SOCIALE

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2025, 21:19
Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit

Rritja e paralajmëruar e pensioneve sjell më shumë premtime se zgjidhje. Qeveria e quan “revolucion”, por ekspertët thonë se është vetëm një bonus i përkohshëm që nuk ndryshon realitetin e varfërisë. Ndërsa skema e pensioneve mbetet e paqëndrueshme, të moshuarit vazhdojnë të jetojnë në kufijtë e mbijetesës.

Nga janari 2026, qeveria shqiptare premton një “revolucion” për pensionet. Sipas planit të shpallur nga Kryeministri Edi Rama, pensionet e të gjitha kategorive do të rriten çdo muaj, përveç indeksimit vjetor që aplikohet zakonisht. Por, ekspertët thonë se nuk bëhet fjalë për një reformë të mirëfilltë, por për një bonus mujor të përkohshëm që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 455 milionë euro në total. Ndërkohë, vetë skema e pensioneve vazhdon të jetë e dështuar dhe e paqëndrueshme.

Sipas skemës së re që pritet të nisë më 1 janar 2026 dhe do të zgjasë deri në fund të vitit 2029, pensionet do të rriten çdo vit në mënyrë të diferencuar sipas kategorive. Pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 1,800 lekë në vit, ndërsa ai urban i pjesshëm me 800 lekë. Për pensionistët ruralë parashikohet një shtesë vjetore prej 1,000 lekësh, ndërsa përfituesit e pensioneve familjare do të marrin 700 lekë më shumë çdo vit. Nga ana tjetër, pensionet e invaliditetit do të rriten me 600 lekë në vit.

Rama premtoi se këto shifra do të dyfishohen në 2027, trefishohen në 2028 dhe katërfishohen në 2029, duke e çuar pensionin mesatar urban në 40.000 lekë (400 euro) dhe atë rural në 18.000 lekë (180 euro), pensionin familjar në 18.000 lekë, ndërsa pensionin e invaliditetit në 30.000

“Ky jam unë dhe këta jemi ne, themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, deklaroi ai gjatë prezantimit të skemës.

Një sistem që mbijeton me fonde publike

Megjithëse qeveria e quan “rritje mujore të pensioneve”, në fakt bëhet fjalë për bonuse mujore, të cilat nuk janë të përhershme dhe nuk përfshihen në bazën ligjore të pensioneve. Ligji parashikon vetëm indeksim vjetor, që varet nga inflacioni dhe zhvillimet ekonomike. Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi thekson se kjo nismë do të ketë impakt pozitiv në buxhetin personal të pensionistëve, por jo aq sa të mbulojë koston reale të jetesës.

“Kjo rritje do të financohet nga buxheti i shtetit, jo nga skema e pensioneve, sepse skema është e paqëndrueshme dhe ka nevojë për reformim”.

Një pjesë e mirë e rritjes së pensioneve i rikthehet buxhetit të shtetit. Kjo pasi pjesa më e madhe e kësaj rritje do të shkojë në konsum. Kjo i rikthehet buxhetit të shtetit dhe i rikthehet ekonomisë me anë të taksave dhe tatimeve të ndryshme. Në dukje është një hap tejet pozitiv, por nga ana tjetër, shteti shqiptar do të rimarrë një pjesë të kësaj shume që jep.

Ndërkohë, tjetër premtim i qeverisë është rritja e pagës minimale, me 500 euro nga 1 janari 2026. Që do të thotë më shumë lekë për sigurime në skemën e pensioneve. Skema aktuale e pensioneve konsiderohet nga ekspertët e dështuar pasi mbulohet çdo vit me fonde nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore mbulohet rreth 40-45% nga taksat e qytetarëve, pra nga buxheti i shtetit. Afro 135 milionë euro u shpenzuan në 2024 nga buxheti për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Shkak, numri i ulët i kontribuesve, informaliteti dhe emigrimi i fuqisë punëtore. Kjo ka çuar në një krizë strukturore të sistemit, që kërkon reformim urgjent.

Të moshuarit mbijetojnë mes premtimeve dhe varfërisë

Në realitet, tabloja e përditshme e pensionistëve shqiptarë është e trishtë. Në protestën e mbajtur para Kuvendit një javë më parë, dhjetëra të moshuar kërkuan pensione reale, jo shpërblime kalimtare.

Njëri prej tyre, Qani Shino u shpreh: “Na janë rritur çmimet e ushqimeve, për vete dyfishuan rrogat, ndërsa ne s’kemi lekë për të blerë ilaçe. Ilaçet që marrim me rimbursim janë të skaduara, na e thonë vetë farmacistët.”

Një tjetër pensionist i pranishëm thotë për ACQJ: “Për çdo vizitë shëndetësore na marrin lekë. Pensionet nuk na dalin as për ushqim, as për ilaçe. I dhamë votën, por fëmijët po na ikin jashtë. Nëse qeveria s’e bën dot punën, le të largohet.”

Në këtë realitet të vështirë, shumë të moshuar i janë drejtuar qeverisë me letra të hapura.

Njëra prej tyre është një pensioniste 64-vjeçare nga Librazhdi, e cila i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Rama, që me pensionin që merr nuk ia del dot të mbyllë muajin, pa ndihmën e djalit të saj.

“Pensioni im është 9.000 lekë. Vuaj nga dy sëmundje kronike diabet dhe astmë. Pompa e astmës nuk më rimbursohet, ndërsa shpenzimet për ilaçe janë 15.000 lekë në muaj. Pensioni nuk më mjafton as për ilaçe, as për ushqim apo qira. Më dhemb shpirti për djalin tim të vetëm, i cili punon në tre vende për të na mbajtur mua dhe bashkëshortin tim. Ai po sakrifikon të ardhmen, nuk ka mundësi të krijojë familjen e tij. Kujtoni se jeni Zot, por një ditë do dilni edhe ju në pension. Çfarë do të bëhet atëherë me patronazhistët tuaj? Sot jam gati në kufijtë e depresionit, se s’di si të nxjerr fundin e muajit me burrin tim invalid.”

Bonuset, pa ndikim real për pensionistët

Në dy vitet e fundit, krahas indeksimit të pensioneve, qeveria ka shpërndarë katër bonuse për pensionistët, por pa ndikim real në jetën e tyre.


Shtator 2024: Indeksim i pensioneve me 4.1%.

Dhjetor 2024: Bonusi i fundvitit nga 10.000 deri në 15.000 lekë sipas kategorive.

Vendimi u komunikua publikisht nga kryeministri Edi Rama, si pjesë e një “pakete sociale”.

Në mars 2025 (Bonusi i pranverës): 10.000 lekë për ata me pension deri në 20.000 lekë dhe 5.000 lekë për ata mbi këtë kufi.

Nga 1 tetori 2025, pensionet u indeksuan me vetëm 2.5%, pra 475 lekë më shumë në qytet dhe 225 lekë në fshat, duke e justifikuar me inflacionin e ulët. Por, të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni mesatar për ushqime dhe pije në periudhën tetor 2024-gusht 2025 ishte 2.76%, që do të thotë se rritja e pensioneve është në kufirin minimal të kompensimit, pa ndikim real në fuqinë blerëse.

Ndërkohë, në 3 nëntor 2025, në Komisionin e Ligjeve, Ministri i Financave Petrit Malaj tha se edhe këtë vit është parashikuar që bonusi për pensionistët në fundvit të shpërndahet sipas fashave të një viti më parë. “Kush ka pension deri në 20 mijë lekë do të marrë 15 mijë lekë dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”.

Ekspertja e ekonomisë Radonshiqi shprehet se bonuset nuk mund të konsiderohen si një mënyrë për të rritur të ardhurat e pensionistëve, pasi ka ndikim financiar vetëm në muajin kur jepet dhe nuk mund të konsiderohet si zgjidhje e problemeve që përballen pensionistët.

Shqipëria, e fundit në rajon për vlerën e pensionit

Shqipëria renditet ndër vendet me pensionet më të ulëta në Ballkan.

Serbia: 388-433 euro/muaj
Mali i Zi: 361-425 euro/muaj
Maqedonia e Veriut: 320-330 euro/muaj
Bosnjë-Hercegovina: 275-369 euro/muaj
Kosovë: 150-256 euro/muaj.
Ekspertja Radonshiqi shprehet se “Shqipëria konsiderohet si një vend me kosto më të lartë jetese në rajon dhe me nivelin e pensioneve më të ulët, duke rritur ndjeshëm varfërinë. Mospërballimi i kostove ka ndikuar në rikthimin e pensionistëve në tregun e punës”.

Në fund të gjithë premtimeve për “pensione dinjitoze”, realiteti mbetet i njëjtë: Rreth 750 mijë pensionistë shqiptarë jetojnë mes varfërisë, inflacionit dhe harresës institucionale. Bonuset dhe shpërblimet mund të sjellin lehtësim të përkohshëm, por jo dinjitet. Nëse nuk ndryshon mënyra si funksionon skema e pensioneve, rritjet e përmuajshme të Ramës mund të jenë vetëm kosto e lartë për shtetin dhe ndikim i vogël për të moshuarit.

/Ida Ismalaj – ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism, Tirana

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan