Ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...

Këshilli i Ministrave vendosi që t’i fshehë pas marrëveshjeve të konfidencialitetit shpenzimet për udhëtimet e kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë të lartë përmes një vendimi që minon, sipas ekspertëve, parimet e transparencës dhe llogaridhënies.
Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën që të fshehë pas marrëveshjeve të konfidencialitetit udhëtimet e kryeministrit Edi Rama, një çështje për të cilën ai shpesh është kritikuar për mungesë transparence.
Ndryshimet në një vendim të mëparshëm që rregullon funksionet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, DSHQ, parashikojnë që kjo drejtori të negociojë kontrata me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi nën konfidencialitet. Qeveria argumenton se kjo bëhet për të mbrojtur të dhënat personale.
“Me çdo institucion, i cili do të marrë shërbimin sipas kësaj shkronje, DSHQ-ja nënshkruan aktmarrëveshje bashkëpunimi dhe konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale…”- thuhet ndër të tjera në VKM-në e qeverisë.
Vendimi është pritur me kritika dhe shihet si shkelje e ligjeve që detyrojnë organet publike t’i nënshtrohen transparencës për përdorimin e fondeve publike.
Blerjana Bino, drejtoreshë e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SciDev) i tha BIRN se shpenzimet për udhëtimet e kryeministrit jashtë vendit nuk mund të konsiderohen të dhëna personale në kuptimin e mbrojtjes së privatësisë.
“Ato lidhen me ushtrimin e funksionit publik dhe me përdorimin e fondeve publike, ndaj përbëjnë informacion me interes të lartë publik,” tha Bino.
Edhe Rigels Xhemollari nga “Qendresa Qytetare” e kritikon vendimin si një sjellje me dy standarde të qeverisë që e premton transparencën, por nuk e zbaton atë.
“Problemi i parë lidhet me modelin, nga njëra anë Rama na prezantoi platformën Transparent Albania si urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarit, nga ana tjetër firmos fshehjen e pagesave të veta për avione dhe hotele,” tha Xhemollari, duke e konsideruar këtë “një qeveri me dy standarde dhe mungesë të theksuar siqeriteti”.
Sipas Xhemollarit, “arsyetimet për sekret tregtar apo konfidencialitet janë justifikimet më të zakonshme të atyre që duan të fshehin informacion, por parimi është i thjeshtë, ti si zyrtar i shtetit, po përdor lekët e njerëzve për të udhëtuar dhe ke detyrimin t’i bësh transaprente”.
Edhe Bino këmbëngul se çdo informacion që lidhet me përdorimin e parave publike dhe me ushtrimin e detyrave shtetërore është informacion publik dhe duhet të jetë i aksesueshëm nga qytetarët dhe mediat, në emër të transparencës dhe llogaridhënies
“Për funksionarët publikë dhe sidomos ata në pozicionet më të larta ka kërkesa llogaridhënie edhe më të larta dhe janë subjekt një kontrolli publik dhe më të madh,” theksoi Bino duke e konsideruar transparencën në përdorimin e parave publike si prevaluese në çdo rast.
Sipas Binos, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet të shprehet dhe të sqarojë edhe publikun e gjerë se cilat të dhëna përbëjnë interes publik që duhet të publikohen, dhe cilat mund të mbrohen për arsye sigurie apo privatësie.
Duke iu referuar standardeve europiane, ajo sjell në vëmendje rastin e Presidentes së Komisionit Europian që u detyrua të publikojë mesazhet e saj në celular pasi një gjykatë e BE-së vlerësoi se refuzimi i mëparshëm për t’i bërë ato publike nuk ishte i arsyeshëm dhe kundërshtonte ligjet për transparencën dhe interesin publik.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN nëse ky vendim shkelte detyrimet për transparencë.
Udhëtimet charter të kryeministrit Edi Rama janë bërë pjesë e debatit politik prej vitesh për shkak të një marrëveshjeje të diskutueshme me Air Albania dhe kostove të paqarta.
Të paktën prej vitit 2020, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një aeroplan ‘Airbus A319-100′. Aeroplani i konfigurimit ‘Vip’ mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë.
Sipas të dhënave që ka bërë më herët publike Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, kjo e fundit faturohet nga Air Albania për 25 orë fluturimi në vit dhe pjesën tjetër “marrësi i shërbimit e përfiton me tarifë zero”.
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare pretendon gjithashtu se paguan afërsisht 2450 euro për orë fluturimi të kryeministrit ose gjashtë herë më pak se vlera mesatare e tregut për një fluturim charter.
Në muajin qershor, Rama u filmua teksa zbriste nga një avion privat në aeroportin e Hagës gjatë udhëtimit të tij drejt Samitit të NATO-s. Avioni ishte i ndryshëm nga ai qeveritar që përdor zakonisht Rama në udhëtimet e tij zyrtare të viteve të fundit dhe i përkiste tipit “Gulfstream Aerospace G-IVSP” me regjistrimin “TC-EMR”, duke ngritur pikëpyetje të reja për kostot.
Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë deklaroi se edhe ky udhëtim ishte mbuluar nga marrëveshja kuadër që Kryeministria ka me kompaninë private, Air Albania./BIRN
Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me një “gënjeshtër” publike të bërë nga ministri i Drejt...
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, nga një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se sistemi i drejt&e...
Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në studion e “Kafe Shqeto”, ka komentuar gjatë situatën e rëndë të drejtësis&eu...
Kandidati i pavarur për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës, Florjan Binaj ftoi përfaqësuesen e PS-së, Ogerta Manastirliun p&eu...
Kandidati i pavarur për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, aktori dhe moderatori i mirënjohur, Florjan Binaj deklaroi se nu...
Tirana do të mirëpresë më 13 dhe 14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor. Lajmi u...
Sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), do të zhvillohet seanca paraprake për dos...
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log” u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetueses për të pezulluar dekretin p&eum...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”ka folur për reagimet e publikut pas vrasjes së gjyqtarit Astrit K...
Kjo foto (fotoja me Edi Ramën) është shkrepur në një aktivitet të FRESH. Në atë periudhë, thonin që Rama ...