SOCIALE

As alarm, as dalje emergjence, si jetojnë studentët në konviktet e Qytetit Studenti

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Qershor 2026, 21:57
As alarm, as dalje emergjence, si jetojnë studentët në konviktet

Era e djegies u ndje fillimisht lehtë. Pastaj erdhën britma nëpër korridor. Në katin e tretë të një godine të vjetër në Qytet Studenti, studentët dolën me nxitim nga dhomat. Nuk kishte alarm as plane evakuimi. Vetëm tym dhe pasiguri për jetën. K.B., student në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, tregon një rast kur ka rënë zjarr në një nga dhomat në konviktin e vjetër në të cilin banon.

“Ishte darkë, ora ishte diku tek 7 ose 7 e 30, mos gaboj. Po rrinim në dhomë dhe, me të vërtetë, na ra pak erë si diçka që po digjej, por nuk është se bëmë ndonjë reagim. Brenda 5 minutash dëgjojmë zhurmë në korridor, por ishim edhe të lodhur dhe, për gjëra që ndodhin në një konvikt plot me çuna, zhurma është shumë normale. Na trokasin në derë dhe vjen kujdestarja e konviktit, na thotë: ‘Çuna, dilni se ka marrë flakë një prizë.’ Normale që do marrë flakë, prizat nuk janë ndryshuar që në kohën kur i ka ndërtuar ish-diktatori. Më pas erdhi zjarrfikësja, u shua zjarri, por frika mbeti”, kujton ai.

Vëzhgimi në terren në godinat e Qytetit Studenti në Tiranë tregon një realitet të fragmentarizuar. Kushtet e sigurisë ndryshojnë ndjeshëm nga një ndërtesë në tjetrën, duke krijuar një standard të pabarabartë për studentët. Në godinat e rikonstruktuara dhe në ato të reja, daljet emergjente janë të dukshme dhe hapësirat për evakuim janë funksionale.

“Kemi dalje emergjence që janë të hapura gjatë gjithë kohës dhe përdoren nga studentët. Gjithashtu kemi dhe fikëse zjarri që ndërrohen rregullisht. Ka pasur dhe kontrolle më të shpeshta pas një rasti zjarri nga një ngrohëse e vogël”, thotë A.H., studente e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, që jeton prej më shumë se dy vitesh në një nga godinat e reja.

Pamja ndryshon ndjeshëm në godinat e vjetra. Aty, mungesa e daljeve emergjente ose prania e tyre në kushte jo funksionale është evidente. Në disa raste, hapësirat që duhet të shërbejnë për evakuim janë të bllokuara ose të papërdorshme.

“Nuk kemi dalje emergjence dhe fikëse zjarri ka vetëm në katin e parë. Katet e tjera janë pa asnjë masë sigurie”, tregon B.H., student në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, i cili jeton në një godinë të parikonstruktuar.

Për të, rreziku nuk është hipotetik.

“Nëse bie zjarr, kam dy zgjedhje: të mbetem brenda ose të hidhem nga dritarja!”, thotë ai.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 319/2017, “Për miratimin e standardeve të projektimit të shkollave”, çdo godinë duhet të ketë minimumi dy dalje emergjence për çdo kat, të vendosura në një distancë maksimale prej 30 metrash nga çdo ambient. Daljet duhet të jenë të lira, të sinjalizuara dhe të hapen në drejtim të evakuimit.

Jonus Murataj, shef i sektorit të zjarrfikëses nr. 4 në Kinostudio, shpjegon se këto standarde janë thelbësore për garantimin e sigurisë.

“Ambientet duhet të jenë funksionale dhe të sigurta, të garantojnë evakuim të shpejtë dhe akses për të gjithë.”

Megjithatë, nga vëzhgimi në terren rezulton se këto standarde nuk zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme në të gjitha godinat.

Në Qytet Studenti ka 28 konvikte, 14 prej të cilave janë të rikonstruktuara, ndërsa 14 të tjerat janë ende të vjetra. Pagesa për qëndrimin në godinat e reja varion nga 5.500 lekë në muaj deri në 6.000 lekë, ndërsa në godinat e vjetra është 4.500 lekë në muaj.

Në katin e pestë të godinës 9-10, korridori është i ngushtë dhe i zhurmshëm nga lëvizjet e studentëve. Dyert e dhomave janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe, në disa pjesë, valixhet apo sendet personale e bëjnë kalimin më të vështirë. Ndriçimi është i dobët në disa segmente dhe kjo krijon ndjesinë e pasigurisë nëse do të ndodhte një emergjencë gjatë natës.

Shkallët janë të pjerrëta dhe jo shumë të gjera. Dy studentë që zbresin në të njëjtën kohë duhet pothuajse të ngjiten pas murit për t’i lënë vend njëri-tjetrit. Teksa zbret nga kati i pestë në të katërtin, ndjesia është se evakuimi do të bëhej me vështirësi nëse do të kishte panik apo tym. Nuk ka shumë hapësirë për lëvizje të shpejtë dhe mungojnë sinjalizime të dukshme orientuese.

Në katin e tretë, atmosfera ndryshon pak. Korridori është më i gjallë, me studentë që hyjnë e dalin vazhdimisht. Megjithatë, dyert e emergjencës mungojnë. Në një situatë normale kjo mund të mos vihet re, por në rast rreziku çdo sekondë dhe çdo pengesë bëhet e rëndësishme.

Zbritja drejt katit të parë bëhet më e ngarkuar. Shkallët mbajnë erë lagështire dhe ajri duket i rënduar. Diku mungon ndriçimi, ndërsa parmakët duken të konsumuar nga përdorimi i viteve. Dalja kryesore është relativisht e gjerë, por nëse dhjetëra studentë do të përpiqeshin të dilnin njëkohësisht, hyrje-dalja do të mbingarkohej shpejt.

Në godinën tjetër pamja duket më ndryshe. Korridoret janë më të pastra dhe shkallët më të hapura. Lëvizja nga kati i katërt deri poshtë bëhet më lehtë dhe ndjesia e sigurisë është më e madhe. Dyert janë më të gjera dhe kalohen pa shumë vështirësi edhe me fluks studentësh. Megjithatë, mungesa e tabelave orientuese apo e informacionit të dukshëm për daljet e emergjencës mbetet problem.

Në godinën numër 13, problemi kryesor duket të jetë amortizimi. Muret e vjetra, shkallët e ngushta dhe korridoret e mbipopulluara krijojnë ndjesinë e një hapësire që funksionon më shumë nga rutina e studentëve sesa nga standardet e sigurisë. Në qetësi gjithçka duket normale, por mjafton të imagjinosh një alarm zjarri për të kuptuar sa e vështirë do të ishte lëvizja e shpejtë nga katet e sipërme drejt daljes.

Në korridoret e disa konvikteve mungon sinjalistika për dalje emergjente, ndërsa në të tjera ajo është e pjesshme. Në ambientet e përbashkëta nuk janë afishuar planet e evakuimit apo procedurat në raste emergjence.

Gjashtë vjet pas “Paktit për Universitetin”, premtimet për përmirësimin e kushteve në konvikte mbeten të papërmbushura në një pjesë të konsiderueshme të godinave. Për shumë studentë, siguria nuk është standard, është çështje fati. Ky përbën edhe një faktor më shumë që studentët të mos zgjedhin Qytetin Studenti si rezidencë banimi.

Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës, në vitin akademik 2025-2026 janë regjistruar vetëm 4.603 studentë, 620 më pak se një vit më parë dhe pothuajse gjysma e numrit të vitit 2019. Rënia është e theksuar te studentët e viteve të para; vetëm 902 janë akomoduar në vitin akademik 2025-2026, kundrejt 1.570 në vitin 2023-2024.

Bashkia e Tiranës thotë se gjatë muajit janar është kryer inspektim nga Inspektoriati i Mbrojtjes nga Zjarri. Por në të njëjtën përgjigje pranon se vetëm godinat e rikonstruktuara përmbushin standardet minimale të sigurisë. Kjo krijon një kontradiktë të dukshme: nëse gjysma e konvikteve nuk i plotësojnë kushtet minimale, cilat ishin gjetjet e inspektimit dhe çfarë veprimesh konkrete u ndërmorën pas tij?

Pyetur për sa i përket mbrojtjes nga zjarri dhe situatës së 14 godinave të parikonstruktuara, Rezidenca Studentore nr. 1 u shpreh për ACQJ se “është miratuar projekti për rikonstruksionin e tyre në kuadër të projektit ‘Rehabilitimi me Eficiencë të Energjisë’, i financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim.”

Por institucioni nuk dha afat nisjeje, fond total, listë godinash prioritare apo masa të përkohshme sigurie deri në rikonstruksion. Katërmbëdhjetë godina presin rikonstruksionin. Mijëra studentë vazhdojnë të jetojnë brenda tyre./ acqj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan