SOCIALE

Qepët mbeten pa treg në Maliq/ Fermerët hedhin prodhimin: Po punojmë kot

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Prill 2026, 15:59
Qepët mbeten pa treg në Maliq/ Fermerët hedhin prodhimin: Po

Fermerët e fushës së Maliqit, kryesisht në fshatrat Pirg dhe Zvirinë, po përballen me një situatë të rëndë në tregtimin e prodhimeve bujqësore.

Qindra tonë qepë kanë mbetur stok, ndërsa mungesa e tregut po i detyron ata t’i hedhin ose t’i përdorin si ushqim për bagëtinë.  Prodhimi i këtij viti, që kërkoi muaj të tërë pune dhe kosto të larta, nuk po gjen blerës. Sipas fermerëve, çmimi me të cilin u kërkohet të shesin është shumë më i ulët se kostoja e prodhimit, duke i çuar drejt humbjes së sigurt.

“Qepët i mbollëm prapë, kemi një rezervuar dhe i hodhëm atje, çfarë t’u bëjmë? Po s’të linin t’i hidhje as në lumë, se të vinin e të gjobisnin. Vjen tregtari nga Tirana, na e merrte mallin me 200–300 lekë të vjetra dhe e shiste me 1300 lekë të vjetra. Qepa duhet të jetë me 400–500 lekë të vjetra që të mbulojmë kostot. I bëjmë thirrje shtetit, ai është rregullator”,-theksojnë tregtarët. 

Fermerët denoncojnë edhe mungesën e kontrollit ndaj produkteve të importuara, të cilat sipas tyre po e nxjerrin jashtë loje prodhimin vendas.

“Prodhimi futet nga jashtë, vijnë tregtarët, e marrin me 200 lekë të vjetra dhe e shesin me 700–1000 lekë. Djali im ka patate e qepë, i ka shitur me 200 lekë. Kemi që në gusht që kemi hequr prodhimin, erdhi prilli dhe e kemi shitur nën kosto, pjesën tjetër e kemi hedhur. Ikën në lumë”,-tregon një tregtar. 

Të gjendur pa zgjidhje, shumë prej tyre po dorëzohen nga bujqësia, ndërsa të rinjtë po largohen nga vendi.

“Ja, ua kemi hedhur lopëve, kuajve. Nuk mbjellim më. Të iki djali në Greqi, nuk ka më të rinj në fshat”,-tregon një nga fermerët. 

Situata sipas tyre është e përhapur në të gjithë zonën, ndërsa mungesa e tregut dhe çmimet e ulëta po i detyrojnë fermerët të hedhin prodhimin.

“Nuk shkon malli, e kanë hedhur fshatarët, e hanë dhentë. Nuk ka treg, vijnë e e marrin me 20 lekë të reja”,-ankohen fermerët. 

Fermerët i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore për ndërhyrje urgjente, duke kërkuar mbështetje konkrete për garantimin e tregut dhe mbrojtjen e prodhimit vendas, në të kundërt, thonë ata, bujqësia në zonë rrezikon të braktiset plotësisht.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan