I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

TIRANA- Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të pasaktë të detyrimit të taksave vendore për vitin 2025, duke mos iu marrë parasysh xhiroja e realizuar në vitin 2024. Një subjekt me veprimtari restorant me xhiro prej 7,6 milionë lekësh në vitin 2024 është trajtuar si biznes me xhiro mbi 8 milionë lekë për vitin 2025, duke u kategorizuar në një fashë më të lartë tatimore.
Për rrjedhojë këtij subjekti i është llogaritur detyrimi prej 112 mijë lekë për t’u paguar për 2025 për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore dhe tarifës së pastrimit nga 22,8 mijë lekë që është detyrimi për bizneset në fashën e xhiros nga 2 milionë deri 8 milionë lekë në vit. Sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, kategorizimi i bizneseve për qëllime tatimore bëhet në bazë të xhiros së realizuar në vitin paraardhës.
Kjo do të thotë që për vitin 2025, duhet të merret parasysh xhiroja e vitit 2024 për të përcaktuar fashën përkatëse të tatimit. Referuar vendimit të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” për llogaritjen e taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore për kategorinë e biznesit njësi prodhimi (ku përfshihet edhe veprimtaria e biznesit restorant) me qarkullim vjetor xhirojë, në fashën e 0 deri 2 milionë lekë është 8,000 lekë në vit.
Për bizneset me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë detyrimi i taksës është 9,000 lekë në vit
Për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë taksa është 27,000 lekë në vit.
Tarifa e pastrimit për bizneset e shitjes me pakicë, kategoria “Restorant, fast food etj të ngjashme me to” me qarkullim vjetor xhirojë në fashën e 0 deri 2 milionë lekë taksa është 5,750 lekë në vit. Për bizneset me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë taksa është 13,800 lekë në vit. Për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë taksa është 85,100 lekë në vit.
Detyrimi për pagesën e këstit të parë të taksave vendore, përfshirë taksa e pastrimit, taksa e tabelës, taksën e infrastrukturës arsimore, taksën mbi truallin, taksën mbi tokën bujqësore dhe taksën e ndërtesës është brenda datës 20 Prill (ku paguhet 50% e vlerës), ndërsa brenda 30 Qershorit është afati për pagimin e 50% të vlerës së mbetur të detyrimit.
Kontabilistë të një prej studiove të kontabilitetit në Tiranë ngrenë shqetësimin se ka shumë biznese që në një vit të ushtrimit të aktivitetit të tyre kanë kaluar mbi 8 milion lekë dhe në tatim-taksat vendore paguajnë si biznes i madh, duke qenë se kanë pasur përgjegjësinë e tatimit të fitimit në vitin 2023.
Më pas për 2024 kanë qenë nën 8 milionë lekë, por tatimet nuk e ndryshonin përgjegjësinë tatimore dhe bashkia vazhdonte t’i tarifonte meqenëse ishin të regjistruar me tatim fitim dhe jo me tatim fitim të thjeshtuar. Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pohon për Monitor se kategorizimi bëhet në bazë të xhiros së realizuar në vitin paraardhës dhe ky informacion vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Sipas tyre për vitin tatimor 2024 vlejnë përgjegjësitë tatimore sipas ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe ky informacion përdoret për përcaktimin e vlerës së detyrimit vendor të subjekteve taksapagues për 2025. Po ashtu sipas tyre për çdo ndryshim që pëson subjekti duhet të vetëdeklarohet në bazë të Ligjit 9920 “Për procedurat tatimore”.
“Referuar rregullimit specifik të përcaktuar në Vendimin numër 158, datë 26.12.2019 të Këshillit Bashkiak Tiranë “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar, lidhur me përllogaritjen e detyrimeve vendore ju informojmë se vlen përgjegjësia tatimore e subjektit.
Ky informacion vjen në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sipas një komunikimi periodik mes dy institucioneve bazuar në marrëveshjen përkatëse të bashkëpunimit.
Bazuar në Ligjin numër 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, kategorizimi bëhet në bazë të vitit paraardhës tatimor. Rrjedhimisht për përcaktimin e detyrimeve të vitit 2025, do të përdoret informacioni i grumbulluar për vitin tatimor 2024.
Në vijim ju informojmë se, referuar dispozitave kalimtare të Ligjit numër 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, konkretisht gërma “e” e pikës 1 të nenit 69, ku përcaktohet se për vitin tatimor 2024 do të vlejnë përgjegjësitë tatimore sipas Ligjit numër 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, rrjedhimisht duke lënë në fuqi përgjegjësinë tatimore edhe për këtë vit, i cili siç u sqarua më lart, përdoret në përcaktimin e vlerës së detyrimit vendor të subjekteve taksapagues për vitin 2025.
Në përfundim, sqarojmë se konceptet juridiko-tatimore të futura rishtazi me Ligjin numër 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, do të vlejnë në vijim duke nisur nga viti tatimor 2025, i cili do të shërbejë për përllogaritjen e detyrimeve vendore për vitin 2026”.
Edhe ekspertë të kontabilitetit pohojnë se janë të shumta rastet ku mungon koordinimi mes drejtorive rajonale të tatimeve dhe tatim-taksave vendore për reflektim të rasteve të ndryshimit të xhiros, e cila duhet të korrigjohet nga subjektet te inspektorët tatimorë./ Monitor
SHBA- Coachella 2025 nisi pak ditë më parë me një mori emrash të mëdhenj të pranishëm. Mes tyre ishte edhe&n...
SHBA- Post Malone është duke përgatitur albumin e tij të radhës dhe siç ka treguar ai, fansat e tij nuk do të d...
SHBA- Colin Farrell ka folur për vendimin që ai dhe ish-partnerja e tij, Kim Bordenave, morën për të vendosur dja...
SHBA- Oprah Winfrey nuk mundi t'i mbante lotët teksa shikonte shoqen e saj më të mirë, Gayle King, të merrte pjesë...
SHBA- Duket se diçka ka ndryshuar në pamjen e Salma Hayek dhe ajo ka shpjeguar saktësisht se çfarë është. Akt...
SHBA- Rami Malek dhe Emma Corrin janë ndarë pas dy vitesh lidhje. Njerëzit e afërt të tyre thanë për Da...
SHBA- Sammy Sheen, vajza e madhe e Denise Richards dhe Charlie Sheen, nuk duket e gatshme të rivendosë menjëherë marr&...
John Travolta SHBA- 13 Prilli ishte një ditë e veçantë për John Travoltën, pasi do të ishte dit&e...
SHBA- Ben Affleck ka treguar se nuk është shumë i zoti në flirtim, duke bërë një rrëfim të sinqertë...
ANGLI- Pas dëbimit të tij nga Big Brother, Mickey Rourke mori përgjegjësinë për komentet e tij fyese kund&eu...