SOCIALE

"Në Tiranë që jepen me 500-800 euro në muaj"/ Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2025, 09:52

"Në Tiranë që jepen me 500-800 euro në muaj"/

Kërkesa e shtuar për strehim nga familjet që kanë shtyrë blerjen e një apartamenti, për shkak të çmimeve të larta, së bashku me zgjerimin e strukturave të qirasë ditore, që ka reduktuar ndjeshëm stokun e pronave të disponueshme, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të qirasë afatgjatë edhe në vitin 2025. Rritja më e lartë deri në 30% arrin në zonat afër qendrës, që parapëlqehen për qiratë ditore. Në total, në vitin 2024 të ardhurat totale nga qiratë arritën në 350 milionë euro, me rritje 10% krahasuar me 2023, sipas raportit të “Deloitte”.

Të gjesh një apartament me qira nën 400 euro brenda vijës së verdhë të ndërtimit në Tiranë është tepër e vështirë. Familjet me buxhete të kufizuara po e shtyjnë blerjen e shtëpisë dhe detyrohen të paguajnë qira gjithnjë e më të larta, ndërsa agjentët imobiliarë pohojnë se edhe në zonat periferike janë të pakta apartamentet me çmime të lira.

Agjentët e tregut të qirasë nënvizojnë se shumë pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht në periferitë “Astir” ose “Fresku”, të cilat merren menjëherë nga qiramarrësit. Sipas Stela Dhamit, nga “Colliers International Albania”, në tërësi, në tregun e qirasë afatgjatë, çmimet kanë shënuar rritje, por shtrenjtimi më i lartë vërehet te zonat pranë qendrës, mesatarisht 20 deri në 30% më shumë se vitin e kaluar.

Së fundmi, edhe në raportin e publikuar nga “Deloitte”, ku analizohet tregu i pasurive të paluajtshme për 28 shtete europiane, dhe në të cilin Shqipëria u përfshi për herë të parë, thuhet se të ardhurat totale nga qiratë në vitin 2024 arritën afërsisht 350 milionë euro, me rritje prej rreth 10% krahasuar me vitin e mëparshëm.

“Rritja e kërkesës nga turizmi afatshkurtër çoi në shtrenjtimin e qirave me 20% në fund të vitit 2024, me apartamente njëdhomëshe (1+1) në Tiranë që jepen me 500 – 800 euro në muaj (rreth 8–12 euro për metër katror)”, theksohet në raport.

Në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të patundshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Në kontrast, turistët që marrin me qira për periudha afatshkurtra, mund të gjejnë shtëpi me qira në kryeqytet përmes platformave online edhe në 40-60 euro/ditë, shumë më lirë sesa në kryeqytete të njohura europiane, ku mesatarisht në ditë duhet të paguajnë më shumë se 100 euro. Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, bënë të ditur se në fund të 2024-s, në gjithë vendin kishte rreth 21 mijë njësi të listuara, nga të cilat rreth 3 mijë në Tiranë.

Sipas AirDNA, mesatarja e thjeshtë e çmimit ditor në Tiranë në 2024 ishte 46 euro dhe fitimi neto 25 euro (duke llogaritur sa për qind të ditëve apartamenti është i zënë). Çmimet e qirave për apartamentet 1+1 në zonat më të kërkuara të Tiranës kanë shënuar rritje të ndjeshme nga viti 2024 në 2025, duke reflektuar shtimin e kërkesës, uljen e ofertës dhe ndryshimet strukturore në treg.

“Monitor” ka analizuar ndryshimin e çmimeve të qirave për apartamentet 1+1 dhe 2+1 për 11 zona në Tiranë. Çmimet mesatare të qirave janë marrë nga finalizimi i transaksioneve për qiratë të disa prej agjencive kryesore të tregut real estate.

Sipas agjencive imobiliare, çmimet mesatare për 11 zonat e analizuara ndikohen ndjeshëm nga vjetërsia e ndërtesës dhe niveli i mobilimit. Një apartament me ndërtim më të vjetër dhe mobilim të konsumuar mund të ketë një çmim më të ulët, edhe nëse ndodhet në një zonë me vlerë të lartë. Për apartamentet 1+1, çmimet mesatare të qirave në muajin shtator 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, në vlera janë rritur nga 50 deri në 150 euro. Për pronat 2+1, shtrenjtimi në vlerë varion nga 50 deri në 400 euro.

Në Tiranë, zona më e shtrenjtë për qiratë e apartamenteve vijon të mbetet pranë stadiumit “Air Albania”. Për banesa 2+1, çmimi mesatar arriti në 1,800 euro në muaj. Krahasuar me vjet çmimet u rritën me 13%. Në zonën e ish-Bllokut, çmimi për apartamente 1+1 në shtator të këtij viti arriti 650 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet e qirasë janë rritur me 16%.  Për apartamentet 2+1, çmimi i qirasë ka arritur 900 euro apo 6% më shumë se 2024.

Në Rrugën e Elbasanit, çmimi i qirave për apartamentet 1+1 është 700 euro në muaj në 2025 apo rreth 8% më shumë se vjet. Rritje të ndjeshme në këtë zonë kanë shënuar qiratë për prona 2+1. Nga 700 euro në muaj që ishin çmimet vjet, sivjet kanë arritur në 1,100 euro në muaj apo 57% më shumë, për shkak të kërkesës së lartë dhe ofertës së ulët sipas agjentëve imobiliarë.

Qiratë për apartamentet 1+1 në zonën e Komunës së Parisit vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat nivele si gjatë vitit 2024, mesatarisht rreth 650 euro në muaj. Për apartamentet 2+1, çmimet e qirave arritën 800 euro në muaj apo 14% më shumë se në vitin 2024. Ndryshime çmimesh janë shënuar edhe për qiratë në zonën e Liqenit Artificial. Çmimet e qirave për apartamente 1+1 arritën në 900 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet u rritën 13%. Për apartamentet 2+1, çmimet arritën në 1,400 euro në muaj, nga 1,200 euro në muaj që ishin vjet. Krahasuar me vjet, çmimet janë shtrenjtuar 17%.

Sipas agjentëve imobiliarë, çmimet në zonën pranë Liqenit Artificial kanë shënuar rritje, kryesisht si rezultat i kërkesës në rritje për apartamente brenda kompleksit “Lake View”, të cilat po përdoren gjithnjë e më shumë për funksione zyrash.

Ani Meta, menaxhere në një nga zyrat e agjencisë real estate “CPM”, thotë se kërkesa më e lartë për prona me qira afatgjatë, veçanërisht nga familjarët, është për zonat pranë Liqenit Artificial, Liqenit të Thatë, Komunës së Parisit dhe pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, të aksesueshme lehtësisht me qendrat e punës dhe institucionet arsimore.

Kategoria që kërkon kryesisht banesa me qira janë familjet që nuk kanë mundësi financiare për të blerë një shtëpi, apo ato që e kanë shtyrë blerjen për shkak të kufizimit të buxheteve dhe çmimeve të larta.

Sipas saj, kërkesa në rritje nga kjo kategori është një ndër faktorët që ka ndikuar në shtimin e çmimeve të qirave në këto zona.

“Janë zona shumë të kërkuara, kryesisht nga familjarë që parapëlqejnë të qëndrojnë me qira. Këto zona janë afër qendrës, kanë akses të lehtë në institucionet publike, shkollat për fëmijë dhe linjat e transportit urban.

Bëhet fjalë për familje që e kanë shtyrë blerjen e një apartamenti për shkak të çmimeve të larta. Ato presin një ulje në treg ose nuk kanë mundësi të blejnë për shkak të kufizimeve buxhetore, që zakonisht variojnë deri në 100 mijë euro”, shprehet znj. Meta. Në zonat si “Don Bosko” dhe “Zogu i Zi”, çmimet janë rritur nga 11 deri në 17%. Në “Don Bosko” për apartamentet 1+1, qiraja mujore ka arritur 500 euro me rritje 11% krahasuar me vjet. Për apartamentet 2+1, çmimet kanë arritur 700 euro në muaj apo 17% më shtrenjtë sesa në 2024.

Për apartamentet e kategorisë 1+1, te “Zogu i Zi” çmimet kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me vjet. Ndërsa qiratë për prona 2+1 kanë arritur në 700 euro në muaj apo 17% më tepër sesa vjet.

Në zonën e “Astirit”, çmimet e qirave kanë mbetur të pandryshuara për të dyja kategoritë e pronave. Qiraja mujore e apartamenteve 2+1 në “Kinostudio”, nga 700 euro, këtë vit kanë arritur 800 euro në muaj, e ndikuar nga kërkesa e lartë veçanërisht prej studentëve pas zhvendosjes në këtë zonë të një universiteti jopublik.

Çmimet janë rritur 14% krahasuar me vjet. Në zonën e “Freskut”, çmimet e qirave për apartamentet 1+1 kanë arritur në 400 euro në muaj. Krahasuar me vjet çmimet janë rritur me 14%. Për pronat 2+1, çmimet e qirave në këtë zonë kanë arritur 450 euro në muaj. Qiratë janë shtrenjtuar 13%.

“Numri i banesave me çmime nga 300 deri në 350 euro të listuara për qira afatgjatë është shumë i ulët, ndërsa kërkesa për to është e lartë. Kjo kategori pronash, sapo publikohet në faqe, merret menjëherë nga qiramarrësit.

Veçanërisht, kjo lloj prone për qira afatgjatë preferohet në zonën e ‘Freskut’ apo deri në ‘Astir’. Më tutje kërkesa është e ulët. Ne kemi prona me qira në këtë nivel çmimi edhe në zonën e Linzës, por kërkesa aty është shumë më e ulët”, pohon Ani Meta, menaxhere në një nga zyrat e agjencisë imobiliare “CPM”. Pranë Rrugës së Elbasanit, çmimet e qirave për apartamentet 1+1, nga 380–400 euro që ishin në 2021 arritën në 700 euro në vitin 2025. Rritja e çmimeve të qirave për banesat në këtë zonë është 75%.

Në ish-Bllok, një nga zonat më të shtrenjta në kryeqytet në vitin 2021, qiratë varionin nga 440 deri në 500 euro, ndërsa në vitin 2025, sipas të dhënave të agjencive imobiliare, çmimet arritën 650 euro. Krahasuar me qiratë aktuale, rritja e tyre arrin deri në 47% më shumë se viti 2021. Në Komunën e Parisit, çmimet e qirave variojnë nga 370–500 euro në 2021 në 650–800 euro në 2025. Edhe në këtë zonë, çmimet në raport me 2021 kanë shënuar rritje të ndjeshme që varion nga 60 deri 75%.

Pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, çmimet e qirave të apartamenteve nga 360–400 euro që ishin në 2021 kanë arritur në 600 euro për apartamentet 1+1 për vitin 2025. Rritja është nga 50 deri në 66%.

Pranë stadiumit “Air Albania”, një nga zonat më të frekuentuara dhe të zhvilluara të Tiranës, çmimet e qirave për apartamente të kategorisë 2+1 nga 800–1,060 euro që ishin në 2021, për vitin 2025 arritën në 1,800 euro. Kjo përfaqëson një rritje nga 70 deri në 125% të çmimit. Edhe në zonat më periferike si “Fresku”, “Astiri”, “Kinostudio”, rritja është gjithashtu e dukshme krahasuar me 2021. Çmimet, në vitin 2021 për apartamentet 1+1 varionin nga 240 deri në 350 euro, ndërsa në 2025, çmimet nisin nga 400 euro deri në 500 euro në muaj. Rritja varion nga 43 deri në 66%.

Strehim i papërballueshëm

“Kërkesa e lartë për qira vjen kryesisht si pasojë e pamundësisë financiare të shumë familjeve të reja për të blerë një apartament, ndërkohë që edhe çmimet e shitjes janë rritur ndjeshëm. Këta dy faktorë kryesorë po ndikojnë vazhdimisht në rritjen e çmimeve të qirave. Veçanërisht në zona si Liqeni i Thatë, pranë Digës dhe pranë shkollës së mesme ‘Petro Nini Luarasi’, ku kërkesa është më e lartë, qiratë janë rritur ndjeshëm. Por në përgjithësi, në të gjithë Tiranën, është shënuar një tendencë në rritje e çmimeve të qirasë dhe nuk pritet ndonjë ulje në periudhën e afërt”, shprehet Dritan Leka, një nga drejtuesit e agjencisë imobiliare “CPM”./monitor
 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan