
Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor. Të dhënat e fundit në një publikim të Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH) mbi sfidat e vendeve në zhvillim për forcën e punës në shëndetësi tregojnë se mesatarisht rreth 150 mjekë planifikojnë të largohen çdo vit nga Shqipëria, një shifër që pothuajse barazohet me numrin vjetor t të diplomuarve në universitetin e vetëm publik të mjekësisë në vend.
Praktikisht, çdo brez i sapodiplomuar rrezikon të emigrojë menjëherë pas marrjes së diplomës.
Sipas të dhënave të përbashkëta OBSH-së stoku i mjekëve të trajnuar në Shqipëri që punonin në 38 vende të huaja arriti në 1060 në vitin 2020, ndërsa vetëm Gjermania numëronte 988 mjekë shqiptarë në 2021, nga 149 në vitin 2013, një rritje mbi gjashtëfish. Ky fluks lidhet me politikat gjermane pas vitit 2015, që njohën diplomat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ofruan procedura të shpejta punësimi. Numri i Certifikatave të Mirëqenies Profesionale, dokumenti i domosdoshëm për punë jashtë që lëshohet nga urdhri i mjekut në Shqipëri është rritur vazhdimisht nga 2013 deri në 2023, thekson studimi i OBSH-së.
Një anketë online me mjekë shqiptarë jashtë vendit tregon se 73.6% janë 25–40 vjeç, me një shpërndarje pothuaj të barabartë gjinore. Pjesa më e madhe është e martuar, shpesh me jo-shqiptarë, duke e ulur mundësinë e rikthimit.
Sipas studimeve të Gëdeshi – King rreth 22% e mjekëve të trajnuar në Shqipëri punojnë sot jashtë, ndërsa emigracioni i infermierëve ka ndjekur një rrugë të ngjashme, ku mes 2010–2019 janë larguar 2246 profesionistë, kryesisht drejt Italisë e Gjermanisë. Largimi i mjekëve po dobësojnë me tej kapacitetet për të ofruar shërbime shëndetësorë. Në vitin 2019, Shqipëria regjistronte numrin më të ulët të mjekëve për 1 000 banorë në Ballkanin Perëndimor dhe të dytin më të ulët për infermierë. Migrimi i brendshëm drejt Tiranës e thellon mungesën e stafit në spitalet periferike, duke e bërë pothuajse të pamundur garantimin e shërbimeve në zonat rurale.
Qeveria ka aplikuar rritje pagash, ku për mjekët specialistë arrijnë 1 600 euro në muaj bruto, ndërsa mjekët e përgjithshëm përfituan 1200 euro në muaj në 2024 dhe infermieret gati 800 euro. Megjithatë, diferenca mbetet e thellë, pasi një infermier në Gjermani fiton rreth 2 900 euro bruto, më shumë se trefishi i Shqipërisë.
Me 45–50% të studentëve të mjekësisë ende të pavendosur për të ardhmen dhe Gjermaninë si destinacion kryesor, ekspertët paralajmërojnë se emigrimi do të vazhdojë. Përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të krijuar stimuj kthimi do të jenë vendimtare për të shmangur boshatisjen e mëtejshme të spitaleve shqiptare, vëren studimi i OBSH-së./monitor.al
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
19 Shtator17:52
Humbi plotë 49 kg pa injeksione apo dieta drastike, historia frymëzuese e gruas nga Texas
Në një kohë kur dietat ekstreme dhe trajtimet e shpejta për humbje peshe po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, historia...
SOCIALE
19 Shtator15:40
Financat e këtyre shenjave të zodiakut do të përmirësohen shumë në periudhën e ardhshme
Hëna në Luan, që hyn më 17 shtator 2025, hap një periudhë të re energjish pozitive, duke sjellë besim, guxim dhe persp...
SOCIALE
19 Shtator10:32
FOTO/ Ky është lloji i karameles me kanabis që konsumuan tri motrat në Korçë, më e vogla në gjendje të rëndë
Ky është lloji i karameleve që konsumuan tri motra minorene në Korçë, duke bërë që të tria të përf...
SOCIALE
19 Shtator07:03
“Probleme në çift”/ Horoskopi për sot, 19 shtator 2025
Dashi
Marrëdhënia ne çift do lere shume për te dëshiruar gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve dhe dia...
SOCIALE
18 Shtator23:42
Machu Picchu rrezikon të humbasë 'besueshmërinë' e tij si një nga 7 Mrekullitë e Reja të Botës. Çfarë po ndodh?
Ishte në vitin 2007 kur shenjtërorja Inka e Machu Picchu në Peru u caktua një nga 7 Mrekullitë e Reja të Botës, pasi mori m&e...
SOCIALE
18 Shtator23:32
Shpresat për një tokë të re, pse ky ekzoplanet mund të jetë i banueshëm. Astronomët mund ta dinë së shpejti
Astronomët mund të jenë pranë konfirmimit të pranisë së një atmosfere të ngjashme me Tokën në një ek...
SOCIALE
18 Shtator20:33
Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike
Në Tiranë, fillimi i vitit të ri për më të vegjlit nuk është gjithmonë festë. Mijëra prindër pë...
SOCIALE
18 Shtator18:43
Një vit i frikshëm po afrohet? Lista e tmerrshme e parashikimeve të Baba Vangës për 2026-n!
Fallxhorja e njohur bullgare, Baba Vanga, e cila shpesh përmendet për saktësinë e parashikimeve të saj, ka lënë disa parala...
SOCIALE
18 Shtator18:11
Paga minimale do të bëhet 500 euro, hyn në fuqi në 2026, përfitojnë gjithë të punësuarit
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të bëhet 50 mijë lekë në vend të 40 mijë lekëve aktualisht...
SOCIALE
18 Shtator17:15
Pija "magjike" që ndihmon në humbjen e peshës dhe rregullimin e glukozës
Çaji jeshil një nga pijet më të vjetra me veti të njohura antioksiduese dhe terapeutike është studiuar gjer&eum...