Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Depozitat bankare në euro po rriten me ritme dyshifrore edhe këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit korrik depozitat bankare në monedhën europiane arritën vlerën e 7.63 miliardë eurove dhe prekën një rekord të ri historik. Depozitat në euro janë në rritje me afërsisht 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pas një frenimi të përkohshëm në muajin shkurt të këtij viti, depozitat në euro i janë rikthyer një tendence të shpejtë rritëse gjatë muajve në vijim, rritje karakteristike për vitet e fundit. Rritja e depozitave në euro vazhdon të reflektojë flukset e larta valutore hyrëse në ekonominë shqiptare. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, rritja e prurjeve valutore i detyrohet sidomos rritjes së eksportit të shërbimeve, (mbizotëruar nga turizmi), por edhe niveleve të larta të investimeve të huaja direkte, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Sezoni veror historikisht shoqërohet me prurje të shtuara depozitash në sektorin bankar, të lidhura kryesisht me sezonin turistik. Është e pritshme që rritja e depozitave në euro të ketë vijuar me ritme të shpejta edhe në muajin gusht. Këtë vit po vërehet një zgjerim veçanërisht në segmentin e depozitave me afat, i nxitur edhe nga edhe rritja e normave të interesit. Kjo dëshmohet edhe nga fakti që rritja më e lartë vërehet në depozitat me afat më të gjatë se dy vjet, që ofrojnë edhe norma më të larta interesi.
Sipas segmenteve të klientëve, individët vazhdojnë të jenë dominues dhe të japin kontributin kryesor në rritje. Në rritjen vjetore prej 808 milionë eurove të depozitave, individët kontribuuan me pothuajse 80% të shtesës së tyre. Në fund të muajit korrik, depozitat e individëve arritën vlerën e 5.63 miliardë euro. Kjo shumë përbën rreth 74% të depozitave bankare në valutë.
Prurjet e mëdha të valutës në ekonominë shqiptare po ushtrojnë edhe këtë vit presione të forta nënçmuese mbi kursin e këmbimit të monedhës europiane ndaj lekut. Për herë të parë këtë vit, kursi euro lek zbriti poshtë kufirit të 100 lekëve dhe vazhdon të qëndrojë poshtë këtij niveli edhe në ditët e para të muajit shtator. Në gusht, euro zbriti deri në nivelin e 99.6 lekëve, që përfaqëson vlerën më të ulët të të gjitha kohërave për kursin e këmbimit me lekun.
Euro ka rënë poshtë kufirit të 100 lekëve pavarësisht ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit valutor. Qysh prej muajit maj, Banka Qendrore ka blerë në mënyrë periodike euro, me qëllim për të mos lejuar një rënie të mëtejshme të kursit të monedhës europiane. Objektivi duket se ishte mosrënia poshtë kufirit psikologjik të 100 lekëve, por në muajin gusht edhe ky kufi u thye.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se në tremujorin e dytë të vitit volume e këmbimit valutor shënuan një rritje rekord me 30%, fakt që dëshmon gjithashtu vlerat e larta të prurjeve valutore në ekonominë shqiptare./ Monitor
Dashi Dite mjaft e qetë ka për të qenë kjo e sotmja. Do jeni më të logjikshëm dhe do arrini të zgjidhni edhe disa mos...
TIRANË- Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka folur si rrallë herë për familjen e tij. I ftuar në emisionin “S’e...
TIRANË- Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka sqaruar për herë të parë publikisht deklaratën ofenduese ndaj Beatrix Ram...
foto ilustruese DashiDashuria mund të përballet me sfida, veçanërisht për shkak të mosmarrëveshjeve të vogla. N&e...
KOSOVË- Gazetari i njohur Milaim Zeka ka konfirmuar para pak minutash se moderatori Meriton Mjekiqi është përfshirë në nj&e...
KOSOVË- Moderatori Meriton Mjekiqi është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik mbrëmje...
KOSOVË- Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë pas më shumë se një viti lidhje...
EUROPA- Inflacioni është ulur dhe një recesion nuk ka gjasa. Çfarë shkoi mirë? Disa vite më parë, askush nuk mendont...
Dashi Nuk do tregoheni shumë të dashur gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Për ju t&eu...
TIRANA- Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun dhe e ka mbyllur javën në nivelin më t&eu...