POLITIKE

"Vrasja e 28 vjeçarit, e treta në një javë", PD: Krimi bashkëqeveris me narkoRilindjen! Këto vrasje i bashkon klima e pasigurisë, mungesa e rendit, dorëzimi dhe kompromentimi i policisë

n.f Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 14:52
"Vrasja e 28 vjeçarit, e treta në një javë", PD:
Bardhi

TIRANË- Koordinatorja e departamenteve në PD, Silvi Bardhi ka mbajtur një deklaratë për mediat në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendi. Bardhi u shpreh se ekzekutimi i të riut është një vrasje tipike mafioze, e cila mbyllet me makinën e djegur të autorëve e cila sipas saj tashmë ky është një skenar tipik për Tiranën dhe Shqipërinë.

Bardhi shtoi se ajo që Policia mund të na sigurojë nga këto ngjarje është vetëm komunikata, inicialet e të vrarëve, dhe fakti se autorët kanë ikur, si gjithmonë, në drejtim ta paditur. Ajo shtoi duke thënë se vrasja e Prendit është e treta brenda një javë ndërsa theksoi se të tre vrasjet i bashkon e njëjta gjë: klima e pasigurisë, mungesa e rendit, dorëzimi dhe kompromentimi i Policisë.

Ajo shtoi se vrasjet në Tiranë gjatë kësaj jave kanë autorë të ndryshëm, por pas tyre qëndrojnë Edi Rama dhe ministri Hoxha. Bardhi tha se njëri qëndron si kryeministri në qeverinë e të cilit ka një koordinator të bandave, dhe tjetri si i emëruar i këtyre bandave në krye të Ministrisë së Brendshme.

Deklarata e koordinatores së departamenteve në PD, Silvi Bardhi:

Një 28 vjeçar është vrarë mbrëmë, duke e nisur një javë të re të përgjakur për kryeqytetin e Shqipërisë. Një vrasje tipike mafioze, e cila mbyllet me makinën e djegur të autorëve, është tashmë një skenar tipik për Tiranën dhe Shqipërinë. Ajo që Policia mund të na sigurojë nga këto ngjarje është vetëm komunikata, inicialet e të vrarëve, dhe fakti se autorët kanë ikur, si gjithmonë, në drejtim ta paditur.

Vrasja e Klajdi Prendit është e treta brenda një javë: një i ri 28 vjeçar, një nxënës 14 vjeçar dhe një biznesmen 52 vjeçar kanë humbur jetën në rrethana tragjike. Të tria vrasjet i bashkon e njëjta gjë: klima e pasigurisë, mungesa e rendit, dorëzimi dhe kompromentimi i Policisë.

Partia Demokratike, duke i shprehur ngushëllimet familjes Prendi, siguron ata dhe të gjithë opinionin publik se një Memorandum i Rendit, Sigurisë dhe Jetës do të jetë pjesë e programit të saj elektoral për zgjedhjet e ardhshme. Kthimi i Sigurisë së Jetës dhe Rendit Publik brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, siç ka ndodhur edhe në vitin 2005, është një premtim që kryhet sepse është mbajtur edhe më parë nga Qeveria Berisha.

Përveç kësaj, ne nuk i ndërpresim përpjekjet për Komisionin parlamentar të së Vërtetës. Ne e dimë se pas vrasjeve mafioze dhe rendit të humbur, nuk qëndron kriminaliteti apo prirja drejt tij e njerëzve, por çiftimi i politikës me krimin. Lehtësirat dhe partneriteti që narko-qeveria u siguron bandave, u jep atyre leje për të vrarë e prerë, për ta konsideruar Shqipërinë një territor që e ndajnë me qeverinë e Edi Ramës.

Bandat e mendojnë veten si parti bashkëqeverisëse në koalicion me Ramën. Ato kanë marrë timonin, duke i lënë Ramës tepsinë. Vrasjet në Tiranë gjatë kësaj jave kanë autorë të ndryshëm, por pas tyre qëndrojnë Edi Rama dhe ministri Hoxha. Njëri si kryeministri në qeverinë e të cilit ka një koordinator të bandave, dhe tjetri si i emëruar i këtyre bandave në krye të Ministrisë së Brendshme.

Jo për të ruajtur rendin dhe sigurinë, por për të sinjalizuar bandat kur shërbimet e huaja kryejnë aksione kundër tyre, në Europë apo Shqipëri. T’i kërkosh dorëheqje një ministri si Ervin Hoxha është punë e kotë. Kjo, sepse institucioni i dorëheqjes u përket burrave dhe grave me ndërgjegje, jo vartësve të narkobanditëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë