
Taylor Swift dhe Travis Kelce i kanë dhënë zyrtarisht fund beqarisë. Ndërsa dalin gjithnjë e më shumë detaje nga ceremonia e shumëpërfolur, fansat po flasin për atë që konsiderohet një nga dasmat më të bujshme të vitit 2026. Mes të ftuarve ishin emra të njohur si Selena Gomez, Jennifer Lopez dhe Emma Stone.
Për të përballuar emocionet, çifti kishte menduar edhe për të ftuarit. Në çdo vend ishte vendosur një shami e qëndisur, në rast se lotët do të ishin të pashmangshëm. Taylor, e veshur me një fustan martese të krijuar posaçërisht nga Dior, lexoi betimet e saj nga një libër me kopertinë të artë.
Pikërisht ato fjalë prekëse thuhet se e emocionuan aq shumë Travis-in, sa ai nuk mundi të përmbante lotët. Edhe betimet e tij ishin po aq të gjata dhe personale. Në vend të premtimeve të zakonshme, çifti zgjodhi të mbante fjalime të gjata dhe intime, ku rrëfyen historinë e dashurisë së tyre dhe premtimet për të ardhmen. “Ishte një ceremoni vërtet intime,” u shpreh gazetarja Robin Roberts gjatë emisionit “Good Morning America”.
Sipas saj, mes të ftuarve nuk kishte vetëm yje të njohur, por edhe fqinjë, miq të vjetër dhe shokë të shkollës së mesme të çiftit. Një tjetër element që tërhoqi vëmendjen ishte dekori spektakolar, i frymëzuar nga një kopsht sekret. Taylor eci drejt altarit në një ambient të shndërruar në një pyll magjik me lule të bardha, pemë dhe fierë natyralë. Për këtë rast, Madison Square Garden ishte transformuar plotësisht në një botë romantike, me qilim ngjyrë vjollcë dhe dekor përrallor.
Festimet vazhduan edhe pas ceremonisë. Sipas burimit, Paul McCartney interpretoi këngën “I Want to Hold Your Hand” për çiftin e sapomartuar, ndërsa më pas në skenë performuan edhe Stevie Nicks dhe Tim McGraw. Pas ceremonisë, nëna e Taylor-it mirëpriti të gjithë të ftuarit në sallën e pritjes, ku ishte ngritur një skenë për performancat muzikore. Të pranishmit shijuan disa bare dhe kënde gastronomike me specialitete të ndryshme, përfshirë sushi dhe gatime italiane. “Ishte e mbushur plot,” tha burimi, duke iu referuar Madison Square Garden, arena që zakonisht pret rreth 22 mijë spektatorë gjatë koncerteve. Në fund të ceremonisë, pasi Taylor Swift dhe Travis Kelce u shpallën zyrtarisht burrë e grua, një ekran gjigant pranë arenës u ndriçua me mesazhin: “Just T&T Married!” (“Taylor dhe Travis sapo u martuan!”).
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
7 Korrik11:27
Penélope Cruz flet për martesën me Javier Bardem: Edhe pas 16 vitesh martesë vazhdoj të zbuloj gjëra të reja për të
Aktorja e njohur spanjolle Penélope Cruz ka bërë një rrëfim të sinqertë për martesën e saj me Javier Bardem, du...
SHOWBIZ
6 Korrik23:01
E papritur/ Dafina Zeqiri fut makinën luksoze në Kalanë e Gjirokastrës, zonë e mbrojtur nga UNESCO
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka habitur ndjekësit në TikTok me një video mjaft të pazakontë, ku shihet duke lëvizur me vet...
SHOWBIZ
6 Korrik22:57
FOTO/ Enca Haxhia surprizon fansat dhe zbulon origjinën nga qyteti i njohur shqiptar
Këngëtarja e popullarizuar e skenës muzikore shqiptare, Enca Haxhia, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një detaj mjaf...
SHOWBIZ
6 Korrik17:47
Mes diellit dhe detit, Rita Ora publikon foto provokuese nga Mykonosi
Këngëtarja Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimet e saj gjatë këtyre ditëve t&eu...
SHOWBIZ
6 Korrik16:26
Del lista me 130 të ftuarit VIP të dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce
Pak ditë pas dasmës madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce në Madison Square Garden, është publikuar lista me 130 t&e...
SHOWBIZ
6 Korrik16:09
Mimoza Ahmeti rikthehet me projekte të reja, një këngë të re me Bujakën dhe një platformë për veprat e saj
Shkrimtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti ka zbuluar se është duke punuar për disa projekte të reja, të cilat lidhen si me krijimtarinë...
SHOWBIZ
5 Korrik17:08
Harry Styles “shkruan histori” në Wembley: 12 netë radhazi dhe rekord i paprecedent për një artist solo!
Harry Styles përjetoi një nga momentet më prekëse të karrierës së tij gjatë koncertit të fundit të rezidenc&...
SHOWBIZ
5 Korrik16:47
Harper Beckham prek me dëshirën e saj për ditëlindje: Një familje e bashkuar në vend të dhuratave luksoze!
Harper Beckham pritet të festojë 15-vjetorin e lindjes muajin e ardhshëm, por sipas mediave britanike, dhurata që ajo dëshiron m...
SHOWBIZ
5 Korrik16:13
Beyonce mahnit ndjekësit me këngën e saj e cila përkon me 250-vjetorin e SHBA-së
Këngëtarja Beyoncé 44 vjeç ka mahnitur ndjekësit me publikimin e një kënge e cila përkon me 250-vjetorin e SHBA-s&...
SHOWBIZ
4 Korrik17:55
"Zyrtarisht të martuar" Taylor Swift dhe Travis Kelce i thonë "Po" njëri-tjetrit
Taylor Swift dhe Travis Kelce i kanë dhënë fund beqarisë. Këngëtarja e famshme dhe ylli i NFL-së u martuan mbrëmjen e ...