SHOWBIZ

Trondit rrjetin ish-banori i BBA: Jam abuzuar për 7 vite nga i forti i lagjes! Kam tentuar ti jap fund jetës

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shtator 2025, 17:24

Trondit rrjetin ish-banori i BBA: Jam abuzuar për 7 vite nga i forti i

Gazetari Elton Tozaj ka tronditur me rrëfimin e tij në studion e “Living Day” në Vizion Plus. Tozaj ka treguar për herë të parë në publik se në moshë të vogël është abuzuar për 7 vite nga një “i fortë lagjeje”, me të cilin jetonin në të njëjtin pallat.

Një rrëfim dramatik, ku për herë të parë në praninë e nënës së tij, moderatores, kamerave dhe publikut shqiptar, Elton Tozaj ka folur për një nga dramat më të mëdha të jetës së tij. Ai theksoi se kjo dramë ndikoi negativisht për shumë vite në jetën e tij, duke e futur në një qorrsokak, ku shpesh konsumonte alkool dhe lëndë narkotike, pasi vetëm aty gjente pak qetësi.

Por edhe më i rëndë ishte rrëfimi i tij kur tregoi se shpesh ka menduar t’i japë fund jetës.

Elton Tozaj: Jashtë mureve të shtëpisë nuk kam qenë aq i lumtur. Kam qenë fëmijë i shoqërueshëm, i dashur, kjo ka bërë që të jemë viktimë e një abuzimi për 7 vite rresht kur kam qenë i vogël. Unë e gjeja veten të mbrojtur vetëm te mami te babi, te vëllai, te kushërira. Nuk e dija se çfarë ishte, nuk e dija se çfarë kisha kaluar. Por është një gjë që e kam vuajtur shumë. Ka net që nuk fle, pasi ka skena në kokë që më kujtohen në atë kohë.

Brunilda Lahe: Kjo që sapo bëre është një rrëfim shumë i fortë. Për më tepër që ky rrëfim vjen krah nënës tënde. Thua se je abuzuar për 7 vite.

Elton Tozaj: Nëse ka një njeri që më ka ndihmuar, edhe atëherë kur kam tentuar ti jap fund jetës, është nëna ime. Prandaj them që jam krenar dhe do të jem krah saj. Ka raste që më thotë bëj këtej që nesër pasnesër të mos jem. Unë kurrë nuk do ta lejoj që të iki mami para meje.

Ermira (Nëna e Eltonit): E shpreh herë pas here, Kjo më tremb.

Brunilda Lahe: Si e mësove zonja Ermira?

Elton Tozaj: Unë kam përshtypjen që mami e dinte, por nuk ma ka thënë. Njëherë më tha se mamaja jote gjithmonë i kam kuptuar.

Brunilda Lahe: Pra mamaja i ka kuptuar kur ka përfunduar?

Elton Tozaj: E ka kuptuar shumë vonë.

Brunilda Lahe: Shpëtove vetë?

Elton Tozaj: Jo personi që e ka bërë këtë gjë, ka vdekur në 97-ën. Ishte një i fortë i lagjes.

Brunilda Lahe: Person në lagje?

Elton Tozaj: Po komshi në kat të katërt.

Brunilda Lahe: Ku ndodhte abuzimi?

Elton Tozaj: Shokët e babit ishin pedagogë dhe bënin xhiro me biçikleta. Dhe një nga këto raste ishte hajt t’i bëj xhiro Tonit. Pastaj ka qenë dhunë psikologjike e përditshme, pasi ka qenë vetëm 2 kate para nesh. Kam përshtypjen se ishte Zoti ai që e hoqi.

Brunilda Lahe: Nuk gjete forcën ta tregoje për 7 vite?

Elton Tozaj: Kisha shumë frikë. Mendoja se kisha bërë krimin më të madh te jetës time. Ishim shumë injorantë në atë kohë. Nuk kishim informacion.

Brunilda Lahe: A ja ke thënë njeriu në atë periudhë?

Elton Tozaj: Jo, kurrë! Unë e kam folur shumë vonë. Gjej rastin këtu të them Dorit, Xhuli, Ardit miku im më i mirë. Kurrë nuk ja kam thënë familjes time, pavarësisht se këta e kuptuan se çfarë kisha kaluar.

Brunilda Lahe: E kuptuan vite më vonë?

Elton Tozaj: E kuptuan. Mbase mund ta dinin, por nuk e besonin, ose nuk e konceptonin. Por kur shpërtheva para 4 vitesh, sa kishte vdekur babi, pas 2-3 javësh. Kjo gjë më shton pastaj dhe pjesën tjetër që më ndodhi me punën e portaleve. Përfiundova të isha në konsumator i rregullt i alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Brunilda Lahe: Vitet e fundit?

Elton Tozaj: Po, mu kthye në një mënyrë jetese, kujtoja se çdo gjë kishte marrë fund, kujtoja se kaq ishte jeta ime. Shpesh shkoja deri aty sa po e bëj për t’i dhënë fund jetës. Gjej ratin t’i kërkoj falje mamit, për gjithçka ka kaluar, për sakrificën që ka bërë. Për mua është grua e hekurt e fortë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë