SOCIALE

Analiza e BSH: Shtrenjtimi i naftës ka shtuar rreziqet për rritjen ekonomike

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Maj 2026, 17:09
Analiza e BSH: Shtrenjtimi i naftës ka shtuar rreziqet për rritjen

Ekonomia shqiptare është e ekspozuar ndaj luhatjeve në çmimet globale të naftës, por ajo paraqet aktualisht një kapacitet më të mirë për t’i përballuar ato krahasuar me goditjet paraardhëse. Një analizë e Bankës së Shqipërisë tregon se ekspozimi direkt vlerësohet i kontrolluar, ndërsa aftësia përthithëse e ekonomisë është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Ky pozicion mbështetet nga përmirësimi i eficiencës energjetike të ekonomisë, ekspozimi i kufizuar i konsumatorëve, për shkak të peshës së ulët të karburanteve në shportën e konsumit; dhe një tablo makroekonomike e përmirësuar, e cila ofron hapësirë të shtuar për reagim. Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se ndikimi përfundimtar do të varet nga kohëzgjatja e goditjes dhe zhvillimet gjeopolitike. Në vitin 2025, importet e naftës arritën rreth 740 mijë tonë, duke përfaqësuar rreth 5.9% të totalit të importeve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo tregon ndjeshmërinë e bilancit tregtar ndaj luhatjeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Episodi i vitit 2022 ilustroi qartë se rritjet e forta të çmimeve mund të përkeqësojnë deficitin tregtar dhe të ushtrojnë presione shtesë mbi bilancin e pagesave.

Ekspozimi ndaj goditjes nuk është i njëtrajtshëm nëpër sektorë të ekonomisë. Bizneset mbajnë peshën kryesore të konsumit të naftës, me rreth 78.3%, ndërsa familjet rreth 21.7%. Për më tepër, pesha e naftës në shportën e konsumit familjar është e ulët, rreth 3.47%. Megjithatë, ndikimi i rritjes së çmimit në buxhetet e familjeve mund të ndihet edhe përmes kanaleve indirekte, që burojnë nga rritja e çmimeve të transportit dhe të mallrave të prodhuara me intensitet të lartë energjetik.

Brenda kategorisë së bizneseve, sektorët me intensitet më të lartë përdorimi të naftës dhe, rrjedhimisht, më të ekspozuar ndaj goditjeve në çmime janë transporti, industria përpunuese, akomodimi dhe ndërtimi. Nga këndvështrimi i kostove, pesha e shpenzimeve për naftë rezulton më e lartë në transport, industri nxjerrëse, akomodim, tregti dhe ndërtim. Në nivel ekonomie, shpenzimet për lëndë djegëse përbëjnë rreth 6.4% të kostos totale. Rritja e çmimit të naftës përbën një goditje negative nga ana e ofertës, e cila mund të përcillet në ekonomi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se intensiteti dhe kohëzgjatja e ndikimit do të varen nga kohëzgjatja e konfliktit, rikthimi i prodhimit në nivelet përpara luftës dhe qëndrueshmëria e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, duke e bërë këtë proces të kushtëzuar nga zhvillimet gjeopolitike dhe objekt të një monitorimi të vazhdueshëm.

Sipas analizës, transmetimi në inflacion ndodh përmes dy kanaleve kryesore: kanali i drejtpërdrejtë dhe me veprim të menjëhershëm reflekton rritjen e çmimeve të karburanteve për konsumatorin në transportin individual dhe kanalet e tërthorta, me veprim të ngadaltë, por më të qëndrueshëm, përfshijnë disa mekanizma ndërveprues.Së pari, rritja e kostove për bizneset, e cila transmetohet gradualisht në çmimet e mallrave të tjera dhe të shërbimeve, duke gjeneruar presione më të gjera inflacioniste. Së dyti, dobësimi i kërkesës agregate, në kushtet kur kërkesa për naftë është relativisht joelastike dhe rritja e çmimeve përkthehet në përkeqësim të termave të tregtisë. Së fundi, ndikimet që burojnë nga ngadalësimi i aktivitetit ekonomik dhe rritja e inflacionit në partnerët tregtarë.

Ndonëse në këtë fazë, vlerësimi i plotë i të gjitha kanaleve të mësipërme, me një shkallë të lartë saktësie, mbetet i vështirë për t’u realizuar, sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, mund të evidentohen dy përfundime kryesore. Për sa i takon kahut të ndikimit, goditja pritet të prodhojë efekte të kundërta mbi inflacionin dhe rritjen ekonomike: rritja e qëndrueshme e çmimeve të naftës ushtron presion në rritje mbi inflacionin, ndërkohë që frenon aktivitetin ekonomik përmes reduktimit të fuqisë blerëse, zhvendosjes së të ardhurave drejt financimit të importeve dhe rritjes së pasigurisë.

Në aspektin kohor e sasior, një goditje e përkohshme dhe e kufizuar pritet të ketë efekte kalimtare mbi inflacionin, ndërsa një rritje e zgjatur dhe e lartë e çmimeve energjetike, e reflektuar në kostot e prodhimit dhe në pritjet inflacioniste, mund të gjenerojë presione më të qëndrueshme, me pasoja më të theksuara si për inflacionin, ashtu edhe për rritjen ekonomike./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan