POLITIKE

Rrogozhina pa kryetar bashkie, ISP: Janë shkelur afatet!

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 12:23

Rrogozhina pa kryetar bashkie, ISP: Janë shkelur afatet!

Rasti i Rrogozhinës, një praktikë tipike devijimi nga fryma e ligjit, demokracisë përfaqësuese, dekriminalizimit, integritetit dhe transparencës në vendimmarrje.

Nga monitorimi i praktikës nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) konstatohet me shqetësim se edhe në raste të mëparshme institucionet, sidomos Këshilli i Ministrave, nuk e ushtrojnë në kohën e përcaktuar ligjore funksionin dhe përgjegjësitë e vet dhe për pasoja vendimi real për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme (kur krijohen vakanca) imponohet nga agjenda politike e qeverisë dhe jo nga logjika proceduriale ligjore.

Ligjet duhen respektuar pavarësisht interesit politik të palëve të përfshira në procese të tilla. Ky është një standard dhe një detyrim i panegociueshëm për një vend që po synon anëtarësimin në BE.

ISP ka konstatuar gjithashtu se zyrtari i dënuar që humbet postin, vijon të ketë ende anëtarësi efektive në strukturat drejtuese të forcës së vet politike, – nuk ka pasur asnjë njoftim për jetësimin e standardeve të dekriminalizimit jo vetëm në bashki por edhe në partinë respektive politike.

6 vite pasi u fut për herë të parë në Bashkinë e Rrogozhinës si kryetar dhe fitoi tre palë zgjedhje me radhë, Edison Memolla është shpallur fajtor për ndikim në zgjedhjet e fundit, dhe me urdhër të Gjykatës së Posaçme të Apelit është dërguar në qeli, ku duhet të vuajë dënimin me 1 vit burg.

Figura të njohura politike të partisë së tij e kanë marrë publikisht në mbrojtje, një shans i humbur për të distancuar politikën nga rastet e krimeve zgjedhore dhe zyrtarëve që provohen se kanë shkelur ligjin.

Gjithashtu, është konstatuar se më faqen zyrtare të bashkisë vijon të figurojë kryetar, ish-kryetari i dënuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, një tregues tjetër shmangie nga standardet e transparencës, informimit, llogaridhënies dhe integritetit të institucioneve përfaqësuese.

Nëse do të ishin respektuar afatet Prefekti i Tiranës do të kishte informuar Këshillin e Ministrave me 11-12 shkurt 2026, Këshilli i Ministrave do të kishte informuar Presidentin dhe KQZ me 13-15 shkurt 2026 dhe Presidenti do të kishte dekretuar zgjedhjet e reja në Rrogozhinë midis 15-25 mars 2026. Jemi në muajin prill dhe ende Këshilli i Ministrave nuk ka kryer detyrimin e vet ligjor për raste të tilla.

"Nga monitorimi i praktikës nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) konstatohet me shqetësim se edhe në raste të mëparshme institucionet, sidomos Këshilli i Ministrave, nuk e ushtrojnë në kohën e përcaktuar ligjore funksionin dhe përgjegjësitë e vet dhe për pasoja vendimi real për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme (kur krijohen vakanca) imponohet nga agjenda politike e qeverisë dhe jo nga logjika proceduriale ligjore. 

Ligjet duhen respektuar pavarësisht interesit politik të palëve të përfshira në procese të tilla. Ky është një standard dhe një detyrim i panegociueshëm për një vend që po synon anëtarësimin në BE", konstaton Instituti i Studimeve Politike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?