Ndahet nga jeta aktori i serialit “Ezel”, gjendet pa shenja jete në apartamentin e tij!
Aktori turk Serhat Mustafa Kiliç, i njohur edhe për rolin e tij në serialin e njohur “Ezel”, është gjetur pa shenja jet...
Aktori turk Serhat Mustafa Kiliç, i njohur edhe për rolin e tij në serialin e njohur “Ezel”, është gjetur pa shenja jet...
Ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si Shqipëria prodhon energji elektrike gjatë dekadave të a...
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...

Armir Gjeçi, një djalë nga Durrësi që sot komandon Karabinierët në Ivrea të Torinos, Itali. Ai ka rrëfyer jetën, sfidat dhe fitoren e tij më të madhe, të bëhet Kapiten i Karabinierëve.
“Tre ditë më parë, më erdhi një link me emrin Armir Gjeçi. E lexova si italisht dhe e lashë pa hapur, nga frika mos ishte ndonjë haker online. Të nesërmen, kur pashë lajmin dhe komentet e shqiptarëve, ndjeva se ishte një histori që duhej treguar,” tregon ai.
Armir Gjeçi ka lindur në vitin 1994, në Durrës. Fëmijërinë e ndau mes Shqipërisë dhe Italisë, pasi familja e tij emigroi për arsye ekonomike. “Që i vogël kam pasur dëshirë të bëhem karabinier. Shembulli i prindërve të mi, puna dhe edukata e tyre më frymëzuan që të zgjidhja këtë rrugë,” rrëfen ai. Por rruga nuk ishte aspak e lehtë. Në vitin 2013 ai aplikoi për herë të parë për konkursin e oficerëve. Pavarësisht përgatitjes, nuk ia doli. Për shumë të rinj kjo do të ishte fundi i ëndrrës. Për të, ishte një fillim i ri.
“Pas dështimit të parë, vendosa të studioja edhe më shumë. Nuk u dorëzova. Dëshira ime ishte shumë e fortë.” Një vit më pas, në 2014-ën, Armiri konkurroi përsëri, këtë herë për konkursin e inspektorëve, për marshall. Ishin rreth 60 mijë aplikantë. Ai ishte ndër fituesit. "Ishte kokëfortësi dhe motivim personal që më shtyu ta arrija këtë objektiv.”, thotë ai. Pas fitores, u pranua në Akademinë e Karabinierëve: dy vite në Modena dhe tri vite në Romë, në Shkollën e Oficerëve.
Në gradë, ai është tashmë kapiten, ndërsa rruga përpara hapet drejt gradave gjithnjë e më të larta ushtarake në punën që ai nuk e quan punë, por ëndrra e jetës. Si komandant, puna e tij nuk kufizohet vetëm te lufta kundër krimit. Ai është i angazhuar në parandalimin e drogës, edukimin e të rinjve, konferenca me nxënës dhe qytetarë, duke vënë theksin te komunikimi dhe besimi mes shoqërisë dhe karabinierëve.
I pyetur për racizmin dhe paragjykimet, Armiri thotë se nuk është përballur kurrë me to. Përkundrazi, origjina shqiptare është kthyer në një vlerë: “Kam ndier gjithmonë respekt nga kolegët dhe qytetarët. Kjo më ka dhënë forcë të jem shembull për të gjithë. Mos u dorëzoni kurrë. Edhe kur humbisni, duhet të ngriheni përsëri. Shkolla, kultura dhe disiplina janë thelbësore. Të punosh me zemër e përkushtim do të thotë që çdo sfidë mund të kapërcehet. Në Shqipëri apo jashtë, mos u dorëzoni! Unë kam punuar si punëtor druri, kur humba konkursin. Po ja ku jam, sepse e provova sërish e sërish!”, tha ai në Shqip.
Juli, ish-banore e BBVIP ka bërë një deklaratë të fortë duke treguar se ka ngrirë vezët, në pritje për tu b&...
Fundi i gushtit të kësaj vere u mbyll me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit Naun Shundi. Pas një beteje të v&e...
Gazetarja e njohur shqiptare, Anila Hoxha, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Në ...
“Për’puthen”, programi më i madh i dashurisë në vendin tonë, nis sot sezonin e shtatë. Ky edicion vjen plot ri...
Giorgio Armani ka lënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij për menaxherin e tij të besuar, Michel...
Aktorja e njohur, Britt Lower ndikoi jashtëzakonisht shumë me fjalimin e saj falënderues pas fitores së çmimit Emmy për &ldquo...
Elia Zaharia zbulon publikisht arsyen se pse ende në rrjetet e saj sociale mban mbiemrin Zogu, ndërsa ka kaluar rreth një vit nga sherri i bujs...
Në një deklaratë të dhënë për “Live From Tirana”, gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”...
Ellen DeGeneres është përballur me një padi të re pas një aksidenti të dyshuar me makinë në tetor 2023. Sipas dokum...
Protagonisti i "Adolescence", 15-vjeçari Owen Cooper u bë fituesi më i ri i çmimit Emmy në edicionin e 77-të të çm...