Presidenti amerikan Donald Trump u bë i njohur për krijimin e një agjencie në Shtëpinë e Bardhë që përdorte teknologjinë për të thjeshtuar qeverisjen. Por Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka çuar më tej këtë ide, duke emëruar një robot me inteligjencë artificiale si anëtare të kabinetit të tij qeveritar.
Rama njoftoi këtë muaj se “Diella” do t’i bashkohet qeverisë si ministre. Diella tashmë shfaqet për të përshëndetur vizitorët në faqen zyrtare të qeverisë, e-Albania. Detyra e saj e re, mbikëqyrja e prokurimeve publike.
Ajo nuk ka pse të jetë plotësisht e pakorruptueshme për të tejkaluar sistemin aktual. Vitin e kaluar, Shqipëria mori 42 nga 100 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, i cili mat përhapjen e ryshfetit, nepotizmit dhe formave të tjera të korrupsionit. (Danimarka ishte në krye me 90 pikë; Shtetet e Bashkuara renditeshin me 65). Rama beson se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në ndarjen më të drejtë të tenderëve publikë.
Rama, është në pushtet që nga viti 2013. Ai është përballur me shqetësime për korrupsion dhe rrëshqitje demokratike.
Natyrisht, emërimi i Diellës si “ministre” është një marifet. Kushtetuta shqiptare kërkon që anëtarët e kabinetit të jenë njerëz, çfarëdo roli që të ketë inteligjenca artificiale në shpërndarjen e burimeve shtetërore, njerëzit do të jenë ata që do të përcaktojnë buxhetin dhe prioritetet qeveritare.
Qeveria shqiptare ka pasur vështirësi me teknologjinë në të kaluarën. Në vitin 2022, shërbimet qeveritare u paralizuan për javë të tëra nga një sulm masiv kibernetik nga Irani, të cilin Rama e krahasoi me një fushatë bombardimesh. Po nëse një sulm kibernetik “vret” një ministre të qeverisë, a do të shtyjë kjo Ramën të thërrasë nenin e mbrojtjes kolektive të NATO-s? (NENI 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut).
Megjithatë, përdorimi i teknologjisë së re për të adresuar korrupsionin, qoftë edhe në mënyrë simbolike, është një shtysë pozitive. Në vend që të presin për ardhjen e një “inteligjence të përgjithshme artificiale” mbinjerëzore, qeveritë anembanë botës mund të shohin se si të përmirësojnë qeverisjen duke përdorur AI-në që ekziston sot.
Në Shtetet e Bashkuara, qeveria ka mbetur prapa sektorit privat përsa i përket adoptimit të AI. Sipas Konferencës Kombëtare të Legjislaturave Shtetërore, rreth 150 projektligje mbi inteligjencën artificiale u morën në shqyrtim në parlamentet shtetërore vitin e kaluar.
Por ritmi nuk është i mjaftueshëm. Siç ka raportuar “The Washington Post”, Kina po ecën shumë më shpejt se çdo vend tjetër perëndimor në përhapjen e AI-së në spitale, fabrika dhe zyra qeveritare.
Jemi ende në ditët e para të epokës së inteligjencës artificiale. Por në një botë burokratike dhe të kujdesshme si ajo e administratës shtetërore, Shqipëria meriton vlerësim për guximin që po tregon me këtë hap të ri./ The Washington Post
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
21 Shtator16:11
Dokumentet/ Zyrtari i Bashkisë Peqin, Julian Manahasa i jep tendera kompanisë që themeloi vetë
Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Peqin, Julian Manahasa, ka krijuar një skemë të guximshme korrupsioni, duke vendosur në ...
POLITIKE
21 Shtator16:03
Zëdhënësja e Partisë së Lirisë: Ne do luftojmë për një Shqipëri të ndershme
Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli ka vënë theksin tek korrupsioni, i cili sipas saj është kthyer...
POLITIKE
21 Shtator15:20
VIDEO/ Bardhi akuza të forta ndaj Ballukut: Videoregjistrimi i korrupsionit, arsyeja e shantazhit ndaj prokurorit Dritan Prençi
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi hodhi akuza të forta ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.
Në një reagim n&eum...
POLITIKE
21 Shtator13:47
Presidenti Begaj niset drejt SHBA-së si kryesues i delegacionit shqiptar në Asamblnë e Përgjithshme të OKB-së
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të...
POLITIKE
21 Shtator12:35
Juristi sqaron procedurat e shkarkimit të Erion Veliajt si kryetar bashkie dhe pse Kushtetuesja s’mund ta ketë prioritet
Juristi Jordan Daci ndau detaje nga ana ligjore e proceseve të lidhura me detyrën e një kryetari bashkie, në prag të mbledhjes për...
POLITIKE
21 Shtator11:52
VIDEO/ Astirit në Kaos, Xhixho: Kjo lagje me 70 mijë banorë s’ka kopsht dhe shkollë publike
Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho në një postim në rrjetet sociale u shpreh se siguria ushqimore është siguri kombëtare.
Reagimi:...
POLITIKE
21 Shtator11:11
Një kandidat i denjë i PD për Tiranën përballë Manastirliut? Edi Paloka surprizon me përgjigjen e tij
Surprizon Edi Paloka. Teksa u pyet nëse do të donte të ishte përballë Ogerta Manastirliut në zgjedhjet për Bashkinë e Ti...
POLITIKE
21 Shtator11:07
DASH i “mbylli” para kohe karrierën diplomatike, reagon ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim: Kam shërbyer për 29 vite
Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, i dha fund karrierës së saj diplomatike pas 29 vitesh shërbim në Departamentin e ...
POLITIKE
21 Shtator11:02
VIDEO/ “Nuk është e vështirë, por shumë e vështirë”, ministrja e re e bën “çorap” fjalimin për të “pamundurën” në shëndetësi
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi Evis Salën si Ministre të re të Shëndetësisë.
Edhe pse me n...
POLITIKE
20 Shtator22:57
Juristi: Veliaj nuk mund të shkarkohet! Ja procedura
Juristi Jordan Daci ka komentuar mbi situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili po përballet me kërkesën për ...