POLITIKE

Workshopi i 18-të i Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore/ Sejko: Ekonomia shqiptare ka pësuar ndryshime të rëndësishme strukturore!

n.f Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 14:37
Workshopi i 18-të i Kërkimeve Ekonomike për Evropën
Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka marrë pjese në ëorkshopin e 18-të të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore. Gjatë këtij takimi Sejko mbajti fjalën e tij ndërsa falënderoi Departamentin e Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë dhe të gjithë pjesëmarrësit nga bankat e tjera qendrore për kontributin e tyre të çmuar, si dhe mbështetjen në këtë bashkëpunim që vijon prej më shumë se një dekade.

Sejko u shpreh se  prania e Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber nënvizon bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve në avancimin e kërkimit ekonomik dhe ndërtimin e kapaciteteve. Ai shtoi se aktualisht, po bashkëpunojnë për krijimin e një infrastrukture të fortë dhe të dobishme për modelimin ekonomik për të mbështetur vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë në lidhje me ndryshimet klimatike, si dhe ndikimin e tyre në stabilitetin financiar.

Sejko tha se takimi i këtij viti vjen në një moment të veçantë, ku ekonomia globale përballet me pasiguri të shtuara që vijnë nga një mjedis i paqëndrueshëm i inflacionit dhe normave të interesit, por edhe me pasiguri politike dhe institucionale që krijojnë terren për ndryshime të rëndësishme të politikave dhe qeverisjes në vitet e ardhshme.

Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka pësuar ndryshime të rëndësishme strukturore, që lidhen me rritjen e shpejtë të turizmit dhe ndërtimit; ndryshime demografike të lidhura me plakjen e popullsisë, migrimin e saj, si dhe procesin e integrimit në BE. Sipas tij gjatë pesë viteve të fundit, ekonomia e Shqipërisë është përballur me luhatje të konsiderueshme të çmimeve për shkak të fenomeneve natyrore, goditjeve ekonomike dhe zhvillimeve gjeopolitike.

Ai tha se politika jonë monetare ka dëshmuar të jetë e zhdërvjellët ndaj këtyre ndryshimeve, duke siguruar që kushtet e financimit të mbeten të favorshme për një rritje ekonomike të qëndrueshme, të reflektuar në rritjen e kreditimit me bazë të gjerë dhe likuiditetin e bollshëm në sistemin financiar.

Sejko tha se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë politika të tjera, si ato makroprudenciale në bashkëveprim me ato me natyrë mikroprudenciale. Sipas tij menaxhimi strategjik i kushteve monetare siguroi që inflacioni të kthehej në objektiv pa shkaktuar recesion, duke nënvizuar angazhimin tonë ndaj stabilitetit makroekonomik në vend.

Ai tha se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë edhe një sërë nismash të tjera që kanë të bëjnë me rritjen e përfshirjes dhe kulturës financiare, ku ligji mbi shërbimet e pagesave dhe mbi llogarinë bazë, anëtarësimi ynë në SEPA dhe strategjia për edukimin dhe përfshirjen financiare, pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar. Sipas tij këto masa synojnë ta modernizojnë atë, të rrisin përfshirjen financiare, të reduktojnë informalitetin në ekonomi, si dhe të përmirësojnë transmetimin e politikës monetare. Sejko shtoi se ato janë jetike për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar, nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe mbështetjen e objektivave më të gjerë makroekonomikë të Shqipërisë.

E nderuar Zonja Ambasadore Huber! Të nderuar pjesëmarrës! Më lejoni t’ju uroj mirëseardhjen në Takimin e 18-të të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore të organizuar nga Banka e Shqipërisë. Edhe këtë vit, kam nderin të përshëndes këtë takim, ku studiues dhe akademikë, nga rajoni dhe më gjerë, mblidhen për të diskutuar mbi sfidat ekonomike dhe financiare që prekin ekonomitë tona.

Fillimisht, dëshiroj të falënderoj Departamentin e Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë dhe të gjithë pjesëmarrësit nga bankat e tjera qendrore për kontributin e tyre të çmuar, si dhe mbështetjen në këtë bashkëpunim që vijon prej më shumë se një dekade. Një mirëseardhje të veçantë i uroj Shkëlqesisë së saj, zj. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri, prania e së cilës nënvizon bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve tona në avancimin e kërkimit ekonomik dhe ndërtimin e kapaciteteve. Aktualisht, po bashkëpunojmë për krijimin e një infrastrukture të fortë dhe të dobishme për modelimin ekonomik për të mbështetur vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë në lidhje me ndryshimet klimatike, si dhe ndikimin e tyre në stabilitetin financiar.

Takimi i këtij viti vjen në një moment të veçantë, ku ekonomia globale përballet me pasiguri të shtuara që vijnë nga një mjedis i paqëndrueshëm i inflacionit dhe normave të interesit, por edhe me pasiguri politike dhe institucionale që krijojnë terren për ndryshime të rëndësishme të politikave dhe qeverisjes në vitet e ardhshme. Gjithashtu, sfidat e tjera afatgjata të lidhura me ndryshimet e klimës, digjitalizimin dhe përfshirjen financiare, apo sigurinë kibernetike, kërkojnë ndërmarrjen e politikave të rëndësishme, të cilat nxiten nga diskutime në forume të tilla.

Përgjatë këtyre dy ditëve, materialet dhe studimet e prezantuara do të diskutojnë mbi implikimet e normave të interesit dhe kursit të këmbimit në ekonomi dhe në sektorin financiar, duke analizuar mënyrën se si tregtia dhe financa ndërveprojnë me njëra-tjetrën, si dhe me faktorët mjedisorë, socialë dhe të mirëqeverisjes (ESG), në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të ekonomisë. Një tjetër çështje që do të shqyrtohet është edhe ekuilibri midis politikave monetare dhe fiskale, dinamika e financave digjitale dhe implikimet e çmimeve të pasurive të patundshme në stabilitetin makrofinanciar.

Pjesë e diskutimeve do të jetë roli jetik i flukseve hyrëse të kapitalit, si investimet e huaja direkte dhe remitancat, në nxitjen e rritjes dhe të stabilitetit makroekonomik. Pjesë e agjendës së këtij viti është edhe eksplorimi i metodave të kërkimit të inteligjencës artificiale dhe të machine learnig, si dhe fuqisë së tyre transformuese në politikëbërje dhe analiza. Përdorimi i këtyre mjeteve është bërë gjithnjë e më kritik në rritjen e saktësisë dhe përshtatshmërisë së vendimeve dhe politikave, veçanërisht përballë ndryshimeve të shpejta ekonomike dhe financiare, si dhe të një informacioni gjithmonë në rritje.

Më duhet të nënvizoj që ekonomia shqiptare ka pësuar ndryshime të rëndësishme strukturore, që lidhen me rritjen e shpejtë të turizmit dhe ndërtimit; ndryshime demografike të lidhura me plakjen e popullsisë, migrimin e saj, si dhe procesin e integrimit në BE. Gjatë pesë viteve të fundit, ekonomia e Shqipërisë është përballur me luhatje të konsiderueshme të çmimeve për shkak të fenomeneve natyrore, goditjeve ekonomike dhe zhvillimeve gjeopolitike. Si përgjigje, politika jonë monetare ka dëshmuar të jetë e zhdërvjellët ndaj këtyre ndryshimeve, duke siguruar që kushtet e financimit të mbeten të favorshme për një rritje ekonomike të qëndrueshme, të reflektuar në rritjen e kreditimit me bazë të gjerë dhe likuiditetin e bollshëm në sistemin financiar.

Nga ana tjetër, krahas rregullimeve në normat e interesit, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë politika të tjera, si ato makroprudenciale në bashkëveprim me ato me natyrë mikroprudenciale. Në të njëjtën kohë, minimizuam paqëndrueshmërinë e çmimeve, duke ruajtur një ekuilibër delikat midis kërkesës dhe ofertës. Menaxhimi ynë strategjik i kushteve monetare siguroi që inflacioni të kthehej në objektiv pa shkaktuar recesion, duke nënvizuar angazhimin tonë ndaj stabilitetit makroekonomik në vend.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë edhe një sërë nismash të tjera që kanë të bëjnë me rritjen e përfshirjes dhe kulturës financiare, ku ligji mbi shërbimet e pagesave dhe mbi llogarinë bazë, anëtarësimi ynë në SEPA dhe strategjia për edukimin dhe përfshirjen financiare, pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar. Këto masa synojnë ta modernizojnë atë, të rrisin përfshirjen financiare, të reduktojnë informalitetin në ekonomi, si dhe të përmirësojnë transmetimin e politikës monetare. Ato janë jetike për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar, nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe mbështetjen e objektivave më të gjerë makroekonomikë të Shqipërisë.

Të nderuar pjesëmarrës, Jam i bindur se njohuritë e marra në këtë forum, jo vetëm që do të pasurojnë njohuritë tona mbi çështjet komplekse me të cilat përballemi, por do të na ndihmojnë gjithashtu të krijojmë politika më efektive, në funksion të stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar, për një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë. Mbi të gjitha, besoj se hulumtimi juaj kërkimor jep një kontribut të rëndësishëm për bankat qendrore, duke iu mundësuar atyre të shërbejnë si një shtyllë thelbësore e stabilitetit të çmimeve dhe të stabilitetit financiar, rol të cilin Banka e Shqipërisë e luan me shumë përgjegjshmëri.

Falënderoj edhe njëherë Shkëlqesinë e Saj, Zj. Ruth Huber, dhe në mënyrë të veçantë, Sekretariatin e Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike, për kontributin që SECO i ka dhënë Bankës së Shqipërisë në kërkimin shkencor, politikën monetare dhe stabilitetin financiar. Ky kontribut ka ndihmuar në rritjen e njohurive, ekspertizës dhe aplikimit të metodave bashkëkohore të analizës ekonomike e financiare, si dhe në përmirësimin dhe zgjerimin e modeleve të parashikimit dhe të analizës. Jam besimplotë që këtë bashkëpunim do ta zgjerojmë edhe më tej në të ardhmen në fushat të tjera të bankingut qendror.

Më lejoni t’ju përgëzoj edhe njëherë, duke ju nxitur të vazhdoni projektet tuaja kërkimore, me qëllim gjenerimin e gjetjeve, sugjerimeve dhe këshillave të dobishme për vendimmarrësit. Ju uroj diskutime sa më të frytshme, për të ndërtuar së bashku një të ardhme ekonomike afatgjatë të qëndrueshme për të gjitha vendet e Evropës Juglindore. Faleminderit!

sejko workshopi i 18-të i kërkimeve ekonomike për evropën juglindore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë