POLITIKE

"Zero prova e fakte kundër Metës", Blushi: Vendimi i Kushtetueses konfirmon degradimin

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 18:20
"Zero prova e fakte kundër Metës", Blushi: Vendimi i

Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Ilir Metës lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Në një deklaratë, Blushi tha se vendimi nuk përbën asnjë habi dhe asnjë surprizë, duke akuzuar gjykatën se ndodhet nën ndikim politik dhe shantazh të vazhdueshëm.

Blushi theksoi se ky vendim konfirmon degradimin e drejtësisë në vend, duke e cilësuar sistemin aktual si një “vegël qorre politike”. Ai theksoi se ankimimi në Gjykatën Kushtetuese ishte një hap formal i domosdoshëm për t’i hapur rrugë ndjekjes së çështjes në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Deklarata e Blushit:

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lanës për kërkesën e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, kuterbon erën e qelbur Edi Rama në çdo rresht te paçavures se tyre dhe në çdo ditë zvarritjeje. Asnjë çudi dhe asnje surprizë për sa kohë dihet se kush e komandon këtë gjykatë te degraduar dhe kujt i janë betuar realisht gjyqtarët e saj te kapur per fyti qe japin vendime vetem duke shkelur e perdhosur Kushtetutën. Ky vendim nuk zhgënjen më askend sepse pritshmëritë dhe iluzionet jane zero në një sistem ku drejtësia është kthyer në vegël politike te Edi Rames dhe narkoqeverise se tij.

Po të varej nga vullneti ynë, asnjë minutë nuk do të ishte humbur me një ankimim në këtë gjykatë. Por rruga drejt Strasburgut na detyron të kalojmë formalisht nga kjo hallkë, për të cilën Presidenti Meta ka folur që më 2 mars 2020, para të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë botës, duke e cilësuar si “gjykatë betimesh te Lana”, një përkufizim që sot vetëm sa është konfirmuar nga një seri e pandalshme vendimesh te turpshme ku ky i sotmi ishte vetem nje konfirmim degradimit pa kthim te kesaj gjykate me regji..

Gjykata Kushtetuese konfirmoi sot se po zhytet ne llumin e saj pa u ndalur dhe se Ramaforma, antiligji, shkelja e Kushtetutës dhe refuzimi për të respektuar Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut janë aktualisht dimensionet e ekzistences së saj. Procesi ndaj Presidentit Meta, nga rrëmbimi terrorist, te izolimi ekstrem për më shumë se 19 muaj, pa asnje provë, fakt e dokument penal kunder tij është një akt kriminal për këdo që e ka parë, përjashtuar Gjykatën e degraduar të Lanës.

Sot Kushtetuesja kishte nje mundesi ne radhe te pare veten per te pastruar pak nga fytyra e saj e ndotur nga era e Edi Ramës, por e humbi edhe kete mundësi, duke u mbytur në pisllëkun e Lanës. Kjo Gjykatë vërtetoi sot se po ecën pa u ndalur ne rrugen e vetposhterimit dhe vetperdhosjes, per te mbetur ne memorjen e shqiptareve dhe në shtyllën e turpit të Ramaformës si Gjykata Kushtetuese me mizerabel qe Shqiperia ka pare ndonjehere.
Ne nuk kemi dhe as kemi pasur asnje pritshmeri nga nje gjykatë që prodhon vetëm vendime që vijnë era Edi Rama, landfill, incinerator dhe era Lanë.

Por, pasi e mbajtën këtë çështje peng për 6 muaj, të paktën gjyqtarët e Lanës të kenë dinjitetin të mos zvarrisin më zbardhjen e vendimit. Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë analistëve dhe gazetarëve që janë ushqyer me dezinformim dhe falsifikime: ejani më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në çdo seancë pasuese. Ejani dhe shihni vetë nëse ekziston qoftë edhe një qindarkë e paligjshme që lidhet me Ilir Metën.
Në çdo seancë do të dalë e vërteta edhe pse dhjetëra kërkesa të gazetarëve për intervista me Presidentin Meta janë refuzuar, një e drejtë që nuk u mohohet as kundërshtarëve të Putinit në Rusi.

Ejani të shihni se si “DIA” rezulton një strukturë e ndërtuar dhe e përdorur për interesa të errëta, në bashkëpunim me qeverinë, në funksion të aferës së 479 milionë eurove me CEZ-in, një nga skandalet më të rënda, për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal, ndërsa dosja vazhdon të flejë.

Ejani të lexoni vetë letërporositë, të ndërtuara mbi gënjeshtra, për të mbuluar të vërtetën. Transparenca është e vetmja rrugë drejt së vërtetës. Mos mungoni në asnjë seancë, për të parë nga afër çmontimin e një procesi farsë, politik dhe kriminal, ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, një proces që sot, më shumë se kurrë, kundërmon nga vendimi i Gjykatës së Lanës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?