Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e partisë, ku në fokus të diskutimeve ka qenë diaspora dhe procesi i votimit nga ana e saj. Sipas tij çdo votë e tyre është votë për rotacionin, ndryshimin dhe shpëtimin e Shqipërisë. Berisha gjithashtu u shpreh se do të ndjekin procesin me një mori të pafundme takimesh kudo që të jenë ata.
"Rikthehemi tani tek emigracioni dhe diaspora. Ne kemi ngarkuar zonjën Jozefina Topalli koordinatore kombëtare për emigracionin dhe diasporën. Por tani ne kalojmë në një proces decentralizmimi maksimal. Çfarë do të thotë kjo? Çdo drejtues, çdo deputet, çdo anëtar i kryesisë dhe Këshillit Kombëtar duihet të shfrytëzojë çdo lidhje, çdo potencial për takime në emigracion dhe diasporë. Ne nuk e bazojmë në takime pompoze, 200 mijë euro, 130 mijë eurosh, siç bëjnë ata. Ne do të ndjekim procesin me një mori të pafundme takimesh kudo që të jenë ata.
Por ky proces, rrënja, themelet e tij janë në Shqipëri. Kjo kërkon që ne duhet ti identifikojmë, të bëjmë listën e çdo qytetari dhe qytetareje në diasporë që ka të drejtë vote. Kjo kërkon që ne të shkojmë ti takojmë, me grupe të vogla, grupe më të mëdha.
Realisht ka një mënyrë për të bërë pluhur këtë shtet elektoral, kriminal dhe leva e Arkimedit për këtë emigracioni dhe diaspora. Ju e shihni, Edi Rama çdo ditë e bazon fushatën në krimin e shtetit elektoral. Kryetarët e bashkisë kanë marrë urdhër që të mbyllin bashkitë dhe të dalin në emigracion dhe diasporë. U bëj thirrje të gjithë emigrantëve, të gjithë diasporës të gjuajnë me vezë dhe domate të gjithë këta hajdutë që me vjedhjet e tyre, janë shkaku i largimeve nga Shqipëria. I përgëzoj dhe i përshëndes ata që po braktisin sallat e tyre, por nuk mjafton braktisja e sallës. Mos harroni se ishin demokratët ata që rrethuan Edi Ramën në metropolin e botës dhe e futën nga dera e kuzhinës. U detyrua të futej në sallë nga dera e kuzhinës. Po, gjë që si ka ndodhur ndonjëherë një kryeministri të një vendi të lirë, kurrë.
Vetëm diktatorëve, të tjerët në Londër i dëshmuan se kush është. Pra emigracioni dhe diaspora ka shumë mënyra për të ndëshkaur këta hajdutë, që duan të mashtrojnë me paratë e tyre, e prindërve të tyre, e familjarëve të tyre. Ndaj dhe zotëri drejtues të qarqeve dhe anëtarë të kryesisë së PD, deputetë. Është e domosdoshme të kalohet në veprime energjike, konkrete dhe të shpejta. Ju bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës, të regjistrohen në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Është e vërtetë që ka vështirësi, pse e tek, auditi ynë, një grup i yni po bën auditin e platformës dhe me shpejtësi do të na informojë se ku qëndrojnë problemet. Por përsëri, thirrja ime është mos e humbni durimin. Aplikoni 2, 3 herë deri sa të regjistroheni.
Çdo votë e juaja është votë për rotacionin, votë për ndryshimin, votë për shpëtimin e Shqipërisë.
Përveç kësaj, PD ka hapur portalin e saj në të cilën cilido që kërkon të mësojë më shumë, për procedurën e regjistrimit, regjistron emrin aty dhe në mënyrë automatike merr të dhëna të sakta, të plota se çfarë procedure duhet të ndjekë, për tu regjistruar në KQZ. Është jashtëzakonisht e rëndësishme. I garantoj se të dhënat e tyre, kanë garanci absolute në këtë faqe dhe se kjo shkurton rrugën me instruktazhin që merr për regjistrimin në KQZ.
Edhe njëherë asnjë të mos humbasë durimin. Platforma e KQZ-së mund të ketë defektet e veta, ato do të përmirësohen. Auditi teknik së shpejti do të dalë me konkluzione për të gjetur ku janë problematik dhe për ti korrigjuar sa më shpejt. Nuk mundet kurrsesi që ai portal të mos ketë funksionimin më të mirë të mundshëm.
Unë këto kisha" tha Berisha.
Prattipati-Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot n&eum...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se kryeministri Edi Rama dje nuk u betu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se sot çdo shqiptar e sheh q&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se mazhoranca nuk ka program përveçse mashtrime. Në nj&...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me çështjen "Xibraka". P&eu...
TIRANË-Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së Sali Berisha i cili deklaroi se anëtarja ...
Foto ilustruese TIRANË- Ish-deputeti, Ervin Salianji ka reaguar ditën e sotme për mes një letre të gjatë në lidhje me de...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për padi...
hoxha, shalsi TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë roz&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Dy ditë më parë kanë nisur e regjistrimet e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e 11 majit....