POLITIKE

Zelenskyy kërkon vazhdimësi të mbështetjes amerikane gjatë administratës Trump

n,f Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 08:28
Zelenskyy kërkon vazhdimësi të mbështetjes amerikane
Foto ilustruese

SHBA- Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po i afrohet trevjetorit të saj, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thekson shpresat e vendit të tij për vazhdimësinë e mbështetjes amerikane edhe gjatë administratës së re Trump.

“Jemi duke pritur inaugurimin e presidentit amerikan. Unë mendoj se e gjithë bota është duke e pritur, sepse Shtetet e Bashkuara janë një partner strategjik në stabilitetin global”, tha zoti Zelenskyy këtë javë gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Varshavë me Kryeministrin polak Donald Tusk.

Presidenti ukrainas Zelenskyy e përshkroi SHBA-në si “donatorin më të madh që mbështet Ukrainën në luftën e saj për mbijetesë përballë agresionit rus” dhe shprehu optimizëm për bashkëpunim të thelluar nën parimin e “paqes përmes forcës”. Ai tha gjithashtu se qeveria e tij tashmë po koordinon me Uashingtonin në lidhje me takimet e mundshme me Presidentin e zgjedhur Trump, i cili merr detyrën të hënën.

“Ekipet tona janë duke punuar për detajet e këtij diskutimi vendimtar. Ne duam t'i japim fund kësaj lufte, por me kushtet e një paqeje të drejtë”, tha ai.

Fokusi kryesor për Ukrainën në negociatat e ardhshme të paqes do të jetë sigurimi i garancive të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse të sigurisë për të parandaluar një agresion të ardhshëm rus.

Presidenti i zgjedhur Trump ka shprehur skepticizëm për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake amerikane për Kievin, duke u zotuar vazhdimisht se do t'i jepte fund luftës që përpara se të merrte presidencën më 20 janar. Megjithatë, ditët e fundit, ndihmësit e tij kanë thënë se afati i ri kohor për përfundimin e luftës janë 100 ditët e para të administratës së tij, që do të ishte në fund të prillit.

I emëruari për postin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, tha gjatë seancës së konfirmimit të tij të mërkurën: "Edhe nëse konflikti përfundon, Ukraina duhet të ketë aftësinë për të mbrojtur veten". Ai shtoi se kjo është një çështje e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë për Ukrainën.

Kryeministri Tusk, duke qëndruar përkrah zotit Zelenskyy në Varshavë, tha se garancia më e mirë e sigurisë për Ukrainën do të ishte anëtarësimi në institucionet euroatlantike. Por, vuri në dukje ai, ideja për anëtarësimin e Ukrainës në NATO mbetet “e diskutueshme në disa vende”, duke e bërë jetike për aleancën perëndimore që t'i sigurojë Ukrainës një zgjidhje të prekshme, për të siguruar paqen në Evropë.

Ukraina nuk mund të përfshihet në "lojëra" duke zvogëluar përmasat e ushtrisë së saj, tha gjithashtu Presidenti Zelenskyy, duke hedhur poshtë idenë për ta bërë këtë.

Ai tha se një ushtri e fortë mbrojtëse është "garancia e vetme e sigurisë" përpara negociatave të mundshme të paqes me Rusinë. Komentet e tij iu referuan njoftimeve nga rrjeti Bloomberg News, se Presidenti rus Vladimir Putin pritet të kërkojë gjatë diskutimit me Presidentin e ardhshëm Trump, që Ukraina të ndërpresë lidhjet me NATO-n dhe të miratojë një status "vendi neutral" me një ushtri të kufizuar.

Duke theksuar fuqinë aktuale të ushtrisë së Ukrainës, zoti Zelenskyy tha se ajo tani përfshin 880,000 ushtarë të ngarkuar me detyrën për t’iu kundërvënë rreth 600,000 forcave ruse të përqendruara në rajone specifike. Sipas tij, Ukraina prodhon mbi 30% të pajisjeve të saj ushtarake, kryesisht dronët. Ai u ka bërë thirrje aleatëve dhe partnerëve që të investojnë për prodhimin ushtarak në Ukrainë.

Rusia dhe Ukraina bëjnë çdo ditë sulme ajrore ndaj njëra-tjetrës. Mijëra civilë ukrainas janë vrarë nga sulmet ruse, krahas viktimave të mëdha në radhët e forcave ukrainase dhe ruse, që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkurt 2022.

Ndër opsionet e propozuara për garancitë e sigurisë është edhe ideja e Presidentit francez Emmanuel Macron për dislokimin e forcave evropiane në Ukrainë.

Gjatë vizitës së tij në Varshavë, Presidenti Zelenskyy konfirmoi se kishte diskutuar mbi propozimin. Duke iu përgjigjur pyetjeve të Zërit të Amerikës, presidenti ukrainas tha se edhe pse ideja mbetet në fazat e hershme, nisma, sipas tij, mund të jetë pjesë e garancive më të gjera të sigurisë për Ukrainën.

“Mbështesim idenë e një kontigjenti që përfshin aleatët dhe partnerët tanë strategjikë si pjesë e garancive të sigurisë. Megjithatë, vetëm kjo nuk do të mjaftojë”, tha zoti Zelenskyy. Si hap i parë, presidenti ukrainas tha se do të ishte efektive të dërgoheshin instruktorë perëndimorë në Ukrainë me një plan përgatitor gjithëpërfshirës, për të forcuar njësitë në terren.

Presidenti Zelenskyy tha gjithashtu se ka në plan ta diskutojë idenë me Kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili mbërriti në Kiev të enjten me një zotim për të ndihmuar në garantimin e sigurisë së Ukrainës. Britania dhe Ukraina ranë dakord për një traktat "Partneriteti 100-vjeçar" që mbulon mbrojtjen, shkencën, energjinë dhe tregtinë.

Garancitë e tjera të sigurisë që vuri në dukje zoti Zelenskyy përfshijnë sanksione shtesë, dërgesa të vazhdueshme të armëve dhe investime për industrinë e mbrojtjes. Ai bëri thirrje për veprim urgjent ndërkombëtar, përfshirë me përdorimin e fondeve të ngrira ruse për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. “Mbështetja më e fortë për ushtrinë ukrainase do të ishte lëvrimi i 250 miliardë dollarëve nga pasuritë e ngrira ruse, për të blerë armët që i duhen urgjentisht Ukrainës”, tha ai.

Udhëheqësit polakë dhe ukrainas përqafuan aspiratat e Ukrainës për në Bashkimin Evropian, si pjesë e procesit të paqes. Polonia, e cila mban presidencën e rradhës të BE-së, përsëriti angazhimin e saj për të përshpejtuar integrimin evropian të Ukrainës. Kryeministri Tusk e përshkroi presidencën e BE-së si një mundësi për të dalë nga ngërçi dhe për të përshpejtuar pranimin e Ukrainës.

"Do të punojmë pa kushte me Ukrainën dhe partnerët tanë evropianë për ta përshpejtuar këtë detyrë të madhe dhe thelbësore", tha ai.

Zoti Tusk vuri në dukje se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të rrisë sigurinë evropiane dhe ai premtoi ta bënte çështjen një përparësi. “Do ta thyejmë ngërçin që kemi për këtë çështje”, tha ai gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. "Do ta përshpejtojmë procesin e anëtarësimit"./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan