Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur mbi faktin se, Edi Rama nuk po kalon dot kufirin që i ka vënë administrata Trump në SHBA, pavarësisht lobimeve të fuqishme.
Sipas gazetarit Tomorri, raportet e Edi Ramës me kartelet e drogës, dalja e emrit të tij në dosjen ‘McGonigal’ duket se i kanë mbyllur derën kryeministrit të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
‘Emri i Edi Ramës u lakua në dosjen ‘McGonigal’, emri i qeverisë Rama lakohet në një hetim ndërkombëtar të trafikut të drogës. Mos ndoshta janë këto dosje që emri i Ramës del, arsye që Edi Rama sot ka një problem me Shtëpinë e Bardhë,’ u shpreh Tomorri.
Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve të shumta të qeverisë për të forcuar lidhjet me SHBA-në, një pengesë e dukshme mbetet në fuqi.
‘Fakti që Rama nuk e kalon dot atë pragun që i kanë vënë, dhe ne kemi folur për atë kufirin që i kanë vënë, pavarësisht tentativave të shumta, fuqisë së madhe lobuese që ka Rama, sigurisht duket që ka një derë të mbyllur në SHBA, e cila nuk hapet,’ vijoi ai.
Tomorri e lidhi këtë situatë edhe me deklaratën e të ngarkuarës me punë të SHBA në Shqipëri, e cila kërkoi hetimin e karteleve të drogës dhe pastrimit të parave.
‘Mos ndoshta janë këto dosje, duke e lidhur këtë edhe në kontekstin e deklaratës së të ngarkuarës me punë të SHBA në Shqipëri, e cila kërkon hetimin e karteleve të drogës dhe pastrimit të parave’, tha ndër të tjera gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
25 Shtator20:08
'Rrethi i Ramës sa vjen e po ngushtohet'/ Koka: Libri i Trocchia vendos në pikëpyetje vullnetin e SPAK për të hetuar
Gazetari i njohur investigativ italian, Nello Trocchia, ishte sot mysafir në Syri TV, në një edicion special të emisionit Task Forcë. A...
POLITIKE
25 Shtator20:06
Banka e Shqipërisë, mbron politikën e pastrimit të parave në ndërtim
Nga Adriana Kalaja
Nëse shohim takimin e Dumanit me Zyrtarë të DASH, por edhe me të ngarkuarën me punë në Ambasadë...
POLITIKE
25 Shtator20:03
Zvarritja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, PS me standarde të dyfishta
Qeveria e re “Rama 4” e nisi punën të enjten me vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erjon Veliaj, pasi ai po pret gjyk...
POLITIKE
25 Shtator19:36
‘Afera 8 mln euro me parkun voltaik në hetim nga SPAK”, Bardhi: I takon prokurorëve të ‘thyejnë’ mburojën kriminale të Belinda Ballukut
Pas emërimit të Belinda Ballukut si drejtuese politike e Partisë Socialiste në Tiranë, kreu i grupit parlamentar të Partisë D...
POLITIKE
25 Shtator18:54
'Berisha e quan narkoshtet. Por Shqipëria është më shumë se kaq'! Gazetari investigativ: Çfarë më tha Prokurori i antimafias
Në intervistën për gazetaren Alba Kepi të Syri Tv, gazetari investigativ Nello Trocchia citoi Nicola Gratterin, prokurorin e Antimafias Ital...
POLITIKE
25 Shtator18:11
Shkarkimet dhe emërimet e reja në rangun e zv/ministrave, qeveria zbardh emrat
Qeveria njoftoi zyrtarisht emërimin e disa ministrave të rinj përfshirë ish-deputeten e Partisë së Lirisë, Cilva Caka. Në...
POLITIKE
25 Shtator18:04
Zgjedhje e kreut të ri të SPAK, drejtuesja e ambasadës amerikane i shkon në zyrë kryetares së KLP dhe i kujton kushtin e SHBA
E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë...
POLITIKE
25 Shtator17:29
Avokati Gjokutaj: Pse Erion Veliaj nuk mund ta çojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese
Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, avokati Genc Gjokutaj ka hedhur poshtë pretendimet se ish-kryetari i...