Grushte e sende të forta/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë, 6 të shoqëruar
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Deputeti i PD-së, Blendi Himçi tha se taksat e larta mbi karburantin kanë rritur kostot e jetesës dhe çmimet e produkteve bazë, ndërkohë fermerët po lënë tokat djerrë për shkak të kostove të larta të naftës dhe mungesës së subvencioneve.
E ndërkohë që karburanti për jahtet luksoze taksohet më lirë, për qytetarët paguajnë çmime të larta, tha Himçi nga foltorja e Kuvendit.
Fjala e Bledi Himçit:
Ky është një turp kombëtar dhe një barrë e papërballueshme për qytetarët. Ndërkohë, vetë ministri deklaroi që në muajin paraardhës ka pasur humbje, nga pjesa e zhdoganimeve.
Në humbje në buxhetin e shtetit, nuk po i referohemi analizës që bëri kolegu Cara që në të ardhurat ishin 4.6 milionë euro, ju e pranuat. Por nisemi edhe nga ana tjetër, edhe në funksion të deklaratës suaj dhe duke e parë këtë në përgjithësinë më të plotë, thoni, kemi më pak zhdoganime nga parashikimet, 9.3 milionë euro.
Pse ka ndodhur kjo? Ka ndodhur për shkak se çmimi është shumë i lartë. Për shkak se ju nuk po ndërhyni si qeveri për të rregulluar pikërisht këtë lloj ekuilibri të tregut përsa i përket...
Pse ndodh kjo? Ju ka rënë konsumi.
Pse ndodh kjo? Pikërisht, për çfarë? Kur ju keni dyfishin, dyfishin e makinave në Shqipëri në krahasim me Kosovën dhe ju, ne zhdoganojmë po aq sa Kosova.
Çfarë tregon kjo? Që normalisht, atë që ju nuk e pranoni që është kontrabandë, na e thoni juve çfarë është, kur neve zhdoganojmë, pavarësisht se kemi dyfishin e numrit të makinave në krahasim me Kosovën, dhe nga ana tjetër, zhdoganojmë po aq karburant, në vlerë, në tonelata karburant, po aq sa Kosova.
Dhe kjo sjell edhe atë tjetrën, që çmimi i lartë, se ju mund të krenoheni dhe thoni që, dëgjo, ne e kemi vendosur për shkak të politikave tona, kjo është filozofia jonë qeverisëse, po mos harroni, ka ndikuar në bujqësi. Sot që ne flasim, çmimi i lartë i naftës, e thanë dhe kolegët paraardhës, ka bërë që fermerët të jenë në pikëpyetje të madhe se çfarë do të mbjellin.
Shumë toka janë lënë djerrë. Mekanika bujqësore sot nuk ndërhyn qoftë në plugime apo të gjithë proceset e tjera bujqësore. Për çfarë arsye? Sepse çmimi është shumë i lartë dhe produkti bujqësor që do dali nesër, do të dali me kosto shumë të larta, edhe për shkak të mungesës së politikave të subvencioneve nga ana e qeverisë përsa i përket bujqësisë. Ndaj propaganda e subvencioneve mbetet fasadë. Realiteti është se bujqësia nuk mbështet aspak, nuk mbështet aspak nga qeveria.
T'i hyjmë pak analizës. Një koleg i opozitës tha këtu që ne nuk e kemi luajtur akcizën. Gjatë këtyre, gjatë kësaj periudhe të qeverisjes suaj është rritur me 3 lekë akciza, më shumë nga ç'ishin në kohën e qeverisjes tonë. Sigurisht, sigurisht, është rritur me 20 lekë të reja përsa i përket pjesës së taksës së qarkullimit. Dhe këto kanë ndikuar sigurisht edhe në pjesën e ekonomisë, në rritjen e çmimit. Por nëse e analizojmë edhe në çmimin final, jemi më të shtrenjtët në rajon. Në rajon varion nga 35 deri në 38% e çmimit final vendosja e të gjitha taksave. Kurse tek ne jemi 55% e çmimit final. Dhe kjo ka bërë që një situatë e tillë të ndodhë pikërisht për rritjen e çmimit të taksës së qarkullimit. Efekti domino është i dukshëm. Rritja e çmimit të naftës ka rritur çmimet e mallrave të shportës, ka rritur kostot e transportit, ka ulur konkurrueshmërinë, dhe sigurisht ka shtuar emigrimin ekonomik, gjë që sjell pastaj si pasojë edhe uljen e konsumit. Bizneset po mbyllen, ekonomia po shkatërrohet. Paradoksi më i madh është se pabarazia sociale, për bujqësinë çmimi i naftës vazhdon të jetë ai i tregut. Dhe çdo fermer sot e blen me çmimin e tregut. Por mos harrojmë, neve mund të propagandojmë me, edhe me kënaqësinë më të madhe si qeveri, që çmimi për jahtet luksoze është 600 lekë. Jemi më të lirët në të gjithë Europën për çmimin e karburantit për jahtet. Për këtë po. Kjo qëndron. Dhe këtu ju nuk ndërmerrni asnjë masë për rritjen e çmimit.
Por sigurisht, duhet ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Nga ana tjetër, shikojmë që kjo ndërhyrje vjen pas 28 prillit, 28 shkurtit të këtij viti, ku sigurisht, lufta në Lindjen e Mesme solli këto lloj pasojash. Pas dy muaj e gjysëm ju vini për përmirësimin e këtij akti normativ, i cili, siç e thashë edhe në fillim të fjalës time, mbetet fasadë, sepse nuk ndikon aspak në rregullimin e ekonomisë shqiptare. Vetëm kur çmimi të shkojë 2200 lekë, vetëm atëherë, mbi 2200 lekë, vetëm atëherë mund të ndërhyni ju.
Dhe i lusim Zotit që të mbyllet sa më shpejt konflikti në Lindjen e Mesme, që shqiptarët të kenë një çmim nafte shumë më të ulët nga atë që paguajnë sot. Dhe kjo ka ndikuar, do të thoja, në pjesën më të madhe në ekonomitë familjare të çdo individi i cili sot ka një makinë, por edhe sipas efektit domino në çmimin ekonomik të çdo produkti. Ndaj, ëh, nëse nuk veprojmë sot, dhe ta kemi të vërtetë që ky akt normativ duhet të kishte ndërhyrë me një tjetër projekt, me një tjetër mundësi dhe një tjetër realitet përsa i përket uljes së çmimit të naftës, të paktën të kishim mundësinë që të parandalonim qoftë kontrabandën, po qoftë edhe pasurimin e një grupi në kurriz të popullit. Shqipëria ka nevojë për drejtësi ekonomike, për transparencë dhe për një qeveri që i shërben qytetarëve dhe jo që i shfrytëzon ata.
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin “Task-Forcë” në SYRI TV, ka kritikuar funksionimin e SPAK dhe më...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur në Kuvend një sërë shqetësimesh që lidhen me gjendjen e infrastru...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë gjatë seancës plenare se po lejon bashkëpunim me grupe të m&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për protestën e opozitës e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në or&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama është i plagosur politikisht për vdekje. Gjatë një...
Seanca e sotme në Kuvend u shoqërua me debate e akuza mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjithashtu ‘përplasje...
Kreu i PD-së, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur Erion Braçes, ndërsa pohoi se ky i fundit ishte mashtruesi më i ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama paraqitet në Kuvend vetëm për të bllokuar drejt&...
Kryedemokrati Sali Berisha komentoi Belinda Ballukun, e cila një ditë më parë në homazhet për Servet Pëllumbin nuk ishte me...
Trupa e re gjyqësore ka vendosur që më 26 maj, në orën 10:00, të zhvillohet seanca e parë ndaj Kryetarit të Bashkis&eu...