POLITIKE

Panariti: Fermerët në krizë, nevojitet paketë emergjente mbi 100 milionë euro dhe ulje TVSH-së

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 12:48

Panariti: Fermerët në krizë, nevojitet paketë emergjente mbi

Edmond Panariti paralajmëron se fermerët shqiptarë përballen me një krizë ekzistenciale për shkak të mungesës së financimit dhe kostove të larta të prodhimit, duke kërkuar masa urgjente për mbështetje dhe TVSH të reduktuar.

Deklarata e Sekretarit për Bujqësinë në Partinë e Lirisë, Prof. Edmond Panariti:

Shkas për këtë komunikim sot me ju është protesta e fermerëve, shoqatës së tyre, përpara Ministrisë së Bujqësisë dje, që për mua ishte një dëshmi e krizës ekzistenciale të tyre, pra rrezikut të mbylljes përfundimtare të biznesit të tyrepër shkak të mungesës së financimit.

Ata e kanë kuptuar shumë mirë që skema kombëtare e subvencionit të bujqësisë me fondin e alokuar prej 52 milionë eurosh, është e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e tyre, pra thjesht nuk ka para për të përballuar kërkesat e mësha për financim të fermerëve.

Aritmetika është e thjeshtë, paratë mungojnë.

Në mënyrë që të mbahen ata në këmbë ka nevojë për një paketë shtesë të emergjencës që duhet të jetë jo më pak se 100 milionë euro, ashtu sic kanë vepruar dhe vendet fqinje, Maqedonia e Veriut ose ashtu sic po pregatitet të veprojë edhe Kosova për të përballuar pikërisht këtë krizë të madhe të prodhimit nga rritja e papërballueshme e kostove.

Vet skema kombëtare, po ta shqyrtojmë me hollësi është ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë përjashtuese, pra janë vendosur disa pragje diskriminues absurd, si përshembull kufiri prej 3 hektarë sipërfaqe për të përfituar fondin prej 100 mijë lek të vjetra për hektar, kur ju e dini fare mirë që pjesa dominuese e parcelave në Shqipëri nuk kalojnë 1.2 ose 1.3 hektarë .
Kjo do të thotë që 94% e zotëruesave të parcelave të përjashtohen nga skema kombëtare.

Po kështu, pavarësisht se ka një reduktim të pragut për mbështetjen e blektorisë, përsëri 55% e fermave blektorale mbeten jashtë financimit.

Ajo që është edhe më shqetësuese është fakti që prodhimi kombëtar, produktet tona bujqësore dhe blektorale ngarkohen me një TVSH asfiksuese, 20%, e cila pretendohet që do të rimbursohet në masën 10%.

E para, nëse ndodh ky rimbursim, ndodh në fund të vitit fiskal, sshoqëruar natyrisht me paraqitjen e faturave tatimore.
Problemi i cështjes duhet thjeshtuar, duhet të veprojmë ashtu sic vepron Bashkimi Europian, ashtu sic po vepron shteti fqinj, Maqedonia e Veriut, duke vendosur një TVSH të reduktuar dhe propozimi jonë edhe në programin e bujqësisë ka qenë shumë i qartë, ta ulim me 4 herë TVSH-në ta cijmë në 5% për ti dhënë një frymëmarrje prodhimit bujqësor dhe blektoral.

Kështu po vepron Bashkimi Europian, i cili mesatarisht e ka 6%, Maqedonia e Veriut që e ka pak a shumë në nivelin e 5%.

Duke vepruar kështu i japim një frymëmarrje prodhimit kombëtar, e bëjmë atë më konkurues.

Dhe nga ana tjetër kemi një rritje të frikshme të kostove të imputeve bujqësore, duke filluar nga nafta.

Sot në treg cmimi i naftës, pavarësisht nga ulja këto ditë të cmimit të saj në bursat botërore, përsëri është në nivelin e 230 lekë për litër.

Kjo reflektohet në rritje të kostos së prodhimeve bujqësore, sepse penalizon punimin në bujqësi, për lerim, për frezim, për diskim, kërkohen shumë para, të cilat fermeri nuk i ka.

Po kështu kemi një rritje të jashtëzakonshme të kostos së plehërave azotike dhe atyre fosfatike.

Të rifillojë rimbursimi i naftës sipas skemës që ka qenë më përpara.

Nëse me shumë zell fillon furnizimi i naftës pa taksa për jahtet, të bëhet dhe kjo për bujqësinë.

Me dy tankera naftë për jahtet mbaron dhe plotësohen nevojat e bujqësisë.

Prandaj nëse vërtet kërkohet që të mbahet prodhimi bujqësor në këmbë, të rikthehet fuqishëm skema e naftës pa taksa, e cila është emergjente për arsye sepse bafta zë 70% të kostos së prodhimit bujqësor, se përdoret jo vetëm për punët me mekanikë bujqësore, por dhe për serat për ngrohje.

E njëjta gjë për plasmasin.

Ajo që është alarmuese dhe këtë e treguan edhe shifrat e INSTAT-it për dy muajt e parë të këtij viti, është që prodhimi bujqësor vendas është në rënie pikiatë.

Sipas INSTAT vetëm këto dy muajt e parë kemi një ulje të eksporteve bujqësore me 33% dhe rritje të importeve bujqësore me 23%, duke thelluar edhe njëherë deficitin tregëtar.

Kjo reflektohet në rritjen në rritjen e jashtëzakonshme të cmimeve në treg të prodhimeve bujqësore.

Domatja ka kapërcyer 4 mijë lekë të vjetra për kg, pikërisht nga ulja e ofertës të prodhimit vendas dhe meqënëse tregu tashmë kontrollohet nga pak duar, nga oligopole, ata përcaktojnë edhe cmimet.

Në qoftë se ne do të dalim në tregjet e Tiranës, por dhe të gjithë Shqipërisë, do shikojmë një dominim të prodhimeve të imortuara të frutave dhe perimeve dhe kjo ndodh në një vend i cili i ka të gjitha kushtet për prodhim gjithvjetor të këtyre artikujve.

Pra një vend që ka 300 ditë diell, që ka ujë, ka tokë pjellore, është një padrejtësi që të mos jetë në gjendje që të ofrojë këto produkte për ushqimin e popullatës dhe jo më pastaj për eksport.

Prandaj dhe kërkohet një rishikim i skemës dhe ajo që të hiqen pragjet, ne e kemi thënë dhe e kemi theksuar me forcë.

Është edhe antikushtetuese të vendosësh pragje diskriminuese për persona dhe për individë që aq i kanë mundësitë për të administruar fermat e tyre bujqësore dhe blektorale.

Dhe ajo që është më kryesore, urgjentisht ose me akt normative ose nëpërmjet një projektligji në Parlament, të miratohet një paketë shtesë e financimit të bujqësisë, e cila duhet të jetë jo më pak se 100 milionë euro dhe një TVSH e reduktuar në 5%.

Vetëm me këto masa mund të ndalohet rënimi i bujqësisë dhe të projektohet rimëkëmbja e saj në të ardhmen.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?