Pentagoni ekspozon Trumpin: Lufta me Iranin kushton mbi 33 miliardë dollarë dhe ka shkaktuar mungesa të mëdha në municione
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...
Pesë interpelanca me ministra të qeverisë, disa projektligje dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare pritet të ...
‘Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efeti, ushtria shqiptare sot furnizohet me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë ...
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Tom Holland ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u ngjitur në krye të listës s...
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi ësh...
Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka nd...
Qeveria premtoi barazim të TVSH-së për fermerët, por nga viti tjetër do të zbatojë një skemë kompensimi me kushte që rrezikojnë të ‘djegin’ shumicën e fermerëve. Me të dhënat aktuale, mbi 90 mijë fermerë nuk i përmbushin kriteret e kompensimit 10% të TVSH-së.
Kur prezantoi skemën e rë të kompensimit 10% të tatimit mbi vlerën e shtuar për prodhuesit bujqësor, ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se synimi ishte t’i vinin në ndihmë fermerëve të vegjël.
“Skema përpiqet të ndihmojë fermerët e vegjël, të cilët, janë fermerë të bazuar në një NIPT, marrin disa subvencione nga shteti dhe pjesë e këtyre subvencioneve është dhe skema e kompensimit të TVSH-së” tha Malaj më 17 nëntor në komisionin parlamentar të Ekonomisë.
Mirëpo, skema e re ka disa kufizime të cilat rrezikojnë të nxjerrin jashtë loje fermerët e vegjël. Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar që po diskutohen në komisionet parlamentare, përcaktojnë si përfitues vetëm fermerët e pajisur me NIPT pranë administratës tatimore.Skema e re përjashtuon ata fermerë që janë të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.
“Ky fermer i cili është i regjistruar në QKB, është i vetpunësuar, aktiviteti i tij është në sektorin bujqësor apo blegtoral nuk ka se si i kompensohet 10% për arsye sepse ky është njëlloj si çdo i vetpunësuar tjetër”, argumentoi Arjana Dyrmishi, Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Tatimore në Ministrinë e Financave.
Kufizimet që penalizojnë fermerët
Të dhënat e Administratës Tatimore tregojnë se në Shqipëri janë të regjistruar 111,600 fermerë me NIPT. Por deri në shtator, më pak se 10% e tyre janë të pajisur me autofatura. Konkretisht vetëm 10,149 fermerë u kanë shitur prodhimet bizneseve realisht. Këta janë të vetmit që përfitojnë 10% kompensim. Mbi 100 mijë fermerë të tjerë rrezikojnë të mos marrin asgjë.
Edhe më problematik është kufizimi tjetër në skemën e re.
Kompensimi jepet vetëm nëse prodhimi shitet te një subjekt i regjistruar për TVSH-në (grumbullues, përpunues apo agroturizëm i certifikuar). Me këtë formulim, fermeri i vogël që shet në treg apo te një pikë të zakonshme shitjeje del automatikisht i përjashtuar. Pra, për të marrë kompensimin, ai nuk është i lirë të shesë ku të dojë por duhet të shesë aty ku e udhëzon skema.
“Trajtimi si sa më sipër, nëpërmjet skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë, synon të kontribuojë në forcimin e ekonomisë dhe formalizimin e sektorit bujqësor, duke nxitur pajtueshmërinë e zbatueshmërinë nga ana e palëve të përfshira në transaksion”, argumentohet në projektligj.
Për të marrë 10% kompensim, fermeri duhet të dorëzojë kërkesën pranë tatimeve bashkë me autofaturat ku figuron NIPT-i i tij, si dhe numrin e llogarisë bankare. Afatet ndahen në dy periudha gjashtëmujore dhe administrata tatimore ka 30 ditë për të kryer pagesën.
Premtimi që u shua
Në korrik, në Dialogun për Bujqësinë në Cërrik, kryeministri Edi Rama e tha qartë se skema e TVSH-së duhej të “njësohej”. Ndryshe nga sa po diskutohet tani në parlament, premtimi i kryeministrit nuk ishte për kompensim, por barazim të TVSH-së në shitje dhe blerje.
“Një tjetër element shumë i qartë për të kaluar tek një gjë më e madhe është që duhet të njësojmë TVSH”, tha Rama. Por vetëm pak javë më vonë, në programin “Shqipëria 2030”, qeveria ndryshoi pozicion.
“Rishikojmë skemën e TVSH-s për fermerët bazuar në praktikat më të mira të BE me një efekt financiar prej rreth 1.5 mld lekë/vit transfertë direkte tek fermerët”, shkruhet në program.
Opozita dhe deputeti socialist Erion Braçe propozuan barazimin e TVSH-së gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar të ekonomisë. Por përfaqësuesit e ministrisë së financave e hodhën poshtë.
“T’i ngelemi propozimit që ka ardhur nga Këshilli i Ministrave”, pohoi zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj. Qeveria po rishikon skemën e TVSH-së vitin e ardhshëm, por përmes kompensimit direkt dhe jo barazimit të TVSH-së në shitje dhe blerje. Ndaj, nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se TVSH-ja për fermerët do të njësohet, e kategorizojmë si të pambajtur./ Faktoje.al/
Policia Rrugore i ka bërë apel shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, teksa vendi po përfshihet nga temperaturat e ulët...
Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komisionin Parlamentar për...
Nga Edvin Prifti Nisur nga ngjarjet e fundit si dhe nga pamundesia per tju pergjigjur mijera mesazheve ne lidhje me arrestet kardiake ne moshat e reja si dhe m...
Rruga e vjetër që dikur lidhte Tiranën me Kukësin e më tej me Kosovën, sot është në gjendje te degraduar. Me nd&e...
Me gropa dhe tërësisht e pashkruar, kjo është rruga që lidh fshatin Kryemadh, në njësinë administrative Malzi të ...
Rrymat e forta në detin Adriatik kanë nxjerrë një sasi të madhe mbeturinash, kryesisht nga Shqipëria, në bregdetin ...
Velipoja po përballet me një situatë alarmante mjedisore, pasi bregdeti është mbuluar nga tonelata mbetjesh plastike të sjella n...
Në Shqipëri, ligji është i qartë: për të marrë leje drejtimi duhet të kesh mbushur 18 vjeç. Çdo perso...
Infertiliteti prek një në gjashtë persona të moshës riprodhuese në mbarë botën, tha sot Organizata Botërore e Sh&...
Qetësia e mbrëmjes së 19 nëntorit në fshatin Rrilë të Lezhës u thye në orën 21:00, kur një banor vendas...