POLITIKE

“Një deputet na krahasoi me balerinat!”/ Ish-minatori s’i kursen kritikat në Samitin e Diasporës, tentohet t’i merret mikrofoni. Përplasje me Ballën

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Prill 2026, 14:30

“Një deputet na krahasoi me balerinat!”/ Ish-minatori s’i

Një tjetër debat është regjistruar sot në Samitit e Diasporës në Tiranë mes një qytetari të diasporës dhe përfaqësuesve të qeverisë, ku në qendër të përplasjes ka qenë edhe ministri Taulant Balla.
Një ish-minator nga Bulqizë ka ngritur kritika të forta ndaj ligjit 7501, të cilin e cilësoi si “ligj kriminal”, duke pretenduar se ai ka sjellë konflikte dhe padrejtësi mbi pronat.

Në përgjigje, Balla ka deklaruar se nisma “Paketa e Maleve” synon pikërisht zgjidhjen e problematikave të trashëguara nga ky ligj, por qytetari ka këmbëngulur se kërkesat e tij për pronat e familjes nuk janë trajtuar.

Gjatë fjalës së tij, ish-minatori ngriti edhe çështjen e statusit të minatorit, të cilin e quajti një premtim të pambajtur prej vitesh. Ai u shpreh se ka punuar në minierën e Bulqizës dhe se minatorët nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga shteti.

Situata u tensionua në disa momente, ndërsa sipas raportimeve, pati përpjekje për t’i ndërprerë fjalën pjesëmarrësit gjatë ndërhyrjes së tij. Qytetari theksoi se diaspora dhe punëtorët që kanë kontribuar për vendin meritojnë më shumë respekt dhe dëgjim nga institucionet.

Minatori: Meqë paketa e maleve është miratuar, kemi pengesa  të theksuara nga ligji 7501, sepse ne kemi qenë punë shteti, larg vendlindjes dhe nuk kemi pasur të bëjmë letrat individuale sipas këtij ligji, një ligj kriminal, sepse akoma e sot po vriten bashkëkombësit tanë. Unë jam i ligjit, jam dakord me ligjet e shtetit.

Balla: Paketa e maleve është për të të shpëtuar nga kjo pjesa e 7501

Minatori: Prit se nuk më shpëton dot, sepse unë nuk shkoj në Korab të ndërtoj, por të toka e plakut tim

Minatori: Nuk ma jep komuna i kam bërë kërkesë ka 10 vjet. Kam shkuar tek noteri…

Balla: Nuk ke punë fare tek noteri, shkoni te noteri që tu marrë ndonjë lekë. A do përgjigjen?

Minatori: Do të jap këtë mendim unë ty, duhet një iniciativë…

Balla: Nuk është kohë për mendim, është kohë për përgjigje. Nëse ke në plan të bësh një gjë te toka e gjyshi

Minatori: Nuk do e bëj unë, do ta bëjë djali. Se unë ndërtues në Itali, kam mbaruar

Balla: Shumë mirë atë tokë që ta ka lënë gjyshi, bëj kërkesë në Këshillin Bashkiak, dhe këshilli brenda 30 ditëve do ta miratojë tokën. Mos shko tek noteri. Shko te këshilli bashkiak

Minatori: Dhjetë herë e kam bërë kërkesën

Balla: Nuk e ke bërë kërkesën, ma sill mua se do ta ndjek unë.

Minatori: E dyta, unë kam punuar në minierën e  Bulqizës. Nuk u miratua ligji për statusin e minatorit, Është premtuar që në 2013. E kemi përgëzuar dhe e kemi votuar, se Bulqiza ka qene e djathtë. I dhamë votën akoma asgjë. Më e keqja, një deputet i krahasoi minatorët me balerinat e operës, një fyerje e rëndë. Unë shpresoj që këtë mandat do ta jepni statusin, përndryshe…Unë kam ardhur, kam harxhuar lekët. Mos bej debat me ne diasporën, kur të shkosh në televizor bëj debat, jo me ne. Kemi kontribuar për këtë vend.

Moderatori i panelit: Shqetësimi nuk është për te ky panel

Minatori: Nga parlamenti duhen nisma ligjore për ta ndihmuar diasporën nëse keni ndermët ta ndërtoni vendin, sepse nuk e ndërtoni ju por e ndërton diaspora.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?