
Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, të akuzuar për neglizhencë profesionale në rastin e Doriana Hakës, 27-vjeçares që humbi jetën dy javë pas lindjes së djalit të saj, Bekos.
Elona Burba, reanimatore, u dënua me 1 vit burg, i cili u konvertua në 2 vite shërbim prove, si dhe pezullim të licensës për 2 vite. Kirurgu Petrit Rexhepi u dënua me 6 muaj burg, i konvertuar në 1 vit shërbim prove.
Familja e Doriana Hakës kishte kërkuar drejtësi për ngjarjen që ndodhi në vitin 2014, duke pritur më shumë se një dekadë për vendimin gjyqësor. Vendimi nga Gjykata e Apelit të Tiranës u mor 11 muaj më vonë pasi e ndiera humbi jetën.