Partia Socialiste po përgatiten për zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Vlorës, pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, ndonëse Qeveria ende nuk e ka njoftuar vakancës, që t’i jepej mundësia Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zgjedhjeve.
Në Vlorë pritet që zgjedhjet të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme lokale në Berat, Mat, Tepelenë, Cërrik dhe Tiranë, në qoftë se shkarkohet Erion Veliaj.
Mësohet se ditën e djeshme (e premte), drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi ka zhvilluar një mbledhje me kryesinë e këshilltarëve socialistë në qytet. Më tej, bëhet me dije se takimi kishte në fokus përzgjedhjen e kandidatit që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Emri më i përfolur për të marrë drejtimin e Bashkisë së Vlorës mësohet se është ai i Elis Halili, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të bashkisë.
Vlen të theksohet se fillimisht, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak më 22 shtator, Elis Halili pritet të votohet për t’u bërë “de jure” kryetar i komanduar i Vlorës, edhe pse aktualisht konsiderohet i tillë, ndërsa më pas pritet të zyrtarizohet edhe si kandidat i socialistëve në zgjedhje.
Elis Halili ishte firma e fundit e Ermal Dredhës. Ditën që dha dorëheqjen, ish-kryebashkiaku firmosi edhe emërimin në postin e nënkryetarit të Elis Halilit, të cilit më pas u komandua në krye të Bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Në media u aludua se emërimi i Elis Halilit iu imponua Ermal Dredhës nga Bledi Çuçi, i cili ndodhej në Vlorë ditën kur dha dorëheqjen, më 10 shator. E duket se socialistët e kishin planifikuar me kohë kryetarin e ri të Bashkisë së Vlorës
Elis Halili është me profesion inxhinier dhe ka qenë përgjegjës i firmës ndërtuese “Fusha” sh.pk. në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha që ka realizuar disa projekte në qytetin e Vlorës, mjaft të kontenstuara dhe me dyshime korruptive.
Emërimi i Elis Halili, “de facto” në krye të Bashkisë së Vlorës, erdhi në të njëjtën ditë kur Shkëlqim Fusha u mor zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me dosjen e Erion Veliajt, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
20 Shtator15:35
VIDEO/ “Shqipëria në krizë të thellë”, Tabaku: Ja tre sektorët kryesorë në rënie
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se industria, energjia dhe bu...
POLITIKE
20 Shtator15:28
Vjen shkarkimi nga pozicioni i parë për Veliajn! Përfiton Sako e Durrësit, e preferuara e socialistëve
Përpara se të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj është shkarkuar së pari nga posti i kryetarit të ...
POLITIKE
20 Shtator15:20
Nënkryetari i Këshillit në Bashkinë e Tiranës: Do ta lejojë Rama-Veliajn të flasë para se ta shkarkojë?
Ditën e martë, Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të vendosë për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet n&e...
POLITIKE
20 Shtator13:44
Rama: ‘Diella’ së shpejti do të ketë fëmijë, do t’i lindë në maternitetin e AI
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ministren e re të Shëndetësisë, Evis Salën, në ambientet e Qendrës Spitalore Univer...
POLITIKE
20 Shtator13:33
Struktura e re e Kuvendit/ Zbulohet lëvizja e radhës e mazhorancës, Peleshi thërret konferencën e kryetareve
Java politike do të nisë me tentativën e radhës të kryeparlamentarit për të gjetur gjuhën e përbashkët mes d...
POLITIKE
20 Shtator13:19
A mund të shkarkohet Erion Veliaj? Avokati rendit 3 pika që mund ta penalizojnë kryebashkiakun para Këshillit
Avokati Genc Gjokutaj në Syri TV foli rreth procedurës së ndjekur për shkarkimin e Erion Veliajt. Sipas tij, rasti i tij nuk mund të ...
POLITIKE
20 Shtator13:13
Çuçi mbledh këshilltarët e PS-së të Vlorës. Ja kush është kandidati që do të propozohet për kryetar bashkie
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës Bledi Çuçi, ka zhvilluar të premten një mbledhje me kryesinë e këshillta...
POLITIKE
20 Shtator12:55
Nuk kishin përfituar fonde publike përpara fushatës, KQZ shpërndan 12 mln lekë për partitë e reja si kompensim!
Katër parti të reja të cilat ishin pjesë e garës zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kanë përfituar ...
POLITIKE
20 Shtator12:19
Rama harron sulmet ndaj gjyqtarëve: I kemi dhënë liri drejtësisë si pushtet i pavarur! Nuk kemi ndërhyrë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pushteti gjyqësor prej vitesh është pushtet i pavarur nga ekzekutivi. Gjatë prezantimit të...
POLITIKE
20 Shtator12:05
Rama sfidon bluzat e bardha: Jeni nazelinj! Do të sjellim mjekë të huaj për të punuar në spitale
Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, janë larguar rreth 1 milionë shqiptarë nga vendi, ku Shqipërisë i &eu...