POLITIKE

U sulmua me vezë dhe kos jashtë Kryesisë së Kuvendit, Beleri për mediat greke: Ishte akt i inskenuar, nuk më shqetëson aspak sa më vlerëson Rama

M.B Përditësimi i fundit 30 Tetor 2024, 08:52

U sulmua me vezë dhe kos jashtë Kryesisë së Kuvendit, Beleri

TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri, ka reaguar për sulmin që iu bë një ditë më parë me vezë dhe kos jashtë Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Ai ka thënë për mediat greke se është e pamundur që një qytetar t’i afrohet një anëtari të një misioni të huaj.

Beleri ka shtuar se disa gazetarë u përpoqën të ndalonin sulmuesin, por disa të tjerë, sipas tij, ishin pjesë e drejtimit dhe sinjalizuan , duke e cilësuar kështu inskenim atë që i ndodhi. Gjithashtu Beleri e cilësoi si “të papranueshëm” edhe qëndrimin ndaj tij nga kryeministri Edi Rama.

“Të gjithë e dinë shumë mirë se është e pamundur që një qytetar t’i afrohet një anëtari të një misioni të huaj”, tha Beleri për median greke ANT1. Disa gazetarë u përpoqën të ndalonin sulmuesin, por disa të tjerë ishin pjesë e drejtimit dhe sinjalizuan kur do të vija për të më sulmuar.

 Ajo që bëri ishte e papranueshme nga pikëpamja institucionale. Në një çështje personale nuk më shqetëson aspak sepse sa më vlerëson ai aq edhe unë e vlerësoj”, tha Beleri për median greke ANT1.

fredi beleri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?