Dosja e Belinda Balluku dhe fshehja e vilës së ish-zv.kryeministres, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK
Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në SPAK. Carapuli është shoqëruar nga avokati i tij, por gja...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në SPAK. Carapuli është shoqëruar nga avokati i tij, por gja...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i koduar “Delivery”. Goditet një tentativë për të trafikuar ...
Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: ish-drejtori sportiv i AC M...
Në fund të majit, drejtuesit e Spitalit Hadassah mbërritën në rajonin jugor të Sharonit. Arsyeja ishte një aktivitet i inic...
Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë midis tij dhe Vladimir Putinit në një përpj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denconuar atë që po ndodh me gjyqin ndaj ish Presidentit, Ilir...
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Anu Prattipati, ka bër&eum...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më...
Është nën kontratë me Mallorca-n deri në 2028, por në Spanjë dhe Turqi, e bëjnë të sigurt rikthimin e Vedat ...
Koreja e Veriut prezantoi të enjten një impiant të ri për prodhimin e lëndës djegëse që përdoret në bombat b...

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë ditën e enjte në seancë plenare ligjin e ri “Për fondet e pensionit privat”.
Votimi i ligjit të ri do të finalizojë një proces të gjatë konsultimesh që zgjati afërsisht një vit e gjysmë, i cili pritet të sjellë një ligj të përditësuar për pensionet private në Shqipëri, duke zëvendësuar ligjin aktual, që hyri në fuqi në fillim të viti 2010.
Ligji i ri do të sjellë rritje të ndjeshme të lehtësive fiskale për kontributet në fonde private të pensioneve.
Aktualisht kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontributet në pensione private, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.
Sipas projektligjit, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritej deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj.
Duke qenë se përjashtimi nga taksat lidhet me nivelin e pagës minimale, pritet që ky stimul të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme.
Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 480 mijë lekë në vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh.
Projektligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.
Ligji sjell për herë të parë edhe një formë të re të fondit privat të pensionit, atij me pjesëmarrje të mbyllur.
Fondi i këtij lloji mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit.
Ky fond është i ngjashëm me skemat profesionale të pensioneve që aplikohen aktualisht nga disa kompani, por ndryshimi është se në fondet e mbyllura pjesëmarrja është ligjërisht është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve të mësipërme.
Megjithatë, shoqëritë administruese të fondeve kanë kërkuar më shumë incentiva. Ato kërkojnë përjashtimin e plotë të përfitimit nga pensioni privat prej tatimit, duke përfshirë edhe edhe pjesën e kthimit nga investimi.
Gjithashtu, shoqëritë kërkojnë kufizime më të forta në tërheqjen e parakohshme të kontributeve, duke qenë se skemat private kanë si qëllim të sigurojnë të ardhura në moshë pensioni dhe nuk duhen kuptuar si formë kursimi që mund të tërhiqet në çdo kohë.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve në fondet e pensionit privat në tremujorin e parë të vitit arriti në 37 060 anëtarë.
Në tremujorin e parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve është zgjeruar me 1.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja e numrit të anëtarëve ka arritur në 7.2%.
Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme, por mbi një bazë të ulët dhe depërtimi i këtyre skemave ngelet ende i vogël.
Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat ngelet në afërsisht 2.7% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, çka tregon një nivel ende shumë të ulët të mbulimit me fonde private të pensioneve.
Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars arriti në 5.97 miliardë lekë, në rritje me 4.7% që nga fillimi i vitit dhe me 22.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./monitor
Jori Delli ka qenë e ftuar ditën e sotme në një nga rubrikat e emisionit “E Diell”, ku përveç debateve në stu...
Dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës mbrëmjen e së dielës, mblodhi një sërë personazhesh VIP, ku e ftuar ishte edh...
Newcastle, klubi në pronësi të mbretit të Arabisë Saudite mund të bashkojë në një stemë tre yjet e futbllit ...
Çfarë na bën të lumtur? Shoqërimi me miqtë, një shëtitje në det, lista është e ndryshme për...
Real Madrid kërkon një mbrojtës të fortë krahu dhe duket se atë e ka gjetur në Bundesliga. “Los Blancos” ka sh&...
Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie të shpejtë dhe tashmë ka arritur pran&...
Edhe pas mbarimit të Big Brother VIP, Jori Delli dhe Krist Aliaj e kanë ruajur ende raportin e tyre miqësor. Teksa ishin të ftuar në...
Mbrëmjen e djeshme Elgiti dhe Klea kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u mbajt në Himarë me të ftuar familja...
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Krist Alija ka dhënë mendimin e tij për marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës. Ai u shpreh p&eum...
Dasma e Elgit Dodës dhe Klea Hutës rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve ditën e djeshme. Në një ceremoni në...