Dua Lipa po e zgjeron angazhimin e saj në promovimin e leximit me një projekt të ri kulturor. Pas suksesit të klubit të librave Service95, të krijuar në vitin 2021, artistja ka inauguruar bibliotekën e saj të parë fizike.
E quajtur Biblioteka Manifesto, hapësira u çel më 27 qershor në kuadër të festivalit ndërkombëtar të librit BABELL – City of Books dhe do të ketë një vend të përhershëm brenda Livraria Lello, një prej librarive më të njohura në Porto të Portugalisë.
Në njoftimin e saj, Dua Lipa e përshkroi këtë nismë si “një partneritet të ëndrrave”, duke theksuar se projekti është rezultat i viteve të punës për të nxitur më shumë njerëz t’i afrohen leximit.
“Kur themelova Klubin e Librit Service95, ambicia ime ishte që ai të bëhej një shtëpi për shkrimtarët dhe lexuesit, kudo që ndodhen dhe pavarësisht rrethanave të tyre. Leximi i botës na afron me njëri-tjetrin, por fatkeqësisht jo të gjithë e mbështesin këtë,” u shpreh këngëtarja.
Biblioteka do të përmbajë rreth 100 tituj, të përzgjedhur për temat dhe debatet që kanë nxitur ndër vite. Sipas artistes, shumë prej tyre janë përballur me censurë ose kufizime.
“Këtu do të gjeni njëqind libra që shtrojnë pyetje ose që janë vënë në pikëpyetje. Disa prej tyre janë ndaluar në shkolla për shkak të temave që trajtojnë, si raca apo seksualiteti. Të tjerë, të shkruar për lexuesit e komunitetit LGBTQIA+, janë kufizuar nga ekspozimi publik. Në disa raste, autorët kanë paguar me jetën për fjalët që kanë shkruar,” deklaroi ajo.
Dua Lipa ftoi gjithashtu vizitorët të krijojnë mendimin e tyre përmes leximit.
"Jeni të ftuar ta vizitoni dhe të vendosni vetë se çfarë meriton të jetë në këto rafte. Sepse ndonjëherë gjëja më subversive që mund të bësh është të lexosh një libër dhe më pas të flasësh për të.”
Librat e përzgjedhur trajtojnë katër tema kryesore: pushtetin, kontrollin, zërin dhe kujtesën. Mes tyre janë vepra të njohura si “The Handmaid’s Tale” e Margaret Atwood, “Felon” e Reginald Dwayne Betts, si edhe libra të autorëve Salman Rushdie dhe Olga Tokarczuk.
Edhe drejtuesja e markës Livraria Lello, Francisca Pedro Pinto, vuri në dukje rëndësinë e këtij bashkëpunimi.
“Për 120 vite, Livraria Lello është ndërtuar mbi një bindje të thjeshtë: libri është një teknologji e lirisë. Biblioteka Manifesto lind nga kjo bindje,” tha ajo.
Më tej shtoi: “Sepse ajo që është në lojë nuk është vetëm e ardhmja e leximit, por edhe aftësia e një shoqërie për të imagjinuar, interpretuar dhe ndërtuar të ardhmen e saj.”
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
27 Qershor16:59
Zbulohen detaje të reja nga dasma e Kidës, ja ku do të mbahet dhe kush do të performojë
Këngëtarja Kida dhe partneri i saj, Ajbi, janë drejt një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tyr...
SHOWBIZ
27 Qershor16:27
Damiano Agalliu bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
Ish-banori i edicionit të nëntë të “Big Brother Albania”, Damiano Agalliu, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet...
SHOWBIZ
27 Qershor16:05
Argjira Spanca reagon për raportin me Einxhel Shkirën: Ka qenë një keqkuptim
Pas deklaratave të Einxhel Shkirës për ftohjen e marrëdhënieve me disa prej miqve të saj, ka ardhur edhe reagimi i parë publi...
SHOWBIZ
26 Qershor23:01
Charles III dhe Camilla nuk do të banojnë më në Buckingham Palace
Mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla nuk do ta kenë më Buckingham Palace si rezidencën e tyre kryesore, duke i dhënë fund nj...
SHOWBIZ
26 Qershor22:40
TikTok-erja britanike akuzohet për vrasje në Dubai: Dënim me vdekje nëse shpallet fajtore
Një influencuese britanike në TikTok është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e të dashurit të saj në Dubai, në nj&e...
SHOWBIZ
26 Qershor22:17
Ndahet nga jeta Iljazi i “Shamikuqes”, aktori i njohur turk që la gjurmë te publiku shqiptar
Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori i njohur turk Kadir İnanır, një nga figurat më të shquara të...
SHOWBIZ
26 Qershor21:42
Propozim si në ëndrra, gazetari Osman Stafa i ulet në gjunjë partneres së tij: A do të martohesh me mua?
Prej vitesh tashmë, publiku shqiptar e njeh si një nga gazetarët më të zëshëm në mbrojtje të qytetarëve. B&e...
SHOWBIZ
26 Qershor18:01
“I pagova pushimet"/ Motra e Mateo Borrit rrëfen eksperiencën e hidhur me ish-partnerin
Kejsi Borri ka qenë e ftuar në emisionin “She’s On Air” ku ka komentuar deklaratat e Edisa Demollarit për të si dhe k...
SHOWBIZ
26 Qershor17:54
“Fëmija nuk është i imi, i kërkova ADN, nuk pranoi”/ Arnoldi trondit me deklaratën e fortë, Katerina i përgjigjet
Katerina dhe Arnoldi ishin çifti që u njohën dhe u bënë bashkë në emisionin “Përputhen”. Lidhja e tyre eci...
SHOWBIZ
26 Qershor17:33
Kejsi Borri mohon kunjat ndaj Brikenës: Nuk përpiqem më t’i mbush mendjen askujt
Motra e Mateo Borrit, Kejsi, ka folur për herë të parë rreth aludimeve që kanë qarkulluar në rrjet, sipas të cilave post...