Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

Ace Frehley, kitaristi ikonë dhe një nga bashkëthemeluesit e grupit legjendar Kiss, është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar familja e tij përmes një deklarate zyrtare, duke bërë të ditur se muzikanti ndërroi jetë në një spital në New Jersey, si pasojë e dëmtimeve të marra nga një rrëzim i fundit.
“Jemi të shkatërruar dhe me zemër të thyer. Në momentet e tij të fundit, patëm fatin ta rrethojmë me dashuri, lutje dhe paqe. Kujtimet, buzëqeshja dhe mirësia e tij do të jetojnë përjetësisht,” – thuhet në reagimin e familjes.
I lindur në New York më 1951 si Paul Daniel Frehley, ai themeloi Kiss në vitin 1973 bashkë me Paul Stanley, Gene Simmons dhe Peter Criss. Frehley luajti në nëntë albumet e para të grupit, duke u bërë i njohur për stil unik në kitarë dhe efektin e famshëm të tymit që dilte nga instrumenti gjatë performancave live.
Në skenë, ai njihej me pseudonimin “The Spaceman”, një nga katër alter-egot ikonike të Kiss, krahas “Demon”, “Starchild” dhe “Catman”.
Në vitin 1978, të katër anëtarët e grupit publikuan solo albume, por ishte pikërisht ai i Frehley që pati suksesin më të madh, falë versionit të tij të hitit “New York Groove”.
Megjithatë, fama dhe turnet intensive u shoqëruan me probleme të shumta personale. Në fillim të viteve ’80, Frehley luftoi me varësinë nga substancat, gjë që e çoi në largimin nga grupi në 1982. Më vonë, ai pranoi se kishte kaluar periudha të errëta dhe mendime vetëvrasëse, por arriti të rimëkëmbet dhe të vazhdojë karrierën e tij solo me projektin Frehley’s Comet dhe albumin Trouble Walkin’ (1989).
Në 1996, ai u ribashkua me Kiss për një turne botëror të suksesshëm, por u largua përfundimisht në 2002. Marrëdhëniet e tij me Gene Simmons dhe Paul Stanley mbetën të tensionuara në vitet e fundit, edhe pse ai kishte deklaruar se ishte “i pastër” prej 12 vitesh.
Një rrëzim në studion e tij në fund të shtatorit 2025 i shkaktoi një hemorragji në tru, dhe pas disa javësh në kujdes intensiv, ai nuk mundi ta fitonte betejën për jetën.
Vdekja e tij ka shkaktuar reagime të forta emocionale në komunitetin muzikor.
Paul Stanley & Gene Simmons: “Të shkatërruar. Ai ishte një ushtar i pazëvendësueshëm i rock-ut dhe një pjesë e përhershme e trashëgimisë së Kiss.”
Peter Criss: “Jam i tronditur! Miku im… Të dua!”
Mike McCready (Pearl Jam): “Nuk do të kisha marrë kitarën në dorë pa ndikimin e Ace. Ai më ndryshoi jetën.”
Bret Michaels (Poison): “Faleminderit për muzikën, për koncertet dhe për miqësinë. Pusho në paqe, vëlla.”
Ace Frehley la pas gruan e tij Jeanette dhe vajzën Monique. Ai do të kujtohet përgjithmonë si një rebel i skenës, një ikonë e pandryshueshme e rock-ut klasik dhe “The Spaceman” që frymëzoi breza të tërë muzikantësh në mbarë botën.
Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një seri f...
Samantha Shkreli Sarelli, një shqiptare me origjinë nga Kosova, është kurorëzuar me titullin prestigjioz “The Miss Globe USA 20...
Taylor Swift ka prekur publikun me një gjest human të rrallë, duke dhuruar 100 mijë dollarë (rreth 86 mijë euro) për trajti...
Kim Kardashian ka prekur zemrat e ndjekësve me një gjest të ndjerë për kujtimin e të atit, Robert Kardashian, i cili ndërro...
Në premierën e filmit më të ri shqiptar “ADN”, Shqipe Hysenaj, finalistja e Big Brother VIP Kosova 2, ka folur për her&eu...
Në mbrëmjen e premierës së filmit të ri shqiptar “ADN”, Meriton Mjekiqi foli për herë të parë në...
Në promon e episodit të radhës të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është dëgjuar të flasë...
Al Pacino i beri nje dedikim mjaft te ndjere ish-partneres se tij, Diane Keaton, e cila u nda nga jeta për shkak të pneumonisë. 85-vje&cce...
Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ishte një ndër qytetarët e shumtë të ardhur nga Kosova për të marrë pjes&eum...
Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar lidhur me protestën që u zhvillua sot në Tiranë për ish-krerët e UÇK. Pë...