Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

TIRANA- Transfertat kombëtare në euro po rriten me ritme të shpejta për të dytin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deri për 10 muajt e parë të vitit në sistemin kombëtar të pagesave në Euro, AIPS Euro, janë kryer afërsisht 265 mijë transferta në monedhën europiane. Transfertat në Euro janë rritur me 33% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vlerë, transfertat për 10-mujorin arritën në pothuajse 3.3 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 27%.
Në muajin tetor u shënuan nivelet më të larta mujore të transfertave në euro, si në numër, ashtu edhe në vlerë, duke tejkaluar madje nivelet e muajve të verës. Shifrat e transfertave në euro, si në numër, ashtu edhe në vlerë, qysh në fund të 10-mujorit 2024 kanë kaluar vlerat e regjistruara në vitin e plotë kalendarik 2023.
Rritja e numrit dhe vlerës së transfertave kombëtare bankare në euro është një tregues i rritjes së mëtejshme të përdorimit të valutës në transaksionet e brendshme ekonomike në Shqipëri. Në vitet e fundit, flusket valutore hyrëse në ekonominë shqiptare janë rritur ndjeshëm. Kjo rritje duket të jetë e lidhur me eksportin e shërbimeve, kryesisht me turizmin, por edhe me investimet e mëdha nga jashtë në tregun e pasurive të paluajtshme.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregtuan se deri në fund të muajit shtator, depozitat bankare në Euro ishin në rritje me 12% krahasuar me një vit më parë. Sistemi i pagesave AIPS Euro filloi funksionimin në janar të vitit 2022, me qëllimin uljen e kostove të transfertave bankare në monedhën europiane. Para ngritjes së këtij sistemi, transfertat kombëtare në Euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.
Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe, mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë. Komisionet e larta bënin që shumë shpesh klientët e sektorit bankar t’i zhvendosnin fondet nga njëra bankë tek tjetra nëpërmjet tërheqjeve dhe derdhjeve cash në arkë. Me ngritjen e sistemit AIPS Euro, Banka e Shqipërisë përcaktoi edhe vlera tavan që bankat tregtare për komisionet që ato mund t’iu ngarkojnë klientëve të tyre.
Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jenë më i lartë se 0.2% e vlerës së transferuar dhe komisioni dysheme nuk mund të jetë më i lartë se 6 euro.
Për pagesat që janë të iniciuara në formë elektronike, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e totalit të komisioneve të aplikuara për çdo pagesë të iniciuar në formë jo elektronike. Kjo do të thotë zbatimin e totalit të komisioneve dysheme të lartë se 3 euro, totalit të komisioneve jo më të lartë se 0.1% e vlerës së transferuar për vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro.
Në total, për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, totali i komisioneve maksimum të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë, nuk duhet të jetë më i lartë se 50 euro, pavarësisht nga shuma. Për transfertat e kryera përmes këtij sistemi nuk aplikohen komisione për fondet në mbërritje.
Veç uljes së kostove, ky projekt vlerësohet të ketë sjellë efekte pozitive edhe nga pikëpamja e administrimit të parasë fizike në Euro nga ana e bankave dhe promovimit të pagesave elektronike edhe në këtë segment të tregut, duke nxitur qytetarët shqiptarë drejt përdorimit të këtyre instrumenteve. / Monitor
TIRANË- Tifozët në "Air Albania" kanë mbajtur një minutë heshtje përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainë...
Jonida Maliqi TIRANË- Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, ka reaguar në mënyrë të tërthortë lidhur me pad...
gent prizreni, jonida maliqi TIRANË- Këngëtarja Jonida Maliqi, 8 vite pas divorcit me ish-bashkëshortin e saj Gent Prizrenin, ësht...
Jonida Maliqi TIRANË- Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin e saj dhe se shkak është b&...
Foto ilustruese DASHI Dita sjell mundësi të reja, veçanërisht për sa i përket punës. Nëse po mendoni të b&e...
Dashi Të nxitur edhe nga planetët sot do jeni gati për çdo gjë vetëm për të avancuar me ritme të shpejta kudo....
Elsa Lila TIRANË- Këngëtarja Elsa Lila së fundmi përveç muzikës ka vendosur të jetë pranë publikut...
TIRANA- Ekonomia vendase ka shënuar rritje të konsumit në 10 muajt e këtij viti, e ndikuar pozitivisht nga turizmi. Të dhënat ng...
TIRANA- Ditën e djeshme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim përfaqësuesit e Bankë...
TIRANA- Kalimi i pasurisë shtetërore tek privatët përmes qiradhënies, enfiteozës apo kontratave të tjera përfshirë...