Arta Bajrami është një nga këngëtaret më të spikatura për stilin e freskët, eksperimentet muzikore dhe rrymën R&B duke sjellë hite që kanë mbetur në kujtesën e publikut. “Asnjë milimetër”, kënga që performoi në hyrje të programit “Rudina” në Tv Klan është një prej tyre, e cila e bën gjithnjë publikun të kërcejë.
Më 10 shtator, Arta ka publikuar një projekt të ri muzikor që e ka çuar përtej kufijve. Ajo ka bashkëpunuar me grupin italian Stil Novo me këngën “La notte di San Lorenzo”. Për herë të parë, Arta këndon në gjuhën italiane.
Arta Bajrami: Është më ndryshe, publiku ndoshta nuk është mësuar të më dëgjojë mua me këtë stil. Kam qenë ajo guximtarja që kam sjellë një zhanër më trendi në atë kohë, muzikën R&B. Gjithmonë njihem si këngëtare eksperimentuese e zhanreve, por gjithmonë duke futur elementë popullore, folk, shqiptarë me ritëm modern sepse kam dashur t’i përshtatem publikut. Por kam pasur gjithmonë shpirt artistik, unë e kam ndjekur shumë muzikën italiane edhe kur kam qenë e vogël.
Arta shton se ishte vetë grupi ai që e kontaktoi për të realizuar këngë, edhe pse ajo në fillim e shihte me ca skepticizëm.
Arta Bajrami: Unë nuk e kam menduar fare që do të këndoja ndonjëherë italisht, por ja që më erdhi një ftesë nga grupi Stil Novo, nga Alessandro Maiani, ai është producenti dhe orkestruesi i grupit Stil Novo, më ka kontaktuar në Instagram dhe i kam thënë okej, i kam dërguar email-in, kemi filluar bisedat. Fillimisht nuk e besova menjëherë, thashë ku i dihet.
Rudina Magjistari: S’e ke marrë shumë seriozisht.
Arta Bajrami: Nuk e kam marrë shumë seriozisht, pastaj duke më marrë ai disa herë “hajde Arta se po na pret management-i, nuk kemi kohë, duhet ta regjistrojmë, duhet vokali yt”, atëherë i thashë vëllait meqenëse ai në atë kohë lëvizte në Gjermani e këtu, i thashë hajde ta regjistrojmë dhe po ia dërgoj. Ata kanë mbetur të mahnitur. Unë as nuk e kam ushtruar shumë theksin italian me thënë të drejtën, vetëm siç e kam dëgjuar kështu si muzikë dhe e kam regjistruar. Ata e kanë dëgjuar, hera e parë që këndoja në gjuhën italiane, e kanë pëlqyer shumë, realizuam videoklipin. Ata e kanë realizuar në Itali, unë e kam realizuar në Shqipëri sepse ishte ideja që të kontaktojmë dy vendet, Italia me Shqipërinë. Unë i drejtohem solistes, Luana Belluci të grupit Stil Novo, ajo më drejtohet mua dhe ashtu i këndojmë njëra-tjetrës.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
16 Shtator17:39
Boksierja ndan historinë e saj: Më shihnin me skepticizëm, i çava buzën një djali që më ngacmoi
Boksierja dhe trajneria Elisa Cenaj, rrëfen se ka qenë natyre sportive që e vogël, madje është marrë dhe me futboll, por te...
SHOWBIZ
16 Shtator17:24
Trondit rrjetin ish-banori i BBA: Jam abuzuar për 7 vite nga i forti i lagjes! Kam tentuar ti jap fund jetës
Gazetari Elton Tozaj ka tronditur me rrëfimin e tij në studion e “Living Day” në Vizion Plus. Tozaj ka treguar për herë t...
SHOWBIZ
16 Shtator17:12
Avokati “me eksperiencë” harrohet keq në WhatsApp – publikon imazhin e një gruaje me bikini, fytyra s’duket por “mesazhi” është i qartë
Spartak Ngjela, i njohur për deklarata që shpesh flirtojnë me seksizmin, kësaj here ka vendosur të flasë… me imazhe. N&eu...
SHOWBIZ
16 Shtator15:47
"Pata fatin ta njoh"/ Luiz Ejlli në zi, humb një person të dashur
Këngëtari i njohur Luiz Ejlli pak minuta me parë ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekësit. Ai ka njoftuar se ka ndërruar jet&...
SHOWBIZ
16 Shtator15:24
"Divorci është frymëmarrje, reflektim"/ Erand Sojli foli për ndarjen, ndjekësit reagojnë ashpër kundër aktorit
Erand Sojli aktori dhe skenaristi i qindra numrave me të cilët kemi qeshur dhe kemi ndarë momente të bukura ka dhënë së fun...
SHOWBIZ
16 Shtator14:56
Pse nuk është bërë pjesë e Big Brother VIP? Erik Lloshi e thotë troç: Gruaja më kërcënoi me divorc
Këngëtari i njohur Erik Lloshi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ndau detaje...
SHOWBIZ
16 Shtator12:58
Nga shpërthimi te reflektimi: Eva Murati sqaron fjalët për dasmën e ish-it
Një episod i ri po tërheq vëmendjen në showbizin shqiptar! Pas dasmës madhështore në Itali të djalit të Jozefina To...
SHOWBIZ
16 Shtator07:53
"Nuk dua të më mallkojnë miliona shqiptarë"/ Komentuesit i kthehen Eva Muratit: Ti e ëndërron atë dasmë
Moderatorja sportive, Eva Murati është përplasur me komentuesit në rrjetet sociale, pas sulmit që i bëri dasmës së dja...
SHOWBIZ
15 Shtator22:50
"E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike"/ Eva Murati thumbon Genar Topallin
Moderatorja sportive, Eva Murati, ka reaguar ndaj dasmës më të përfolur gjatë këtyre ditëve, atë mes prezantueses...
SHOWBIZ
15 Shtator22:03
Liljana Kondakçi rikthehet pas 24 vitesh në skenë: Sa keq që më ka kaluar koha po nuk i kam ndjerë fare
Pas 24 vitesh, Liljana Kondakçi rikthehet në “Këngën Magjike” me të njëjtin emocion, sharm dhe aureolë artist...