Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin Task Force me gazetaren Sonila Meço në SYRI TV, komentoi çështjen gjyqësore që lidhet me familjen e kryeministrit, duke e cilësuar procesin si të motivuar politikisht dhe pa bazë të qëndrueshme ligjore.
Tomorri theksoi se e kupton vendimin e Taulant Ballës për të bërë politikë edhe nëpërmjet kallëzimeve penale, por shtoi se procesi vetë duhet të jetë i pavarur nga politika.
‘Thelbi është kthim prone’, tha gazetari, duke sqaruar se në qendër të akuzave qëndron fakti që një pronar i ligjshëm ka përfituar pronën e vet, rrethanë që, sipas tij, ka prekur me qindra mijëra qytetarë shqiptarë.
‘Me këtë standard mund të vihet nën akuzë çdo kryeministër i çdo vendi të botës, sepse çdo qeveri kur miraton një ligj, nga ai ligj preken edhe familjarë të kryeministrit’, deklaroi Tomorri.
‘Unë e mirëkuptoj Ballën. Fundja është, është legjitime, është në të drejtën e tij të bëjë politikë qoftë edhe përmes kallëzimeve. Qoftë të kënaqi inatet, mllefin, apo ta përdori këtë edhe për interesa politike. E rëndësishme është që procesi të jetë përtej politikës.
Çfarë kemi në finale ne në këtë histori? Kemi, kemi një proces i cili është ngritur që në thelb ka një situatë. Një pronar i ligjshëm ka përfituar pronën e vet. Për këtë kemi ngritur një kallëzim dhe një gjyq që e hetojmë. Kallëzimi është për shpërdorim detyre, pastaj më vonë thuhet korrupsion e kështu me radhë.
Por në finale thelbi është që i është kthyer toka dikujt që është pronari i asaj toke. Dhe këtu është përdorur fakti që ky dikush është familjar i kryeministrit dhe lidhet tani vendimmarrja e kryeministrit me vendin. Pavarësisht se në Shqipëri janë me qindra mijëra pronarë, të cilët kanë përfituar apo u është kthyer toka dikujt në masën 100%, dikujt më pak, dikush ka përfituar më shumë e kështu me radhë.
Por të ngresh dhe të bësh një çështje kaq të madhe faktin që dikush mori pronën e tij në një kohë kur Shqipëria ka përjetuar afera të tmerrshme, kjo pastaj e tregon gjithë historinë e filmit. Ne kemi paguar qindra milionë euro për vepra fantazmë që nuk ekzistojnë.
Janë marrë paratë dhe nuk ka asgjë. Janë marrë paratë e qytetarëve. Dhe ndërkohë, nuk ka një proces në nivele politike, pavarësisht, në nivelet e larta të qeverisë, pavarësisht se vendimmarrja e gjitha që ka çuar në këto afera është e qeverisë. Dhe ne bëjmë proces, montojmë procese më saktë, për një kthim prone.
Ashtu siç ka ndodhur, e thashë, me qindra mijëra qytetarë shqiptarë të cilët kanë përfituar pronat e tyre. Dhe pastaj ta akuzosh, të futesh në dosje apo në akuzë faktin që janë marrë vendime, për zgjatjen e afatit të ligjeve të kthim-kompensimit të pronave apo përdorimit të bonove e të tjerë e të tjerë.
Por edhe ta lidhësh këtë me përfitimin e Malltezit në këtë rast, kur ato janë ligje të cilat kanë patur pastaj dhe kanë prekur me qindra mijëra qytetarë, kjo pastaj është një nonsens.
Praktikisht me këtë standard mund të vihet nën akuzë çdo kryeministër i çdo vendi të botës. Sepse çdo qeveri kur miraton një ligj, sigurisht që nga ai ligj prek edhe familjarë, krushqinj, fis, familje të kryeministrit. Pra, ne jemi në këtë situatë, kur këtu e dimë që janë bërë ligje me emër të veçantë, ‘ad hominem’, pa fund, në tekst të ligjit, emri i kompanisë.
Po, është vënë edhe, është vënë edhe në, në ligj. Te Teatri mo. Po është vënë, është vënë në ligj emri. Po, është vënë në ligj. Dhe në tekst të ligjit.
Dhe çfarë ndodh me çështjen e teatrit? Zero. Ka, ka, është kallëzuar, nuk e di sa vjet u bënë tani, katër vjet, pesë vjet, s'ndodh asgjë’, u shpreh Klodian Tomorri në SYRI TV.
Adriana Kalaja, avokate, e ftuar në edicionin informativ të lajmeve me Edvin Parrucën, ka denoncuar drejtpërdrejt kreun e SPAK, Altin Dumani...
Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, në një intervistë ngriti alarmin për atë që e cilësoi si deformim të thell&eum...
Reperi amerikan me famë ndërkombëtare, Kanye West, do të performojë në Tiranë, më datë 11 korrik 2026. Lajmi &eu...
Punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) vijojnë sot në ditën e dytë në Zagreb, duke mbledhur liderë dhe figur...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), duke ngr...
KROACI- Punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) vijojnë sot në ditën e dytë në Zagreb, duke mbledhur liderë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilëson një lajm jo të mirë për Shqipërinë rënien në indek...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka publikuar pamje nga shkolla e fshatit Mizë, e cila shihet se është totalisht e amortizua...
Me Edi Ramën, Shqipëria përkeqësohet në renditjen e lirisë së medias! Nuk ka dyshim se kur kryeministri sillet dhe vepron ...
Në një intervistë për 'Kafe Shqeto', ai ka zbardhur detaje nga beteja e tij ligjore kundër kryebashkiakut në detyrë...