimet më të fundit politike dhe raportin e qeverisë me drejtësinë, duke u ndalur veçanë...
PD ka publikuar emrat fitues të dalë nga Kuvendi Kombëtar i datës 30 maj 2026. Sipas njoftimit zyrtar nga PD, rezulton se kandidatët...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar në Zvërnec t&eum...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me incidentet që ndodhën gjatë protestës së djeshme në Vlorë, ku qytetarë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot (31 maj) nëpërmjet një komunikimi me video-mesazh në rrjetin social, duke iu p&...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, kërkon që rojet private që dhunuan qytetarët të cilët protestonin kun...
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në rubrikën “Shënimet e Javës”, duke theksuar se me ...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Zvërnec, ku sipas tij një protestues është dhunuar nga...