Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

GJIROKASTRA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral sot në Gjirokastër. Berisha tha se 21% e familjeve shqiptare nuk u japin dot 3 vakte ushqim fëmijëve të tyre. Sipas Berishës, vendi është zhytur në mjerim. Ai shtoi se sot 57% e 760 mijë pensionistëve marrin një pension nën 160 euro ndërsa fshati ka një pension 120 euro.
"Mirëpo në qoftë se do ndiqeshin rritja e ccmimeve, të gjithë pensionistët sot nuk do mund të kishin një pension nën 390 euro për të jetuar siç jetonin në vitin 2013. Ndërsa qeveria i përjashtoi ata, i la në atë që klasifikohet si varfëri ekstreme. Varfëria ekstreme është tirani mjerimi. Është tirani, është shtypje, është topitje, është poshtërim, është zhvlerësim", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Gjirokastrite dhe gjirokastrite, mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju në këtë shesh, për të gjithë qytetarët e këtij qyteti, për të gjithë banorët e qarkut të Gjirokastrës kudo që ndodhen sonte, në Shqipëri, emigracion e diasporë. Mirënjohje të pakufishme për këtë pritje fantastike, mesazhi më i mirë që u përcillni sot shqiptarëve. Por unë u sjell ju sonte përshëndetjet e qytetarëve të një turi që nisi në Vorë, vazhdoi në Fier, Himarë, Borsh, Sarandë dhe që qëndroi këtu në Gjirokastër, turi i vërtetë i shpresës, optimizmit dhe fitores. I dashur zoti Tritan Shehu, udhëheqës politik i qarkut të Gjirokastrës, të dashur kryetarë të degëve të PD të këtij qarku, të dashur dhe të nderuar kandidatë tanë për depuretë të PD, përfaqësues dinjitozë të qarkut të Gjirokastrës, krenari e veccantë për këtë qark dhe Shqipërinë.
Miqtë e mi, sonte jam para jush për të paraqitur projektin tonë të Gjirokastrës madhështore, të Shqipërisë madhështore. Cilido që njeh alfën e këtij qarku, e këtij qyteti, e këtij rrethi, gjen madhështi, trashëgimi madhështore të kësaj treve, gjen lashtësi, gjen gjeni të letrave shqipe sicc është Ismail Kadare, gjen burra të mëdhenj, luftëtarë të pamposhtur. Gjen Antigonenë, një nga trashëgimitë më të mëdha kulturore. Por gjen shpirtin e madh, tolerant të banorëve të këtij qarku, në të cilin shqiptarë, grekë, arumunë jetojnë vëllazërisht, jetojnë në mirëkuptim të plotë njëri me tjetrin. Pra ne kemi një trashëgimi madhështore, kemi dhe një shpirt madhështor tek qytetarët e Gjirokastrës. Por prapë ne nuk mund të themi se kemi Gjirokastrën e sotme madhështore. Nuk mund të themi se kemi ende të ardhmen madhështore të Gjirokastrës.
Nuk mund ta themi këtë sepse sot në Gjirokastër dhe mbarë Shqipërinë, sipas burimeve të pavarura të UNICEF, 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte ushqim fëmijëve të tyre, nuk kanë. Miq do kërkoj ndjesë t’u rrëfej një moment nga jeta ime e mgekut. Në vitin 1988 u bë një plenum dhe për turpin e atij regjimi vendosën që fermerit t’i japin një kec dhe një qengj. Kecin do ia merrnin, qengjin do ia linin. Në atë mbledhje e mora fjalën, dhe Sali Berisha në atë mbledhje, bëri apoteozën e lopës. Mbajtja një fjalmi për lopën ku kërkova t’u kthehet dhe gjithccka e argumentova me minimumin proteinik që ishte një bazë e minimumit jetik. Mungesa e tij i mbante njerëzit në uri, i mplak para kohe dhe u shkurton jetën. Vite më vonë vjen në Shqipëri një delegacion francez, një mik i imi me një grup deputetësh. Më pyet, Sali si i keni punët? Probleme kemi, jemi të varfër.
Jo, Sali, jeni mirë. Se kishin shkuar në Prezë, kishin parë sytë e fëmijëve. Ishin të ushqyer. Nuk kishin uri. Sot UNICEF thotë se 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte fëmijëve të tyre. Sot 760 mijë pensioniste kanë pensione qesharake. Sot 57 përqind e 760 mijë pensionistëve marrin një pension nën 160 euro. Sot fshati ka një pension 120 euro. Sot ndihma ekonomike është qesharake. Ja pra o miq. Mirëpo në qoftë se do ndiqeshin rritja e ccmimeve, të gjithë pensionistët sot nuk do mund të kishin një pension nën 390 euro për të jetuar siç jetonin në vitin 2013. Ndërsa qeveria i përjashtoi ata, i la në atë që klasifikohet si varfëri ekstreme. Varfëria ekstreme është tirani mjerimi. Është tirani, është shtypje, është topitje, është poshtërim, është zhvlerësim.
A mund të jetë kjo Gjirokastra madhështore? Kurrë. A mund të jetë kjo Shqipëria madhështore? Kurrë. Miqtë e mi, nuk krahasoj sot me diktaturën staliniste, por në vitet ’70, një poet i madh, i pavdekshëm, shkruan një poemë, Saharaja dhe ai krahason Shqipërinë me Saharanë. Ndër të tjera thotë se Saharaja nuk shikon ëndrra se ishin të shtypur. Po ne ku jemi me ëndrrën sot? Ëndrra jonë sot janë të rinjtë. Por të rinjtë po ikin. Ne sot jemi një vend pa ëndërr. Çfarë ëndrre mund të kemi ne kur 600 mijë të rinj kanë ikur 10 vitet e fundit? Çfarë ëndrre mund të kemi ne kur në shkollat e Gjirokastrës dhe të mbarë Shqipërisë janë reduktuar në maksimum nxënësit? Kur në Labovë, në Maleshovë, në zonat e tjera, klasa me dy nxënës, klasa pa nxënës? Çfarë po ndodh me Shqipërinë dhe me Gjirokastrën? A nuk po zvogëlohemi ne në mënyrë të tmerrshme.
Nuk ka një komb në histori që në 10 vite të ketë humbur, sicc thotë statistika evropiane, 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e BE. Atëherë, a ka një thirrje të brendshme nga shpirti i këtij kombi? A ka një thirrje nga thellësitë e kësaj toke, të shpëtojmë Shqipërinë, t’i japim Shqipërisë madhështinë që i takon.
TIRANA- Kandidati i Lëvizjes BASHKË për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori, ka publikuar një video ku shfaqet duke ecur n...
SARANDË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Sarandë, deklaroi se do të 5-fishohen subvenc...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka uruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për përvjetorin e ditëlindjes. Përmes nj&...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Elbasan u shpreh se në 11 maj do të votojmë për të mbyllur ...
SARANDË- Kreu i Partisë Demokrati, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Sarandë u shpreh se qyteti bregdet, ësht&eum...
SARANDË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vazhduar me turin e tij elektoral ku këtë pasdite ka mbajtur një takim me qytetarët e Sar...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë në Elbasan falënderoi vajzat dhe gratë për mbështetjen e dhënë. Gjatë f...
ELBASAN- Kreyministri Edi Rama ka zhvilluar një takimet edhe me gratë dhe vajzat nga Elbasani. Rama para se të niste fjalim e tij i kë...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me vajzat dhe gratë në Elbasan. Rama ka shkëmbyer batuta edhe me...
SARANDA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme në Sarandë. Berisha tha se t&eum...