Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme lidhur me pranimin nga Gjykata Kushtetuese të padisë së ngritur nga 37 deputetë të PD-së dhe opozitës për rrëzimin e ligjeve që prekin Zonat e Mbrojtura. Zhupa gjatë fjalës së saj u shpreh se nuk pret që Këshilli i Ministrave, apo Kuvendi që e kanë miratuar për procedurë të bjenë hasha vetes dhe të sjellin parashtrime në përputhje me atë që kërkon Kushtetuta dhe Konventa e BE-së.
Zhupa theksoi se pret që Gjykata Kushtetuese të ngrihet në lartësinë e duhur gjatë gjykimit të kësaj çështje të Zonave të Mbrojtura. Ajo shtoi se ligji i Zonave të Mbrojtura ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në pikën e saj dhe në parimet e saj të solidaritetit shoqëror, që sipas saj supozon se brezat e ardhshëm duhet të jenë më mirë se sa brezat aktualë, dhe se duhet të ruhet pasuria e përbashkët për t’ju trashëguar atyre.
Zhupa tha se ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e qytetarëve, por vetëm interesin e Edi Ramës, miqve të tij, të cilët duan të ndërtojnë atje ku tashmë ishte e ndaluar me ligjin paraprak. Zhupa ka shtuar se Partia Demokratike do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje në të gjitha nivelet institucionale, brenda dhe jashtë vendit.
Fjala e plote;
Mirëdita! Si fillim viti, dua të them që kemi dhe një lajm pozitiv nga Gjykata Kushtetuese. Padia e bërë nga 37 deputetë të PD, dhe të opozitës të cilët përfaqësohen nga unë në Gjykatën Kushtetuese është pranuar nga Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e ligjeve në Zonat e Mbrojtura.
Kjo padi është pranuar dhe si palë në gjykim, përveç deputetëve të cilët kanë çuar padinë, janë pranuar dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave. Të gjitha palët kanë afat datën 12 shkurt për të paraqitur parashtrimet e veta në lidhjet me çështjen.
Unë nuk pres që, Këshilli i Ministrave, apo Kuvendi që e kanë miratuar për procedurë të bjenë hasha vetes dhe të sjellin parashtrime në përputhje me atë që kërkon Kushtetua dhe Konventa e BE, por pres që Gjykata Kushtetuese të ngrihet në lartësinë e duhur gjatë gjykimit të kësaj çështje të Zonave të Mbrojtura.
Ligji i Zonave të Mbrojtura, siç ju e dini dhe ne kemi patur raste ta diskutojmë, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në pikën e saj dhe në parimet e saj të solidaritetit shoqëror, që supozon se brezat e ardhshëm duhet të jenë më mirë se sa brezat aktualë, dhe duhet të ruhet pasuria e përbashkët për t’ju trashëguar atyre. Zhvillimin e qendrueshëm, i cili nuk mbrohet duke shkatërruar dhe betonizuar Zona të tëra të Mbrojtura që janë në shërbim të publikut dhe duke i kthyer në shërbim të një oligarku të caktuar të lidhur me pushtetin. Ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e qytetarëve, por vetëm interesin e Edi Ramës, miqve të tij, të cilët duan të ndërtojnë atje ku tashmë ishte e ndaluar me ligjin paraprak.
Ju e dini që, në Shqipëri me investimet strategjike janë ndërtuar 5.8 milionë m2 tokë në bregdet, në vija bregdetare, nëpër zona të rëndësishme të Shqipërisë. Thënë këtë shifër do të thotë se, nuk ka më ku të ndërtohet përveçse të hysh në Zonat e Mbrojtura, dhe këta që janë sjellë si terroristë ambjentalë, do të duan që të hyjnë dhe kanë hyrë me këtë ligj brenda Zona të Mbrojtura.
Kjo shkon në linjë të drejtë edhe me ndryshimin që kanë depozituar në Kuvend për të ndryshuar për të 10-tën herë ligjin për investimet strategjike, duke i bërë një shtyrje atyre dhe duke dhënë mundësi që të ndërtojnë komplekse, hotele me 5 yje në Zonat e Mbrojtura.
Në këtë formë që është ligji mban një formë të rëndë të cënimit të shtetit të se drejtës, barazisë para ligjit dhe parimit të hierarkisë së normave. Nuk është një ligj që i shërben shoqërisë, por është një ligj që i shërben një individi ose një grupi individësh të lidhur me pushtetin.
Është një ligj që nuk zbaton Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Një provë që ne na është shtuar, të cilën do ta depozitojmë në Gjykatën Kushtetuese është dhe progres-raporti i BE, i cili doli në fundin e vitit të shkuar që e thotë qartësisht që: ligji i Zonave të Mbrojtura është një ligj pa konsultim publik dhe është një ligj që bie ndesh me standardet e BE-së. Po ashtu, edhe Konventa e Bernës ak bërë të njëjtën deklaratë publike, e cila sërish do të jetë një provë në Gjykatën Kushtetuese për të thësë se ligji bie ndësh standardeve që ka Konventa e Bernës.
Nuk gjejmë asnjë model në botë apo europian që të ketë këtë model për Zonat e Mbrojtura, praktikisht t’i lerë Zonat e Mbrojtura të pambrojtura. Dhe një prove tjetër e krimit dhe vërtetësia e asaj që ne themi se do ta shtojmë në prova janë dhe 9 projektvendime, që tashmë janë vendime që kanë kaluar në 27.09.2024, ku në 9 Zona të Mbrojtura në të gjitha është ulur mbrojtja dhe është lejuar ndërtimi, ku është cunguar zona e cila duhet të ishte e paprekshme, sepse nuk kemi më zonim.
Marr angazhimin në emër të PD, dhe si përfaqësuese e PD në atë gjyq dhe në atë seancë që do të jetë më pas do të jetë seancë publike, është që ne nuk heqim dorë dhe do të ndjekim të gjitha hallkat institucionale brenda vendit dhe jashtë që këtë ligj ta ndalojmë dhe ky ligj të mos jetë një ligj me të cilin funksionojnë Zonat e Mbrojtura në Shqipëri.
Hoti TIRANË- Deputetje e PD-së, Eld Hoti ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së sa...
SHBA- Imazhi i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha është shfaqur në kullën Rockfeller në New York. Në një m...
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë apel për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit...
ITALIA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Giro d’Italia në Romë, teksa Shqipëria do të jet&e...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot me anë të rrjeteve sociale se përzgjedhja e Shqipërisë për të mbajtur eventin e&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e partisë, ku në fokus t&e...
Prattipati-Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot n&eum...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se kryeministri Edi Rama dje nuk u betu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se sot çdo shqiptar e sheh q&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se mazhoranca nuk ka program përveçse mashtrime. Në nj&...